Author: tirana

Shqiptarët katolikë sërish janë konsideruar “kategori” që sipas Speciales kanë qenë objekt i krimeve që pretendohet të jenë kryer nga anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Një gjë e tillë përmendet në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, përmes të cilit është konfirmuar aktakuza kundër ish-eprorëve të UÇK-së, raporton KOHA. “Në veçanti, individët ishin shënjestruar për shkak të: (I) etnisë serbe; (II) etnisë rome ose ashkali; (III) feja katolike; 1916 (IV) përkatësisë ose simpatisë ndaj LDK-së ose ndonjë tjetër Partie e perceptuar si anti-UÇK; 1(v) që nuk janë bashkuar ose nuk kanë mbështetur UÇK; 1 (VI) punësimi aktual ose…

Read More

Anëtarët e një komisioni këshillimor të Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u takuan të martën për të përcaktuar se cilat kategori duhet të vaksinohet fillimisht kundër koronavirusit, me miratimin përfundimtar të vaksinës nga autoritetet. Komisioni Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit dëshiron të informojë publikun në lidhje me rekomandimin e tij përpara se të shpallet një vendim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), i tha të martën kryetari i komisionit Dr. Jose Romero rrjetit televiziv CNN. FDA-ja po shqyrton një kërkesë të kompanisë Pfizer për dhënien e autorizimit për përdorimin e vaksinës së saj kundër…

Read More

Real Madridi rrezikon kualfikimin në grup! Ekipi madrilen humbi ndaj Shakhtari në Ukrainë me rezultatin 2-0 një ndeshje që nuk duhej humbur. Të besuarit e Zidane vazhdojnë sërish me ecurinë e rezultateve negative përveç kampionatit dhe në Champions League. Spanjollët dominuan në 45 minutat e para, por nuk arritën të gjenin golin. Vendasit u mbrojtën mirë dhe ndëshkuan me kundërsulme. Goli i parë ishte një gafë e mbrojtjes spanjolle, Mendy lë topin në zonë dhe Varene nuk reagon. Detinho e shfrytëzoi dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0. Goli i dytë ishte sërish një gabim i mbrojtjes dhe vendosjes së…

Read More

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila tashmë prej kohësh jeton jashtë Shqipërisë me bashkëshortin e saj dhe djalin e vogël Amar, duket se i është rikthyer pozave tejet sensuale, pas shtatzënisë. Bukuroshja që “çmend” fansat me fotot e saj nuk ka nguruar as kësaj here të provokojë, pas fotove të fundit ku ishte pa të brendshme.

Read More

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 25-vjeçari Migert Qosja. I riu i shpallur në kërkim dyshohet se ka plagosur me armë zjarr Elvis Çaushllari ose siç njihet ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari”. Gazetari Elton Qyno ka publikuar detaje lidhur me dinamikën e sherrit mes të rinjve që përfundoi në përplasje me armë zjarri. Fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, mandej kanë rrëmbyer armët. Nisur nga çfarë është parë nga pamjet filmike të siguruara nga bizneset në zonë, të shtënat e para kanë dalë nga arma e Elvis Çaushllarit, dhe më pas “grupi” tjetër është kundërpërgjigjur, duke qëlluar në…

Read More

Nga ARTUR  AJAZI Kur afron fushata elektorale, ndër gjërat e (pa) lëna dore të Partisë Demokratike, ka qenë dhe mbetet edhe puna e ish-të persekutuarve politikë. Dihet se para 1990, të gjithë ata që ishin dënuar nga sistemi kaluar, për agjitacion e propogandë, tentativë arratisje, apo dhe “kleçka” të tjera biografie, arrestoheshin dhe dënoheshin sipas ligjit dhe Kodit Penal të asaj kohe. Pas ndryshimit të sistemit, ndër turravrapet e atyre që ishin mësuar me allishverishe, dhe që ishin kthyer në dembelë kronikë, ishte dhe nisja e mbushjes së dosjeve me mandate dhe vërtetime fiktive si “të persekutuar politikë”. Sipas statistikave,…

Read More

Disa njerëz preferojnë të mbajnë maskat e tyre të tërhequra poshtë duke mbuluar vetëm gojën dhe duke e lënë hundën të ekspozuar. Por hunda është shumë e ndjeshme ndaj infeksionit COVID-19, thonë studiuesit. Është e rëndësishme të vendosni maska ​​në publik për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Por maskat janë efektive vetëm nëse vihen siç duhet, duke mbuluar hundën dhe gojën. Disa njerëz preferojnë të mbajnë maskat e tyre të tërhequra poshtë duke mbuluar vetëm gojën dhe duke e lënë hundën të ekspozuar. Nëse edhe ju keni vendosur një maskë fytyre në gjysmë të rrugës, ka shumë mundësi që të…

Read More

Një grup prej rreth 30 burrash të armatosur sulmuan një bankë në jug të Brazilit. Në një stil ushtarak, grabitësit shpërthyen eksplozivë dhe gjuajtën me armë drejt policisë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre ishte oficer policie. Grabitja filloi pak para mesnatës së të hënës në qytetin jugor të Criciúma dhe zgjati gati dy orë, sipas një deklarate nga policia ushtarake në shtetin Santa Catarina. Imazhe të tmerrshme të shpërndara në mediat sociale treguan 30 burra të armatosur që gjuanin me armë automatike në rrugët e qytetit, duke marrë peng dhe më pas duke u…

Read More

Poeti Agim Doçi është shprehur mjaft i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren duke thënë me ironi dhe dhimbje gjithashtu se përshtypja e parë kur pa atë shtatore kishte menduar se i kishte rënë COVID. Në një intervistë në Report Tv Doçi tha se shtatorja dukej si një person që kishte 5 vite që vuante nga veremi dhe i kishin dhënë një shkop të mbahej, duke iu referuar shpatës së tij. Doçi tha se ky shëmtim e tallje me heroi kombëtar është mision që i ka rrënjët thellë dhe se nuk ka ndodhur rastësisht. “Përshtypja e parë thash i…

Read More

Shumë njerëz mund të thonë se streçet nuk mund t’i zëvendësojnë pantallonat, por nëse ju jeni një fans i rehatisë dhe modës njëkohësisht, e dini se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë Sidoqoftë, tashmë ekziston një model që i bën streçet të duken më bukur në trup, duke e bërë dhe gjithë veshjen të duket ndryshe: streçet “stirrup”. Detaji i vogël në fund të këmbës bën gjithë diferencën. Kur Victoria Beckham e bëri në fillim, duke vendosur fundin e streçeve poshtë këpucëve, të gjithëve iu duk si një trend i çuditshëm, por, me kalimin e kohës, bota filloi ta provonte.…

Read More