Author: tirana

Studiuesit gjermanë kanë zbuluar se koronavirusi mund të futet në tru përmes qelizave nervore në hundë. Rezultatet e autopsisë të kryer në 33 persona, që humbën jetën si pasojë e sëmundjes, treguan prani të virusit në tru dhe në nazofaring, pjesa e sipërme e fytit ku lidhet me zgavrën e hundës. Studiuesit gjetën përqendrime të larta të virusit në indet e shoqëruara me aromat (mukoza e nuhatjes). Pse ka rëndësi kjo: Gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa simptomave neurologjike të infeksionit të koronavirusit – veçanërisht humbjen e nuhatjes që përjetojnë kaq shumë njerëz, raportuan studiuesit në revistën Nature…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka anuluar ardhjen e tij në emisionin Ora News. Por moderatori Alfred Lela ka marrë sërish një vendim të pazakontë çka ka bërë që të përfaqësohet nga një manekin. “Kam në të majtën time atë që do të ishte Edi Paloka, i cili duhet të vinte deri në orën 4. Por në këtë orë më tha se diçka ka ndodhur. Unë isha i paqartë për justifikimin, prandaj kemi këtë përfaqësues të tij në studio sot. Kjo është një mënyrë për tu thënë atyre që i kanë një detyrim hapësirës publike dhe etikës normale njerëzore”, tha…

Read More

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, kreu i shtetit theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen. “Mos të guxojë asnjë polic, dhe me këtë kuptoj ata horrat e veshur polic. Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit,”-u shpreh presidenti.

Read More

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga denoncimi që bëri, Lulzim Basha i kërkon sërish prokurorisë që të hetojë shifrat e vdekjeve nga koronavirusi, pasi sipas tij ato që pasqyrohen nuk janë të vërteta. “Edhe Edi Rama do të detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masat, nëse do të ishin marrë Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Nëse rrit numrin e testimeve dhe vendos në veprim spitalet rajonale, nëse bën të mundur që trajtimi ambulator të bëhet me rimbursimin e plotë dhe të vërtetë” tha ai. Theksin, lideri demokrat e vendosi sërish…

Read More

Avokati Spartak Ngjela në emisionin “Open” është shprehur se i pëlqen skulptura e Skënderbeut, e cila u vendos pak ditë më parë në qytetin e Prizrenit. Ngjela tha se sipas tij ishte qartësisht heroi kombëtar, pasi kishte emrin poshtë. “Nuk ka më i ngjan apo nuk i ngjan. Monumenti i qendrës në Tiranë. Pse nuk i thatë futeni në luftë? Ju tjetër e vuri në këmbë. A ka vlerë artistike? Për mua ka, më krijon admirim. Këta thonë i ngjan apo jo. Ai e ka emrin poshtë. Më lëni të mbaroj se ika. Unë se ndërroj mendimin se do ti.…

Read More

Autori i skulpturës së Skënderbeut, Sinan Aliaj, ka folur lidhur me veprën e tij të heroit kombëtar të Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se ishte i kënaqur me punën e bërë. Më tej, ai shtoi se për të krijuar punën, nuk ishte bazuae tek Marin Barleti, madje as tek Kadareja por tek kronikat turke të kohës. PJESË NGA EMISIONI: Si ndjeheni? Sinan Aliaj: Unë për vete jam i kënaqur me atë që kam realizuar. Ku jeni bazuar? Në çfarë studimesh historike… Sinan Aliaj: Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa…

Read More

Ministrja Ogerta Manastirliu në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid-19. “Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit. Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 spitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve dhe plotësimit të kapaciteteve në spitalet e para covid. 100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe…

Read More

Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, deklaroi sot se virusi është nën kontroll. Hancock në një deklaratë për mediat tha se Lock-Down-in i dytë që kaluan britanikët rezultoi me sukses dhe sipas tij për fat të mirë virusi është sërish nën kontroll. Po ashtu ai ka zbuluar planin e radhës të Britanisë së Madhe për të zhvilluar testim masiv, edhe të personave asimptomatikë në ‘zonat e nxehta’ apo të nivelit të tretë siç i quan qeveria britanike. Ndër të tjera, Hancock është shprehur se testimi masiv sjellë uljen e rasteve me COVID-19…

Read More

Prezenca e COVID-19 në jetët tona na ka privuar nga shumë aktivitete të përditshme. Takimet janë reduktuar, festat, sjelljet dhe përditshmëria ka marrë një tjetër rrjedhë. Këto komponentë kanë prekur drejtpërdrejt individët, të cilët jo pak herë, ngarkohen emocionalisht si pasojë e situatës kaotike që po përjeton bota. Ambientalisti Sazan Guri, i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, tregoi disa “truke” që njerëzit ta kalojnë sa me më pak tension këtë periudhë pandemie. Guri sugjeroi sa më shumë joga, gjithashtu dhe reduktimin e lajmeve në lidhje me sëmundjen. Sazan Guri tha ndër të tjera se kohët e fundit,…

Read More

Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë: nuk kanë uri nuk ua përballon stomaku nuk kanë kohë. Kjo e fundit, sipas ekspertëve, është arsyeja përse një grua nuk ha mëngjes. Ama nga ana tjetër, një grua që nuk ha në vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës. Sipas këtij studimi, mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës. I njëjti studim shpjegon se mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit…

Read More

Keni një dëshirë të madhe kohët e fundit të përmirësoni lojën në shtrat? Alkooli, veçanërisht vera e kuqe, listohet si një nga dhjetë afrodiziakët më të mirë, por nuk duhet tepruar kurrë me të. Pra, lind pyetja: kush është sasia e duhur? Na lini ta përshkruajmë paksa gjatë. Kur pimë pak verë, efekti fillestar i alkoolit si një nga lubrifikantët më të mirë shoqëror, nis të bëjë punën e vet. Ne ndihemi më të çliruar, më të hapur dhe më të qetë. Ky është guximi i pijes le të themi dhe për këtë arsye gjithmonë na duket që kemi më…

Read More