Festa për triumfin në grupin e Ligës së Kombeve, ku në ndeshjet e fundit mbajti edhe shiritin e kapitenit, zgjati shumë pak.
Sapo u kthye në Itali, pas angazhimeve me Kombëtaren, kapiteni Etrit Berisha rezultoi pozitiv me Covid-19.
Ndërkohë tani situata duket edhe më shqetësuese, sepse klubi i Spal njoftoi që gardiani kuqezi është shtruar në spital, për t’iu nënshtruar kontrolleve të specializuara.
‘Gardiani’ kuqezi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin që nga 27 nëntori dhe u karantinua në shtëpi por mesa duket gjendja e tij është rënduar.
