Nëse dëshironi të humbni peshë pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Më poshtë ju parqesim ushqimet që do ju japin ndjesinë e ngopjes dhe për më tepër ato kanë shumë pak kalori.
1-Vezë të ziera
Konsumimi i një veze të zier ju jep idenë se keni ngrënë një vakt të tërë.
2-Kokoshka
Ju sugjerojm të zëvendësoni patatinat me kokoshkat. Ato janë të lehta dhe përmbajnë protetina dhe shumë vitamina, si përshembull kalciumin, vitaminën A dhe K. Mundohuni të mos përdorni kripën apo sheqerin me kokoshkat pasi ato shtojnë kaloritë.
3-Çokollatë e zezë
Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo ul nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ajo gjithashtu ul ndjesinë e urisë.
4-Kosi
Kosi përmban shumë proteina. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Kosi pa yndyrë do të ishte zgjedhja e duhur.
5-Frutat e thata
Frutat e thata janë të pasura me yndyrna të pangopura, omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës