Author: tirana

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se masat e vendosura kanë efekt vetëm nëse gjithësecili prej nesh merr përgjegjësitë e veta në parandalimin e këtij virusi. Tjetër lajm i hidhur për mjekësinë! Koronavirusi i merr jetën Profesorit të njohur, kolegët mesazh të ndjerë: Vdekja e tij është një humbje e madhe për shëndetësinë tonë Manastirliu ka bërë apel për respektimin rigoroz të rregullave të vendosura gjatë festave të Nentorit, duke u shprehur se patriot është kush qëndron në shtëpi. “E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit. Por këtë vit, këto…

Read More

Vijon Operacioni Forca e Ligjit për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. D, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; Xh. P, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim; I. T, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; L. T, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”,…

Read More

Policia e Tiranës dhe Kamzës ka ndaluar tre persona të akuzuar për shpërndarje droge. Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: O. Y., 25 vjeç, pasi në rrugën “George Bush”, punonjësit e policisë të Komisariati Nr. 1, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar…

Read More

Ndonëse për shkak të pandemisë, për artistët ky vit nuk ka qenë shumë i mirë, e kundërta ka ndodhur me Dua Lipën, e cila po shënon sukses pas suksesi. Këngëtarja është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Përmes një postimi në rrjete sociale. Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar. “Kjo është e pabesueshme! Gjashtë nominime Graammy! Çfarë jete! Nuk mund ta besoj! Gjashtë nominime! Zemra po më rreh fort dhe jam në shok total! Po dridhem! Faleminderit shumë për dashurinë dhe…

Read More

Nisur nga numrat në rritje të të infektuarëve me Covid19, Ministrja e Shëndetësisë njoftoi sot të tjera masa me qëllim minimizimin e risqeve gjatë kësaj periudhe. Në një videomesazh në facebook, Manastirliu tha se duke nisur nga data 1 dhjetor, bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve, i rekomandohet MASR alternim i mësimit online e fizik në klasa. “Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. Por, për të minimizuar risqet gjatë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të tjera nga spitalet në vend, duke e krahasua me gjendjen në të cilën e gjetën sistemin shëndetësor kur erdhën në pushtet. Gazetari i kryeministrit ka vizituar disa ambiente të Spitalit të Kirurgjisë “Frederik Shiroka” në QSUT. Ndërsa në fund të videos të publikuar nga Rama, janë shfaqur edhe pamjet që sipas tij tregojnë gjendjen e mjeruar të këtij spitali 7 vite më parë. “Kush nuk do që ta shikojë se çfarë transformimi epokal po ndodh me shëndetësinë falë qeverisjes sonë dhe ose kur flet mbrapsht vazhdon mban mend spitalet e tmerrshme të…

Read More

Një lajm i hidhur la ardhur për botën universitare shqiptare. COVID-19 i ka marrë jetën pedagoges së Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti. Lajmi bëhet i ditur nga kolegia e saj Majlinda Keta, e cila shprehet se Noti ka lënë pas dhimbje mes kolegëve dhe studentëve, ndërsa shprehet se fjalët për këtë ikje sot janë të pakta. Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid 19, pas Irena Bogdanit të Fakultetit Ekonomik. “Prof. Kozeta Noti, unikja mes nesh, per gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me te cilin konsumoje cdo minut…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një diskutim me ekspertë të shëndetësisë në vend. Meta tha se ekspertët e shëndetësisë dhanë mendime të vlefshme, ndërsa shtoi se shumë çështje kërkojnë vëmendje. Ilir Meta: Paneli i mjekëve dha mendime të dobishme. Shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje, sepse situata është dinamike për të gjithë e çdo reflektim ndihmon për t’ju paraprirë situatave në të ardhmen. Roli i mjekëve të familjes është i rëndësishëm. Ne kemi parasysh strategjinë e qeverisë, por ne kemi kritikat tona, ato që ne gjykojmë që mund të jenë në konsideratë. Tritan Shehu: Mjeku i familjes duhet të…

Read More

Kreu i PD po zhvillon një takim në Shkodër ditën e sotme. Basha u shpreh i zhgënjyer nga mostejkalimi i ndasive politike në Këshillin Bashkiak në një situatë të tillë. Basha theksoi se pengimi për kryebashkiaken në detyrë është bërë nga frika se modeli i Bashkisë së Shkodrës do t’i nxirrte zbuluar. Më tej kryedemokrati tha se kjo qeveri është e vetmja në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë për të ndihmuar bizneset. “Bëra thirrje që të kaloheshin ndasitë politike. Jam i zhgënjyer për ata që janë ulur në karriget e Këshillit Bashkiak. Mund të bashkoheshin…

Read More

Ende pa kaluar vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, ekspertët po paralajmërojnë për një valë të tretë të mundshme të Covid-19.  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjithçka do të varet nga masat që do të jenë në fuqi gjatë dhjetorit, kur vijnë edhe festat e fundvitit. Dabid Nabarro, përfaqësuesi i OBSH-së, tha se Europa duhet të marrë shembull nga vende si Tajvani ose Koreja e Jugut, që e kanë ndalur shtimin e rasteve të reja. Në një intervistë për zviceranen “Solothurner Zeitung”, Nabarro theksoi: “Pas valës së parë, nuk u ngrit infrastruktura e nevojshme gjatë verës. Pastaj u…

Read More

Pavarësisht problemeve që kanë kaluar, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza. Disa nga shenjat do të jenë më me fat se të tjerat pasi disa ndryshime energjike i presin. Dashi Sfondi juaj emocional ju shqetëson dhe tani është një kohë e mirë për t’u marrë me autokritikë. Këto ditë janë të përshtatshme për të qenë më optimistë dhe për të marrë disa vendime serioze që do t’ju ndihmojnë në jetën tuaj. Fati do të jetë në anën tuaj, prandaj shfrytëzoni maksimalisht çdo mundësi që ju del përpara. Demi Ndoshta jeni duke rimenduar disa nga qëllimet tuaja…

Read More

“Nuk e kam parë prej kohësh”. Kjo ishte mënyra që zgjodhi Zlatan Ibrahimovic në fillim të nëntorit për të treguar se i mungon fanella e përfaqësueses së Suedisë, nga e cila u tërhoq në vitin 2016. Thuajse 6 muaj para Kampionatit Europian, 39-vjeçari dha një mesazh për drejtuesit e Federatës Suedeze të Futbollit dhe për trajnerin Janne Anderson, i cili në një prononcim të fundit bën prapakthehu nga qëndrimi i tij i disa javëve më parë, teksa ishte shprehur se Ibra te Suedia ishte një çështje e mbyllur. “Së pari, është e nevojshme që ai vetë ta thotë që dëshiron…

Read More