Author: tirana

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 555 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,340 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)”, është thënë në njoftimin…

Read More

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ngrihet për raportin e Dick Marty. Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe nesër në seancë plenare do të miratohen emrat e 9 anëtarëve. Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur një shkresë Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilës i kërkon fonde për projektin e Identifikimit Elektronik për zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Komisioni i Zgjedhjeve sqaron se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit. Kostoja e përgjithshme e zgjedhjeve të 2021 është 35 milionë euro shkruan Abcnews. Sipas raportit përfundimtar kostoja e teknologjisë në zgjedhje është afërsisht 16.8 milion euro. Sakaq kosto shtesë rreth 10 milion euro do t’i kërkohen qeverisë për…

Read More

Festa për triumfin në grupin e Ligës së Kombeve, ku në ndeshjet e fundit mbajti edhe shiritin e kapitenit, zgjati shumë pak. Sapo u kthye në Itali, pas angazhimeve me Kombëtaren, kapiteni Etrit Berisha rezultoi pozitiv me Covid-19. Ndërkohë tani situata duket edhe më shqetësuese, sepse klubi i Spal njoftoi që gardiani kuqezi është shtruar në spital, për t’iu nënshtruar kontrolleve të specializuara. ‘Gardiani’ kuqezi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin që nga 27 nëntori dhe u karantinua në shtëpi por mesa duket gjendja e tij është rënduar.

Read More

Situata e pandemisë së Covid në vendin tonë paraqitet serioze. Në një situatë të tillë serioze kemi nevojë dhe për pak humor dhe këtë më së miri e sjellin parodistët e Vlorës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë publikuar videon humoristike. “Vaksina Felicita”, është titulluar parodia. Edhe pse është në nota humori, mesazhi i përcjellë është ndërgjegjësimi për sitatën e pandemisë, duke komentuar masat e vendosura nga ekspertët, menaxhimin nga ana e qeverisë.

Read More

Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd Arianit Alliu, në moshën 46 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Alliu prej disa ditësh mjekohej në Tirane dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Mësohet se Alliu ka ndërruar jetë sot në Tiranë, duke lënë pas 3 fëmijë, ndërkohë që familja e tij është në zi pas këtij lajmi tragjik. Alliu ka qenë organizator i mjaft aktiviteteve në qytetin e Librazhdit, ndërsa prej vitesh ka stërvitur grupe të rinjsh për të mësuar vallet tradicionale të vendit, duke fituar edhe disa konkurse. Qytetarët e Librazhdit vlerësojnë me fjalët më të…

Read More

Sherri mes Melisës dhe Sindit u komentua sërish në puntatën e djeshme të “Përputhen”. Këtë herë Sindi debatoi me Andin, i cili e quajti të turpshëm ofendimin e saj ndaj Melisës. “Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”, i tha Sindi Melisës. Gjatë debatit të djeshëm, Sindi u shpreh se edhe ajo u ofendua indirekt nga Melisa, prandaj reagoi në atë mënyrë. E teksa debati me siguri do vazhdojë edhe në puntatën e sotme, Sindi ndërkohë ka bërë një postim që ka tërhequr shumë vëmendjen. “Ajo nuk ishte e…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi dhe se është rikthyer në zyrën e saj në Presidencë, për të vazhduar me angazhimet e saj. Ajo ka qëndruar dy javë në vetizolim dhe aktivitetet i ka zhvilluar kryesisht online. “Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, ka shkruar në rrjetet…

Read More

Është drejt fundit drafti për kodin e ri penal, e cila është propozuar nga Ministra e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Bëhet me dije se në draft po rishikohen veprat për drograt. Deri më 10 gram kanabis nuk do të konsiderohet krim dhe nuk do të ketë asnjë masë. Vrasja për gjakmarrje e cila sot dënohet nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm parashikohet të bëhet 25 vite deri në burgim të përjetshëm. Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi nuk do të ketë më arrestime, por vetëm gjobë. Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut,…

Read More

Në bazë të një kalendari, shpërndarja e shpërblimit për pensionistët do të nisë nga dita e hënë, pra 21 dhjetori e në vazhdim. Mbi 677 mijë pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Sipas Aktit Normativ si kryefamiljari edhe bashkëshortja marrin nga 5 mijë lekë. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka publikuar dhe grafikun e shpërblimit, ndërkohë që shpërndarja do bëhet në postë dhe në banka. Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020: në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin…

Read More

Trajneri i skuadrës së Kukësit, Skënder Gega ka mbërritur në Shqipëri pas trajtimit nga koronavirusi në Turqi. Gega është shprehur shumë i lumtur për rikthimin shëndoshë e mirë. Ai tha se nuk ja merrte mendja që do ta kalonte aeroportin e Rinasit në karrige me rrota. “Jam i kënaqur, nuk do ma merrte mendja që do e kaloja Rinasin në një karrocë me rrota. Jam i lumtur që e kalova unë dhe familja ime këtë situatë” – tha Gega. Gega u shpreh se është terapia e ndjekur në Turqi ka sjellë një përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij duke…

Read More

Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në këtë takim, nënkryetari Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem. Gjendja e përgjithshme është si vijon: 2684 të rezultuar pozitivë, 2222 të shëruar, 386 raste aktive, 76 të vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134.

Read More