Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dy javë në izolim e infektuar me koronavirus, Vjosa Osmani del me thirrjen e fortë: Po ju tregoj eksperiencën time. Virusi po lë shumë familje…

13:56 / December 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 959626bf3851b2b80fe7e9d385b7cec4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi dhe se është rikthyer në zyrën e saj në Presidencë, për të vazhduar me angazhimet e saj.

Ajo ka qëndruar dy javë në vetizolim dhe aktivitetet i ka zhvilluar kryesisht online.

“Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, ka shkruar në rrjetet sociale Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.

Covid-19 ka lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre, i ka rrëmbyer ata padrejtësisht pa pasur mundësinë për të dhënë pershendetjet e fundit.

Derisa bashkëndjejmë me ata që janë goditur më së shumti, inkurajojmë ata që janë në vijën e parë të frontit me virusin, e nderojmë kujtimin e atyre që nuk janë më në mesin tonë, ky fundvit le të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët. Të vleresojmë e të jemi falenderues për njërëzit që janë në jetët tona, e mënyra më e mirë për t’u dëshmuar dashurinë e respektin në këto kohë është duke mbajtur distancën, pastruar duart, e duke mbajtur maskën.

Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes. Duke u kujdesur për veten, kujdesemi edhe për të tjerët.

Prandaj, edhe njëherë: distanca, duart, maska!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debati për ilaçet në Kosovë/ Opozita akuzon qeverinë për mungesë barnash, ndërsa ministri Vitia pranoi problemin

21:58 / November 13, 2026

Sky News ngre alarmin për rrjetet shqiptare të kokainës në Britani, avokati nga Londra: Duhet bashkëpunim me SPAK për të zbuluar kokat

19:39 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.