Author: tirana

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në Ceremoninë e Miratimit Virtual për Deklaratën e Osnabrück, mbi arsimin dhe formimin profesional, si një mundësi për rimëkëmbjen dhe kalimet në ekonomitë digjitale dhe të gjelbra. Deklarata e Osnabrück, nxit bashkëpunimin midis të gjitha vendeve partnere në Procesin trepalësh të Kopenhagenit, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë kësaj ceremonie, Denaj u shpreh se, ministria që ajo drejton mbetet e angazhuar për të siguruar arsimin profesional për të gjithë. “Arsimi dhe Formimi Profesional është thelbësor, jo vetëm në modelin tonë ekonomik, por edhe për të mbështetur qytetarët tanë që të qëndrojnë…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi i ri. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 (83,58 vjeç), Viti 2 (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 (71 vjeç), Pejë 1 (79 vjeç), Junik 1 (83 vjeç), Rahovec 1 (78 vjeç). Sipas IKSHPK-së, nga 1.375 mostra të testuara janë konfirmuar edhe 521 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Në bazë të raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive…

Read More

Fation Kuqari, është i riu nga Fieri, i cili ka fituar goxha vëmendje kohët e fundit me pjesëmarrjen e tij në spektaklin Për’puthen. Në çdo episod, ai është në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të xhelozive që krijohen në studio, mes tij dhe dy vajzave, Melisës dhe Anës. E teksa tashmë njihet nga të gjithë, më së shumti nga të rinjtë, Fationi është fotografuar sot në rrugët e qytetit të Fierit, i shoqëruar nga një vajzë. Ai gjithashtu është duke shtyrë një karrocë fëmijësh, duke të krijuar imazhin e një “babai” shembullor. Megjithatë, ende nuk dihet se kush…

Read More

Bota së shpejti do të shohë një fenomen planetar që nuk ka ndodhur në 800 vjet. Në 21 dhjetor, data e solsticit të dimrit, Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe Saturni, i dyti për nga madhësia, do të rreshtohen në mënyrë perfekte në qiellin e natës, aq sa do të duken si një planet i dyfishtë. Do të jenë aq afër, thotë Fox News, saqë do të duken sikur preken. Kjo do të jetë e parë që prej 4 marsit 1226, që këto dy planete do të jenë kaq afër njëri-tjetrit. “ Si Jupiteri, ashtu edhe…

Read More

Vijojnë kontrollet e vazhdueshme për zbatimin e masave anticovid nga policia. Në 24 orët e fundit ndëshkohen me masë administrative 1552 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë katër ditëve të fundit. Masë administrative edhe për 1 subjekt që nuk respektoi masat anticovid. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit. NJOFTIMI I PLOTË Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin…

Read More

Tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Greqi. Flakët e zjarrit që përfshinë banesën ku jetonte çifti shqiptar me tre fëmijë, i kanë marrë jetën djalit të madh të shtëpisë, 16-vjeçar. Lajmi konfirmohet nga mediat greke. Sipas Protothema, në momentin që shtëpia u përfshi nga flakët, brenda saj ndodheshin tre fëmijët, të moshave 16, 13 dhe 6 vjeçare. Prindërit nuk ishin në banesë në orën 11 të paradites së të martës, pasi sipas mediave greke, babai i fëmijëve ishte në punë dhe nëna e tyre ishte nisur të hënën drejt Shqipërisë. Për këtë shkak, tezja e fëmijëve po kujdesej…

Read More

Policia greke arrestoi një 20-vjeçar shqiptar me akuzën e vrasjes dhe djegies së trupit të pronarit të një hoteli të njohur në Santorini. Bëhet fjalë për 69-vjeçarin Nikos Halaris, për të cilin i riu tha se nuk i kishte dhënë 200 euro nga puna e kryer, shkruan abcnews.al. “Unë vij dhe punoj me sezone këtu. Kam nënën dhe tre motra në shtëpi. Me punën që bëj mbaj edhe ato me para. Nuk më dha 200 eurot që duhej të më paguante prandaj ndodhi gjithçka”, tha i riu shqiptar para policisë sipas mediave greke, ndërsa më tej ai shpjegon se si…

Read More

Një nga klubet më të njohura të natës të Berlinit u kthye në një qendër testimesh Covid-19. Bëhet fjalë për klubin ”KitKat”, i cili njoftoi në Facebook se nga 4 dhjetori hap dyert në kryeqytet për ata që kanë vështirësi në bërjen e testit. Përmes rrjetit social, ”KitKat” garanton se shërbimi do të jetë kryhet nga personeli mjekësor dhe për gjysmë ore do të jetë i mundur rezultati i provës me anë të një SMS-je. Testi do të kushtojë 24,9 euro.

Read More

Gjykata e Posçame Anti-korrupsion dënoi me 6 muaj burg për ish-gjyqtarin Luan Daci, i cili u gjet fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Dënimi për Dacin do të konvertohet në 12 muaj shërbim prove. Dënimi i Dacit, i cili më parë ka patur detyrën anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, u prit me shumë interes nga 38 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë vetuar nga trupa e KPA-së ku bënte pjesë edhe ish-gjyqtari, ku 36 prej tyre janë shkarkuar nga detyra, shkruan abcnews.al.Interesi lidhej me faktin se në hapat e mëtejshëm të apelimit të vendimit të KPA-së me…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri reagoi sërish sot lidhur me tenderat për blerjen e maskave mbrojtëse, të cilat sipas saj, “blihen 3 herë më shtrenjtë”. “Prej dy ditësh ne kemi bërë publik një rast flagrant të abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve në emër të pandemisë, por qeveria vazhdon të heshtë. Kanë blerë pajisje antiCOVID me vlerë 3 herë më të lartë, duke skualifikuar ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion euro”, tha ajo. Pampuri tha se “1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë dhe një palë çizme plastike blihen me trefishin e…

Read More

Covid-19 ka infektuar tashmë më shumë se 63.3 milion njerëz dhe i ka marrë jetën mbi 1.4 milion në të gjithë botën, sipas të dhënave në kohë reale të përpiluara nga Qendra për Shkencat dhe Inxhinierinë e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins. Pfizer dhe BioNTech kërkojnë miratimin e vaksinave në Evropë. Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tij gjerman BioNTech kanë dorëzuar një kërkesë për miratimin me kusht të vaksinës së tyre kundër COVID-19 në Agjencinë Evropiane të Barnave. “Njoftimi i sotëm shënon një tjetër moment historik në përpjekjet tona për të përmbushur premtimin për të bërë gjithçka që…

Read More

Viti 2020 është dyfish i paharruar për Shqipërinë, që dallohet si vendet më pak të prekura nga Covid-19 dhe së cilës i është dhënë statusi i kandidates zyrtare për në Bashkimin Europian, shkruan Sabah Kemel Kaddouri për filialin francez të revistës së njohur ”Forbes”. Toka e Shqiponjave është në zhvillim e sipër, me një dinamizëm të mishëruar edhe nga kryeministri i saj, Edi Rama. Frankofil dhe artist në shpirt, Edi Rama u fut në politikë “rastësisht”. Sot, ky takticien inteligjent po ndërton një Zonë të Lirë në stilin e Dubait për të marrë pjesën e luanit në tregun shumë të…

Read More