Në një intervistë të dhënë 15 vite më parë në emisionin “La Noche del 10”, legjenda e futbollit botëror Maradona ka lënë një amanet, i cili është rikthyer në vëmendje nga mediat vetëm pak orë pas ndarjes së tij nga jeta. “Çfarë do t’i thosha Maradonës në varreza? Faleminderit që kam luajtur futboll, sepse ishte sporti që më ka dhënë më shumë hare se çdo gjë tjetër. Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: ‘Faleminderit topit’. Po, pikërisht këtë…
Author: tirana
Trupi i Diego Maradonës mbërriti në pallatin presidencial në Argjentinë, teksa vendi po përgatitet për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit. Gjeniu i futbollit ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare. Një turmë me tifozë ishin mbledhur përpara pallatit presidencial, ndërsa Argjentina do mbajë tri ditë zie. Një raport i autopsisë është publikuar nga mediat argjentinase. Sipas autopsisë, Maradona vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut. Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën…
Zv.kryeministri Erion Braçe ka kujtuar me detaje tragjedinë e një viti më parë që goditi Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin tonë. Braçe kthehet pas në telefonatën e parë që bëri dhe bisedat në grup me kolegët ministra për të koordinuar punën e misionit të shpëtimit. Braçe shprehet se 50 minuta pas tërmetit u gjend në Thumanë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, toka kishte rënë në heshtje me shpresën për të shpëtuar jetë nga rrënojat. “Thumanë një vit më parë, dielli do lindë përsëri! Mëngjesi im në 26 nëntor të një viti më parë ishte i tillë! Nuk…
Duke parë ecurinë e situatës së pandemisë, Komiteti Teknik i Ekspertëve nga java në javë del me masa edhe më shtrënguese. Gjatë ditëve të fundit, Shqipëria ka shënuar raste rekord të infektimeve të reja. Ndodhur në këto kushte, u vendos që mësimi në sistemin parauniversitar që prej datës 1 dhjetor të zhvillohet i alternuar, në shkolla dhe online. Eugena Tomini ka hedhur dritë mbi këtë situatë, dhe se si do të procedohet më tej. Në një lidhje ‘Skype’ për ‘Wake Up’, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tha se është propozuar mësim i alternuar,…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kujtuar sakrificën e ekipeve mjekësore në shërbim të qytetarëve që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetëmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit”, shprehet Manastirliu. Vendi ynë sot ndodhet në një tjetër sprovë që kërcënon shëndetin, ndaj Manastirliu jep një mesazh shpresëdhënës. “Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetëmohimi ndaj një…
Sali Lushaj, ish truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit dhe rigjykimin e kësaj çështje që sipas tij është thjeshtë një farsë dhe qëllimi i Izet Haxhisë është vetëm të fitojë lirinë. Prej disa ditësh ka nisur rigjykimi i dosjes “Hajdari”, me kërkesë të Izet Haxhisë, i cili kërkon që të thirren për të dëshmuar në gjyq disa persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Sali Berisha. Në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, Sali Lushaj ka kujtuar momentet e fundit të Azem Hajdarit, të cilit iu bë atentat para PD-së si…
Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se vaksina e parë e brendshme turke është e gatshme për përdorim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Në një deklaratë, ai tha se procesi i prodhimit të vaksinës Tetanus-Difteria kishte përfunduar në kapacitetin e brendshëm të prodhimit të Turqisë dhe se projekti për zhvillimin e vaksinës kishte filluar të jepte fryte. Vaksina u zhvillua nga një projekt që filloi në 2015, dhe është një vaksinë për të rriturit që përdoret në luftën kundër tetanozit dhe difterisë. “Ministria e Shëndetësisë ka marrë dorëzimin e parë të vaksinës, e cila ka kaluar kontrollet përkatëse të…
Mbrëmjen e sotme bota e futbollit mori një lajm të trishtë. Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare, me futbollistin legjendar të Argjentinës dhe Napolit që mori mesazhe ngushëllimi nga e gjithë bota.Por për Sekretarin e Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ky lajm “nuk është kaq i trishtë” sa raportohet në media.Në një status në rrjetet sociale, ai pyet me ironi se kush ishte Maradona, pasi në këto ditë ata që vlejnë më tepër janë njerëzit që njohim të cilët humbin “luftën” me Covid-19.Statusi i plotë:Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak…
Deputeti, Myslim Murrizi është shprehur se shqiptarët nuk kanë nevojë që të kenë frikë nga persona të cilët më herët në komunizëm kanë raportuar familjarët e tyre, dhe sot gjenden në Kuvend. Murrizi në emisionin “Arena: Deri në 25 prill kryetari këtij subjekti të sapoformuar do të jem. Pas kësaj date të gjithë kandidatët do të votohen. Ne nuk bëjmë ‘show’ me zgjedhje online ose 3D. Përderisa partitë kandidojnë në zgjedhje dhe kush të marrë më shumë vota atëherë ai të jetë kryetar partie. Në 30 vite që është rrëzuar komunizmi, nuk ka pse shqiptarët të kenë në krye një…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ‘Ismail Qemali’ në Tiranë ku dy makina janë përplasur. Ngjarja ka ndodhur në krah të Kryeministrisë. Siç edhe duket nga fotot, makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ka pasur të lënduar lehtë nga të dyja mjetet. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Berat. 82-vjeçari Ramadan Doko nga fshati Moravë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armë zjarri. Dyshohet se i moshuari në kushte të rënduara psikologjike, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes. Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin…
Dy herë në Hagë, dy herë i pafajshëm. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Ballkan” në “ABC” të gazetares Linda Karadaku rrëfeu mbrëmjen e sotme përballjen me Sllobodan Millosheviçin në burg në Hagë. Haradinaj tregoi përballjet që ka pasur me kasapin e Ballkanit dhe shkëmbimet e “thumbave” mes tyre. Për çfarë e pyeti dhe cila ishte përgjigja e njërit prej komandantëve të luftës së UÇK-së. “E kam parë disa herë, kemi qenë në kate të ndryshme, unë kam qenë në katin e tretë, ai në katin e parë për shkak të moshës dhe afërsisë me sallat e punës për…