Author: tirana

Një makinë tip Citroen është djegur nga një shkëndijë elektrike, fatmirësisht pa të lënduar. Makina, e pajisur me një impiant gazi ka marrë flakë në ecje në pjesën e kofanos së makinës. Sapo kjo është pikasur nga drejtuesi i saj, me mjete rrethanore ai ka ndërhyrë për të shuar flakët. Makina ka marrë flakë në një nga lagjet më të populluara të Fushë Krujës dhe fatmirësisht nuk ka pasur shpërthim të gazit, që mund të sillte edhe viktima apo të plagosur.

Read More

Blerja e pronave në Shqipëri dhe Gjermani duke shfrytëzuar dhurata dhe hua nga personat e lidhur me krimin, shitja e makinave me çmime më të larta se sa çmimi i blerjes si dhe vonesa dhe zvarritje të proceseve gjyqësore në Vlorë, bindën Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se gjyqtari Neritan Cena i Gjykatës së Tiranës nuk meriton të jetë gjyqtar dhe duhet të shkarkohet nga detyra. Cena ka një karrierë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë pasi është diplomuar në vitin 2005 dhe ka punuar si gjyqtar në Kurbin, në Vlorë dhe në Tiranë. Ai rezulton pronar i një apartamenti në…

Read More

Andi replikoi me Sindin pas situatës së ndodhur puntatën e djeshme, ku ajo dhe Melisa debatuan. Sindi iu drejtua Melisës me fjalë tepër të rënda duke i thënë: “Nuk jam si ti që e bën për një kafe, unë do e bëj me atë që e ndjej”. Ndërkohë pas kësaj deklarate, vajza nga Laçi vendosi të largohej nga studio. Nga ana tjetër, Andi, i cili këtë javë do të jetë në një takim me Melisën, e cilësoi të gjithë skenën e krijuar si një turp. Ai i tha se e ka humbur respektin ndaj Sindit duke shtuar se nuk i…

Read More

Që qentë kanë një nuhatje mbresëlënëse, kjo nuk është diçka e re. Por që ata mund të nuhatin dhe identifikojnë të infektuarit me koronavirusit me një saktësi gati të përsosur, kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Por në mbarë botën, ka gjithnjë e më shumë studime që flasin për këtë aftësi madhore të qenve, gjë që ka nxitur akoma më shumë idenë, se kafshët mund të na ndihmojnë në fakt që ta vëmë nën kontroll pandeminë e Covid-19. Gjithsesi, duhet të bëjmë ende shumë kujdes. Në fakt, shumica e këtyre eksperimenteve, nuk janë shqyrtuar ende nga ekspertë të…

Read More

Real Madrid nuk po kalon një moment të mirë, veçanërisht në La Liga, ku mban vendin e katërt pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Alaves. Një situatë që duket se ka krijuar shumë pakënaqësi brenda ekipit, me disa lojtarë që kanë arritur deri në atë pikë, sa kanë kërkuar largimin e Zinedine Zidane. Sipas Don Balon, mes armiqve më të mëdhenj të trajnerit francez është Vinicius Junior. Braziliani nuk është zgjedhja e parë e Zizou, por luan më rregullisht falë formës jo shumë të mirë të Eden Hazard. Përveç Vinicius, edhe dy brazilianë të tjerë shpresojnë që të vijë…

Read More

Puntatën e djeshme, Sindi dhe Melisa u përfshinë në një debat, e cila prodhoi shumë fyerje dhe tone të larta. Gjatë debatit, Sindi iu drejtua Melisës me fjalët: “unë do bëj seks me kë e ndjej, por jo si ty që e bën për një kafe”. Pas këtyre fjalëve, Melisa vendosi të largohej nga studioja, ku u pa duke qarë në prapaskenë. Ndërkohë pas saj nxituan pjesa më e madhe e konkurrentëve, ndërsa Mevlani dhe një pjesë e vogël e konkurrentëve qëndruan pranë Sindit, e cila gjithashtu ishte e revoltuar. Puntatën e sotme, vajzat sqaruan të gjithë dinamikën e ndodhur.…

Read More

Nga nesër do të marrë fund ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00. Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja. Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën…

Read More

Pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se kjo e fundit ka udhëtuar me helikopter drejt Dibrës për fushatë elektorale, vjen një reagim nga Forcat Ajrore të Shqipërisë. Përmes një deklarate, Forcat Ajrore kanë mohuar këto akuza, ndërsa theksojnë se në qarkun e Dibrës janë kryer 9 udhëtime, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër për emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore. Mes të tjerash Forcat Ajrore theksojnë se përbaltja është e papranueshme dhe se në asnjë rast nuk ka pasur shpërdorim detyre. REAGIMI I FORCAVE AJRORE…

Read More

Në Kombinat ka nisur sot prishja e 9 pallateve të para, nga 23 që do të shemben gjithsej në këtë zonë mjaft të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot në kantierin e dytë më të madh në Tiranë të Programit të Rindërtimit, për prishjen e pallatit të parë, i cili do t’i hapë rrugën sheshit të madh të transformimit të të gjithë kësaj lagjeje sipas projektit të arkitektit italian Marco Casamonti.Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se qytetarët kanë qenë mjaft bashkëpunues…

Read More

Puntata e mbrëmshme e emisionit “Përputhen” pati debate të shumta mes dy vajzave, Melisës dhe Sindit. Kjo e fundit pati takim me Mevlanin dhe pasi u shfaq pjesa e dytë, Melisa e pyet djalin simoatik lidhur me rëndësinë që i vendos ai lidhjeve dhe faktin që zgjodhi të takojë një vajzë të virgjër. Kaq u desh nga Melisa, që Sindi të reagonte në mënyrë të ‘egër’. Të gjithë pyetjen e Melisës, kundrejt Mevlanit, Sindi e mori si një ofendim për faktin që ajo kurrë nuk ka pasur kontakte me meshkujt, ndërsa në debat e sipër Sindi ja ktheu në të…

Read More

Episodi më i fundit i “Për’puthen” si gjithmonë ofroi debate dhe diskutime, por ai mes Sindit dhe Melisës, jo vetëm që e bëri këtë të fundit dhe disa pjesëmarrës të tjerë të largoheshin nga studioja, por shkaktoi edhe mjaft polemika në rrjet. Diskutimi i tyre nisi pas komentit që po i bëhej takimit të Sindit me Mevlanin dhe nga kjo bisedë, nisi që të flitej, si gjithmonë në fakt, për virgjërinë e Sindit, duke përfunduar pastaj me fjalinë e saj drejtuar Melisës: “Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”.…

Read More