Author: tirana

Zhaklin Lekatari ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u diskutua ligji i ri në Skoci, zyrtarisht vendi i parë në botë që do të ofrojë produktet menstruale falas. Gjatë bisedës në studio ajo kujtoi momentin kur i erdhën periodat për herë të parë. “Isha rrugës duke shkuar në Itali. Isha në traget”, tha Zhaku, duke shtuar më tej se aso kohe informacionin rreth menstruacioneve e kishte dëgjuar vetëm në shkollë. Gazetarja pohoi se në atë kohë nuk i priti mirë ndryshimet në trup, nga rritja e gjoksit e deri te ndryshime të tjera. E sot…

Read More

Ishte zhveshur, kishte lidhur veten me një shirit ngjitës, por jo edhe duart, të cilat i kishte vendosur pas shpinës, e kishte lënë telefonin në një vend dhe e kishte lëshuar të incizojë, ku më pas kishte nxjerrë fotografi për t’i shpërndarë në rrjete sociale, të cilat i kishte paraqitur si prova për rrëmbim nga dikush. Rrobat e telefonin për të cilat kishte deklaruar se ia kanë marrë personat që e kanë rrëmbyer, i kishte fshehur diku në mal. Krejt këto i ka pranuar vetë ai, pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë. Rasti i cili deri më tani po hetohej…

Read More

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare. Të shumta janë reagimet që pasuan menjëherë në rrjetet sociale nga e gjithë bota për figurën legjendare, i cilësuar si më i miri i të gjithëve. Kështu, Pele shkroi: “Është e trishtueshme të humbasësh miqtë në këtë mënyrë. Me siguri një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell ”. Sandro Mazzola: “Një lajm i tmerrshëm, ai ishte një njeri shumë i mirë”. Luciano Moggi: “Është e vështirë të komentosh. Për ata që nuk e kanë njohur, mund të them se ai ishte një person…

Read More

Një 67-vjeçar në Memaliaj humbi jetën pasi u shtyp nga furgon i cili është në pronësi të djalit të tij. Mjeti tip “Ford” u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës por kishte harruar të ngrinte frenat e dorës, vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur. Në këto momente furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda ndërkohe që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për ta ndaluar, raporton gazetari i “ABC”-së në Gjirokastër Orges Sako. Për pasojë shoferit i’u thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha 67 vjeç ish-arsimtar i cili kishte një vit që kishte dalë në…

Read More

Olta Gixhari po e shijon në maksimum faktin e të qenurit nënë. Hera-herës ajo ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto e video me Amar, ndonëse deri tani nuk na e ka zbuluar portretin e tij. Kështu ka vepruar edhe ditën e sotme kur ka publikuar një video me të voglin e saj. Ata ndodhen në makinë teksa Olta mban Amar në krahë duke e puthur dhe përqafuar. Ajo e ka veshur të voglin me të bardha dhe një kapuç duke na lezetuar ditën. Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar është bërë më 22 gusht nënë për…

Read More

Eugena Tomin, drejtore e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke komentuar rekomandimin më të fundit për të alternuar mësimin në arsimin para universitar me mësim online, tha se vlerësimi i specialistëve ka nxjerrë në fokus se për këtë grup moshë ka përhapje të ulët të COVID-19. Znj. Tomini theksoi se, është rekomanduar mësim në distancë e alternuar me mësim në klasa në varësi dhe të zonave gjeografike ku përhapja e virusit ndryshon. Mjekja tha se, grup mosha që ka përhapjen më të madhe të COVID-19 është 20-35 vjeç. “Për sistemin parashkollor është vërtetuar është shumë…

Read More

Bëhet fjalë për Atdheun, djalin nga Kosova që prej vitesh ka jetuar në vende të ndryshme Evropiane. Tanimë ai është rikthyer në qytetin e lindjes, Gjakovë dhe po menaxhon një biznes të motrës. Atdheu tha se ka ardhur me qëllime të qarta në emisionin e dashurisë, ku synon të gjejë lumturinë e jetës. Ai tha se në Evropë ka punuar në ndërtim, e nuk e ka aspak problem të pranojë këtë fakt. 27-vjeçari nuk i kurseu komentet për vajzat. Tea për të është një vajzë e ëmbël, e bukur dhe e sjellshme. Ana, një vajzë me zemër të madhe, duke…

Read More

Artistja me famë botërore, Jennifer Lopez njihet për format trupore, të cilat i shfaq në çdo moment. Edhe pse në moshën 51-vjeçare, koha nuk ka ecur për të, ajo vijon që të rinohet dita ditës dhe jo të plaket. Në një video të fundit ajo është shfaqur nudo dhe ka rritur temperaturat në këtë prag dimri. Nuk duhet të harrojmë se Lopez është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Kujtojmë se ditëve të fundit ajo u kritikua për performancën e saj erotike në AMA  pasi mendohet se kopjoi Beyoncen.

Read More

Skocia është kthyer në vendin e parë në botë që ofron produktet menstruale falas për femrat. Ky zhvillim u diskutua në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku të ftuar ishin Erjona Rusi dhe Zhaklin Lekatari. Erjona tha se do të ishte një lehtësim i madh për vajzat nëse ky ligj do të miratohej edhe në vendin tonë. Ajo mori si shembull vajzat adoleshente, të cilat janë në fazat e para të periodave dhe kanë turp të tregojnë ndryshimet në trup. “Imagjinoni vajza të vogla, adoleshente të cilat nuk kanë kushte ekonomike për të përballuar pecetat menstruale. Asaj i vjen…

Read More

Ditën e sotme ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona. Reagimet kanë qenë të shumta, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, i cili shpreh trishtimin për lajmin e vdekjes së yllit të futbollit. “La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe”, shkruan Rama.

Read More

Memorie.al publikon një foto të rrallë nga arkvi personal i Enver Hoxhës, e cila para viteve ’90-të nuk e pa kurrë dritën e botimit dhe ajo është bërë e njohur vetëm vitet e fundit, pasi Enveri aty ka dalë me disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë gjatë periudhës së Luftës, madje personalitete nga më të spikatura të Lëvizjes Antifashiste, Partisë Komuniste dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku ai u mbështet fillimisht dhe më pas i eliminoi të gjithë, disa fizikisht dhe disa në burgje, internime etj. Kjo foto e cila i përket vjeshtës së vitit 1942, është…

Read More

Kompania britanike e sigurisë ujore, Ambrey njoftoi se një anije naftëmbajtëse që operohej nga një kompani greke u dëmtua rëndë nga shpërthimi i një mine, në një terminal të Arabisë Saudite në Detin e Kuq, shumë pranë kufirit me Jemenin. Incidenti me anijen e kompanisë greke në portin e Shuqaiq në Arabi Saudite u konfirmua dhe nga kompania tjetër e Mbretërisë së Bashkuara, UKMTO. Dëmet nga shpërthimi në trupin e anijes janë shumë të mëdha, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes. Qeveria saudite nga ana e saj dhe kompania greke TMS që operonte anijen me flamur…

Read More