Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurohej në Turqi nga Covid-19, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

10:10 / December 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 95adc306caf1a26f1c4d0062d0dad876
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Kukësit prej disa ditësh po kurohej në Turqi pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua kur ishte i shtruar tek Infektivi.

Skënder Gega, tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm. Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare.

57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi. Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit. Gega orientoi skuadrën drejt fitores ndaj Vllaznisë 2-4 ditën e diel duke dhënë direktiva për stafin teknik dhe lojtarët.

Tashmë, ai pritet t’i bashkohet shpejt ekipit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A do jetë i zgjedhuri i PS si kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigjet ministri Karakaçi

22:58 / November 13, 2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

21:40 / November 13, 2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

21:18 / November 13, 2026

“Nga janari 2027 ulen komisionet për pagesat me kartë”, Ibrahimaj: Bizneset do të kenë më pak kosto për transaksionet

20:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.