Një 64-vjeçar me iniciale M.M. ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi vendroja ku ai strehohej pranë një fabrike në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në Misto Mame. Grupi hetimor tashmë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.
Author: tirana
Një festë me drogë, alkool dhe seks u organizua në një lokal në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, besnik i kryeministrit Viktor Orban, i cili konfirmoi praninë e tij. Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit. Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji. Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit…
Nëse dëshironi të humbni peshë pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Më poshtë ju parqesim ushqimet që do ju japin ndjesinë e ngopjes dhe për më tepër ato kanë shumë pak kalori. 1-Vezë të ziera Konsumimi i një veze të zier ju jep idenë se keni ngrënë një vakt të tërë. 2-Kokoshka Ju sugjerojm të zëvendësoni patatinat me kokoshkat. Ato janë të lehta dhe përmbajnë protetina dhe shumë vitamina, si përshembull kalciumin, vitaminën A dhe K. Mundohuni të mos përdorni kripën apo sheqerin me kokoshkat pasi ato shtojnë kaloritë. 3-Çokollatë e…
Para pak minutash janë ndjerë lëkundje tërmeti në Moglicë, në Korçë. Tërmeti me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter është regjistruar 54 km larg qendrës së Korçës. Thellësia e tij ishte 1 km. Deri më tani nuk raportohet për dëme material.
Mund të kishte dashur të shijonte ditët në shtëpi me djalin e saj të vogël Diell, por Arbana Osmani është rikthyer në punë. Ndonëse kanë kaluar vetëm 6 javë nga lindja e djalit të saj të dytë, ajo ka nisur punën në “Top Channel’ pasi në fillim të vitit të ri do të startojë programi ‘Dua të të bëj të lumtur’. Osmani ka ndarë një foto nga oborri i televizionit duke shkruar: “Kthim në punë”. Ndryshe nga shumë gra e vajza që mungojnë deri në një vit nga puna, profesioni nuk ia lejon këtë gjë Arbanës. Dhe nuk është e…
Kryeqyteti do të mbyllet! Mediat bëjnë me dije se Tirana do të kufizojë masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas Dosje.al, Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës. Megjithatë deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar as nga ekspertët dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nuk dihet nëse e njëjta masë do të merret edhe për qytete të tjera me numra të larta rastesh të infektuara nga pandemia e koronavirusit.
Dashi Ky është muaji i reflektimit profesional. Nëse prej kohësh keni tension mes ortakësh dhe bashkëpunuesish, do të arrini një pikë pa kthim. Tregtarët dhe sipërmarrësit mund të mendojnë të blejnë, të shesin ose të transferohen, në varësi të situatës. Viti 2021 do të jetë i mbushur me shpresa për ju. Në fund të muajit do të prisni lajme të mira. Para Krishtlindjes do t’ju paraqitet një projekt afatgjatë. Ata që kërkojnë prej kohësh drejtësi për një çështje ligjore, do të kenë mundësinë të sqarohen. Në raste ekstreme, mund të kërkohet edhe ndihma e një juristi për të zgjidhur një…
Një futbollist është regjistruar duke goditur arbitrin me shkelm në stil ‘kung-fu’ pas tensioneve dramatike në fund të një ndeshjeje të rëndësishme mes skudrave rivale Neftchi Fergana e Turon Yaypan, në kategorinë e parë të Uzbekistanit. Dy klubet luanin për një vend në Superligë por skuadra mike Turon mori një fitore prej 1-0 falë një goli në minutën e 81-të, duke bërë që të kalonin rivalët e tyre duke u ngritur automatikisht në kategori. Lojtarët e Neftchi nuk duruan dot ‘padrejtësinë’ dhe shiheshin duke u konfrontuar me arbitrat në sekuenca të dhunshme. Një nga futbollistët shihet që merr një vrull…
Londra do të aktivizojë, duke filluar nga 1 janari 2021, sistemin online të vizave për shtetasit e huaj, përfshirë edhe qytetarët e vendeve të BE-së. Qytetarët do të duhet të kërkojnë një vizë, nëse duan të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për arsye pune. Qeveria e Boris Johnson ka përsëritur se ”sistemi do të jetë i thjeshtë dhe fleksibël, por sido që të jetë, bëhet fjalë për një shtrëngim të imigracionit”. Sipas ligjit të ilustruar në atë kohë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel, dhe më pas miratuar në parlament, migrimi në ishull do të rregullohet nga fillimi i vitit…
Një alarm për bombë është raportuar në një spital në Selanik të Greqisë. Mediat greke bëjnë të ditur se alarmi u ngrit pas një telefonate kërcënuese për një bombë në Spitalin Papageorgiou. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat nisën hetimin përkatës me ndihmën e TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese). Sipas informacionit, thirrja telefonike u bë në numrin 166 dhe një person i paidentifikuar deklaroi se një bombë ishte vendosur në katin e 3-të të spitalit në detyrë, në klinikën Covid-19 të Papageorgiou.
Një vajzë ka publikuar në kanalin e saj në “Youtube” një video ku tregonte eksperiencën e saj tek dentistja. Krejt papritur video e saj u bë menjëherë virale në rrjet. Arsyeja është fare e thjeshtë. Ndjekësit shikuan në ngjashmëri të madhe mes dentistes dhe këngëtares së famshme Lady Gaga, ndonëse në video punonjëses dentare i dukeshin vetëm sytë. Si pasojë ndjekësit morën një foto nga video dhe nisën ta shpërndanin gjerësisht në rrjet. E në vetëm pak orë dentistja u bë “VIP”. “Lady Gaga është tani edhe dentist”, ishte fjala e përdorur më shpesh në të gjithë këto pastime. Për…
Zbulohet identiteti i të plagosurit në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se bëhet fjalë për 42-vjeçarin Aleksandër Deda, banues në Lezhë. Ndërkohë që një makinë e djegur është gjendur në rrugën Lezhë-Milot. Nga të dhënat e para dyshohet se makina që është djegur është e autorëve të plagosjes së Aleksandër Dedës. Ngjarja ndodhi në superstradë Lezhë-Milot pranë një lokali, sipas policisë në rrethana të paqarta. Shërbimet e Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.