Sherri mes Melisës dhe Sindit u komentua sërish në puntatën e djeshme të “Përputhen”. Këtë herë Sindi debatoi me Andin, i cili e quajti të turpshëm ofendimin e saj ndaj Melisës. “Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”, i tha Sindi Melisës.
Gjatë debatit të djeshëm, Sindi u shpreh se edhe ajo u ofendua indirekt nga Melisa, prandaj reagoi në atë mënyrë.
E teksa debati me siguri do vazhdojë edhe në puntatën e sotme, Sindi ndërkohë ka bërë një postim që ka tërhequr shumë vëmendjen.
“Ajo nuk ishte e brishtë si një lule, ajo ishte e brishtë si një bombë”, shkruan konkurrentja, fjalë drejtuar vetes pas komenteve të shumta që e kanë cilësuar si një vajzë naive dhe të brishtë.