Autori i skulpturës së Skënderbeut, Sinan Aliaj, ka folur lidhur me veprën e tij të heroit kombëtar të Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se ishte i kënaqur me punën e bërë.
Më tej, ai shtoi se për të krijuar punën, nuk ishte bazuae tek Marin Barleti, madje as tek Kadareja por tek kronikat turke të kohës.
PJESË NGA EMISIONI:
Si ndjeheni?
Sinan Aliaj: Unë për vete jam i kënaqur me atë që kam realizuar.
Ku jeni bazuar? Në çfarë studimesh historike…
Sinan Aliaj: Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek perandoria otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua.
