Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga denoncimi që bëri, Lulzim Basha i kërkon sërish prokurorisë që të hetojë shifrat e vdekjeve nga koronavirusi, pasi sipas tij ato që pasqyrohen nuk janë të vërteta.
“Edhe Edi Rama do të detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masat, nëse do të ishin marrë Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Nëse rrit numrin e testimeve dhe vendos në veprim spitalet rajonale, nëse bën të mundur që trajtimi ambulator të bëhet me rimbursimin e plotë dhe të vërtetë” tha ai.
Theksin, lideri demokrat e vendosi sërish te shtimi i testimeve. “Problemi kryesor është numri i testimeve, nëse mbahen të ulëta, ti nuk arrin të njohësh përmasat e infeksionit, as ti gjurmosh dhe parandalosh” tha ai në “ABC”.