Kreu i qeverisë Edi Rama e quan fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, një efekt të globalizmit që po përhapet në të gjithë botën. Rama deklaroi gjatë bashkëbisedimit me studentët se ka raste edhe kur të rinjtë e vendeve të BE-së largohen nga vendi për shkak se ekziston një mendësi për të shkuar në një vend që mund të jetë më i zhvilluar për sa kohë je i lidhur me celular me të afërmit e tu. Ai tha se Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane, megjithatë shtoi se duhet një mandat i…
Author: tirana
Andi Lila preferon seksin pas martese! I ftuar në after-party tek Luana Vjollca, Lila u pyet se kur e preferonte seksin para apo pas martesës dhe ai u shpreh se pas është më mirë pasi ka edhe më shumë eksperiencë. I pyetur në lidhje me xhelozinë në çift, Lila shtoi se si ai ashtu edhe e shoqja, Ornela, janë xhelozë në varësi të situatës. Përsa u përket femrave, nëse e kanë ngacmuar para apo pas martesës, Andi shtoi se nuk është ndjerë kurrë i ngacmuar prej tyre. “Preferoj seksin pas martese sepse është edhe eksperienca…ne jemi të dy xhelozë, në…
Një burrë në Kinë, i cili është indetifikuar vetëm me mbiemër Lee, ka përfunduar në burg pasi ka ushtruar dhunë ndaj një infermiereje në momentin që po bënte tamponin për Covid-19. Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet me shuplakë infermieren, pasi i ka bërë tamponin.
Aktoret si ajo janë të rralla, e megjithatë Olta Daku nuk është nga ato personazhe qe bëjnë namin në shoëbiz. Edhe pa me rolet nga më brilantet në dekadën e fundit në teatër, ajo flet vetëm në skenë, por shumë pak jashtë saj. U desh një postim i mikes së saj, aktores Olta Gixhari që ne të mësonim që ajo sot ka ditëlindjen. Me shumë dashuri e një foto krah njëra-tjetrës, Olta Gixhari ka zgjedhur të urojë Oltën tjetër: “Je një dritë e bukur në jetën time! Edhe 1000 herë të tjera do të t’kisha zgjedhur ty❤️ Gëzuar ditëlindjen. Më…
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të jetë plagosur një person, i identifikuar me inicialet A.D. Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë-Milot, pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtënat. Vijon…
Të gjithë jemi prekur nga sinuseti të paktën një herë në jetën tonë. Por për disa, është një çështje e përsëritur që sjell ndryshimi i motit, alergjitë, etj. Ndodh kur ndërtohet shumë mukus ose rritet në polipet të hundës (sinuset). Kjo çon në një shije të keqe, dhimbje koke, rraskapitje dhe simptoma të tjera. Dhimbja dhe presioni nën hundë mund t’ju tundojë të kërkoni ilaçe pa recetë, por nuk është e sigurt të merrni shumë ilaçe. Në vend të kësaj, mund të provoni disa ilaçe shtëpiake për t’u lehtësuar menjëherë. Kaliumi në uthullën e mollës ndihmon në hollimin e mukusit…
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh urimi dhe vlerësimi për ditëlindjen e 91-të të ish presidentit Alfred Moisiu. Duke çmuar kontributin e ish kreut të shtetit, Xhafaj e cilëson si modelin e një shtetari që është përulur vetëm para Kushtetutës dhe interesave të qytetarëve. Mes të tjerash, ligjvënësi fton të gjithë pasardhësit e Moisiut që të ndjekin shembullin e tij për t’i shërbyer vendit me dinjitet. “Gëzuar ditëlindjen Presidentit Alfred Spiro Moisiu!Sot ishte kënaqësi e veçantë për mua t’i uroj ditëlindjen këtij personaliteti me vlera të veçanta njerëzore. Plot 91-vite të cilat i ndau në dy kohë ku…
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e Kosovës. Në policinë e Kosovës një person ka lajmëruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshorten e tij, ajo e ka sulmuar atë duke e goditur me një kabllo.Pas rastit, viktima ka pranuar tratim mjekësor në spital. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt. “Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman…
1.Muaji dhjetor e ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi dhjetori ishte muaji i 10-të në kalendarin e lashtë romak. 2.Dhjetori është muaji ku shumica e propozimeve për martesë pranohen. Shumica e këtyre propozimeve bëhen një javë para Krishtlindjes. 3.I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford. 4.Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në Mbretërinë e Bashkuar. 5.Një parashikim kalendarik thotë se nëse bie borë në ditën…
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga studentët se kur do të hapen universitetet. Ai nuk dha një përgjigjje të prerë dhe tha se është herët për të folur për këtë çështje pasi situata e Covid-19 mund të ndryshojë brenda ditës. Sipas tij deri më tani janë hasur me vendimmarrje të momentit të fundit. “Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur…
Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë artistët më të dëgjuar të 2020, në Spotify. Drake është artisti më i njohur në Britani, duke zënë vendin e parë. “Blinding Lights” e The Weeknd është një nga këngët më të dëgjuara në Britani. Ndërsa “Divinely Uninspired To A Hellish Extent” i Lewis Capaldi kryesonte në listën e albumeve. Dhe Bad Bunny është artisti më i madh globalisht, duke grumbulluar 8.3 miliardë dëgjime. Albumi i dytë i yllit nga Porto Rikan, YHLQMDLG shënoi 3.3 miliardë dëgjime. “Fine Line” i Harry Styles dhe “future nostalgia” e Dua Lipa zunë përkatësisht vendin…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me studentët në portalin studentor se ky dimër do të jetë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore, megjithatë shtoi se do të dalim të fortë nga kjo sfidë. Ai tha se për momentin nuk është folur për masa shtesë shtrënguese duke qenë se sipas tij situata duket në ekuilibër, por nuk e përjashtoi një vendimmarrje të tillë në ditët në vijim. “Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do…