Author: tirana

Ylli i “Keeping Up Ëith the Kardashians”, Khloe, ka zgjedhur të pozojë nudo për biznesin e saj të ri të këpucëve. Ndaj, 36-vjeçarja nuk ia ka kursyer ndjekësve një pozë nudo, ku mban veshur vetëm çizmet e firmës së saj të re. Ajo është shfaqur me flokët e mbledhura gërshet, të cilin e ka hedhur mbi njërën shpatull. Khloe ka djegur rrjetin me këtë pozë ku kanë vërshuar menjëherë komplimentet, ndërsa emoji i vetëm që ka mbizotëruar ishte flaka. Së fundmi, mediat e huaja kanë bërë të ditur se 36-vjeçarja po i jep edhe një shans partnerit të saj Tristan…

Read More

Kodi i ri Penal, i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me përfaqësues të drejtësisë shqiptare dhe misionet e ndërkombëtare, parashikon një sërë veprash të reja penale, disa prej të cilave mund të prodhojnë debate dhe polemika në ditët e vijim. Për herë të parë, konsiderohet vepër penale dhe do të dënohet deri në 1 vit burg, vëzhgimi i pjesëve intime të një personi, pa pëlqimin e tij, kur ai po qëndron në një vend të mbyllur apo diku larg syrit të njerëzve. Në këto rrethana, konsiderohet vepër penale edhe nëse shikon pjesët e intime të një…

Read More

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës. I moshuari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje. Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës. 21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses kishte lajmëruar policinë. Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dita fillon ngadalë, përpiquni të rikuperoni pasdite. Duhet të jeni më të qetë në punë, keni shumë përgjegjësi. Ju gjithashtu keni nevojë për qetësi në dashuri. Demi Ditë pozitive, ndiheni të fortë dhe të motivuar. Lajm i mirë për dashurinë, pasioni zgjohet dhe ju dhuron momente të paharrueshme. Binjakët Një ditë pak e rëndë dhe nervoze. Sot përpiquni të mos jeni argumentues, veçanërisht me partnerin tuaj. Bëni kujdes nga paratë – përpiquni të mos paguani…

Read More

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar një temë mjaft shqetësuese që prek fëmijët dhe prindërit. Bëhet fjalë për abuzimin seksual online tek fëmijët. Shfrytëzimit ndaj fëmijëve fatkeqësisht duket se është më i përhapur se të dhënat dhe informacionet publike të institucioneve. Me ndihmën e UNICEF-it në studio janë rrëfyer 3 histori të dhimbshme të 3 vajzave duke ruajtur anonimatin e tyre. Mirela Milori: Për ta sjellë më afër se çfarë ndodh ne do të ndjekim disa inserte të shkurta të tre rrëfimeve. Kemi kërkuar në fakt të kishim rrëfime të fëmijëve, binte ndesh me ligjin, nuk na…

Read More

Policia e Shtetit ka vijuar me ndëshkimet e qytetarëve që nuk zbatojnë masat kufizuese gjatë pandemisë. 690 qytetarë janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskës në ambientet ku është e detyruar. Ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë. Nga ana tjetër 2 organizatorë të një manifestimi apo tubimi në Dibër janë gjobitur me nga 5 milion lekë. Nuk ka shpëtuar as një subjekt që u gjobit me 1 milion lekë pasi ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. NJOFTIMI NGA POLICIA Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse. Ndëshkohen me nga 5.000.000…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi gjatë ditës së sotme bizneset në Lezhë, me të cilët bisedoi për situatën e vështirë që po kalon vendi si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike. Basha u ndal në disa biznese ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend. “Janë të lodhur njerëzit sepse vinë nga ra ky tërmeti, pandemia, kështu që janë të lodhur. Pra, me pak fjalë jetojmë. Domethënë ne si biznes edhe të tjerë, sepse ato dy lekë që i kemi po i ruajmë vetëm për t’u ushqyer”, – thotë pronarja e…

Read More

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan të mërkurën për 627 raste të reja me koronavirus, nga 1 510 testime të kryera. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 22 viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti, të mërkurën janë regjistruar edhe 543 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive janë 13 784. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 41 299 të prekur nga Covid-19. Prej tyre, 1 062 pacientë kanë vdekur, ndërsa 26 453 janë shëruar.

Read More

Gjykata e Korçës ka shpallur moskompetencë për përllogaritjen e viteve që ka vuajtur në burg Zani Caushin. Avokati i Zani Caushit ka zbuluar se tashmë që Gjykata shpalli moskompetencë çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut. Zani Caushi ka kërkuar një përllogaritje të viteve që ka vuajtur në burg me pretendimin se i ka kryer bashkë me paraburgimin. Sipas avokatit, organi i ekzekutimit të vendimeve penale në qershor llogariste për Zani Caushin se kishte vuajtur 25 vite e 2 muaj burg, kurse tashmë IEVP Drenovë ka përllogaritur 21 vite burg. Për shkak të kësaj përplasjeje, Gjykata e Korçës ka…

Read More

Mjeku, Bledi Nini është ëndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, më 25 nëntor pasi ishte i infektuar me koronavirus. Dr. Nini njihet ndryshe edhe si mjeku i gazetarëve për shkak të gatishmërisë që tregonte në çdo moment në komunikimin me ta. Gazetari, Dritan Laci i ftuar në “Shqipëria Live “ ditën e sotme tregoi se kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të. “Ai më ndihmonte me lajmet, më thërriste e më thoshte hajde hajde se kam diçka. Për herë të parë që kam komunikuar me të kam qenë në gazetën Korrieri”, tha Laci. Dr. Bledi ishte vetëm 48 vjeç,…

Read More

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë. Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat. Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet…

Read More