Këngëtari i njohur Erik Loshi ka bërë një deklaratë të papritur sot teksa ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Ai u shpreh se ka menduar largimin nga Shqipëria. “Kur u mbyll çdo gjë mendoja të largohesha nga Shqipëria. Dua të shoh diçka ndryshe, një jetesë ndryshe. Ka shumë gjëra që këtu janë në disfavorin tim si individ, nuk kam mbështetjen e duhur nga asnjë institucion për këtë kontribut. Artistët nuk vlerësohen dhe është për të ardhur keq. Do të ishte shumë mirë nëse do të jetoja në vendin tim dhe të merrja atë që meritoja. Kjo është një…
Author: tirana
Një surprizë e bukur është menduar ditën e sotme për pacientët dhe stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ansambli i këngëve dhe valleve popullore po mban një koncert në spitalin COVID-2. Në oborrin e spitalit muzikantët këndonin për t’i dhuruar disa momente të bukura bluzave të bardha, pse jo edhe pacientëve të infektuar që kanë dalë në ballkon për të shijuar momentet live, ku shikohen duke kërcyer dhe kënduar nga ballkoni i spitalit.
Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, kanë lëshuar mesazhe kundër dhunës ndaj grave. Përmes një postimi, në Twitter, Soreca thotë se dhuna ndaj grave nuk ka vend në BE dhe po punohet për të hetuar aktet e dhunës, për të mbështetur viktimat dhe për të adresuar shkaqet themelore. “Dhuna ndaj grave nuk ka vend në BE, apo në botë. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur, me partnerët tanë, për të hetuar aktet e dhunës ndaj grave, për të mbështetur viktimat dhe për…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm mesazhin e fortë të një pacienti që ka fituar betejën me COVID-19. Pacienti rrëfen simptomat e para dhe momentin e shtrimit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ai kërkon që të gjithë të respektojë masat pasi vetëm ata që e kanë kaluar këtë sëmundje mund të flasin për pasojat e saj. Gjithashtu ai shprehet se ndihet sikur ka rilindur sërish dhe për këtë i është mirënjohës mjekëve. “Pata bllokim në frymëmarrje dhe dobësim të përgjithshëm. Shkova në spitali Shefqet Ndroqi në Urgjencë. Jam shtruar rreth orës 1 të natës. Menjëherë më kanë shtruar. I…
Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe kjo s’ka nevojë për diskutime. Ajo është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me familjarët e saj dhe ku ajo vet ka vazhduar karrierën në modeling. Modelja dje ka postuar një foto“topless”, teksa flokët e gjatë kaçurrela i ka lëshuar para. Në postimin e saj, nuk kanë munguar komentet e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për look-un teksa Adrola shkruan: ‘Opinioni juaj nuk paguan faturat e mia’. Kjo është një ndër fotot më të komentuara të Adrola Dushit duke marrë mbi 30…
Presidenti Emanuel Macron ka dhënë një lajmë të mirë për Francën. Duke filluar nga kjo fundjavë, do të nisë lehtësimin e bllokadës anti-COVID , në mënyrë që për Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapin dyert dhe qytetarët francezë ta kalojnë një sezon festash normal. Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje të ndajnë “momente me familjen” dhe të dashurit e tyre gjatë festave, pas më shumë se një muaji mungese. Kështu deklaroi mbrëmjen e së martës presidenti Emanuel Macron, ku theksoi se e keqja e valës së dytë të pandemisë në Francë ka kaluar, megjithatë kafenetë dhe baret do…
Ndërsa debati për numrin e vdekjeve nga Covid vijon të jetë një nga temat kryesore të politikëbërjes në vend, gazetari Sokol Balla publikoi sot në emisionin “Real Story” në News24 grafikë të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në 2020, në përiudhën korrik-tetor, krahasuar me dy vite më parë, 2019 dhe 2018 për të njetjën periudhë. “Këtu shihet se në 2020 vdekjet janë të larta krahasuar me 2019. Ndërkohë që 2018 janë pak a shumë njësoj me 2019. Pra, viti 2020 ka më shumë vdekje, 287 të vdekur. Në gusht janë 806 të vdekur më shumë se 2019, po ashtu edhe…
Ka disa produkte ushqimore që ulin temperaturën e lartë, njësoj si medikamentet e posaçme. Patate Grijeni pataten, vendosini në këmbë dhe vishni çorape. Mbajeni veshjen derisa të thahet, pastaj zëvendësoni nëse është e nevojshme. Qepë Ashtu si patatet, thjesht shtoni pak kripë për të lëshuar lëng. E bardha e vezës Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat, tundeni pak dhe vendoseni në leckë. Mbështillni këmbët me një leckë dhe vishni çorape dhe ndërroni leckën kur të nxehet. Lakër Merrni një fletë lakre dhe vendoseni në ballë, qafë. Zëvendësoni me një fletë tjetër sa më shpejt që të lirojë lëngun…
Edhe pse ka deklaruar se nuk e besonte ekzistencën e COVID dhe ka vijuar takimet partiake, duket se Kryetarja e LSI e ka kaluar atë. Në një intervistë për TCH, Kryemadhi deklaroi se ditën që operoi bajamet, mjekët i kanë thënë që ka kaluar edhe COVID pas analizave për serologjikun. Befasi mbetet se si Presidenti nuk është prekur ndonëse sikurse e pohon Kryemadhi, nuk kanë munguar edhe puthjet mes çiftit presidencial. “Unë e kam kaluar COVID, pa këputje pa lodhje e pa gjë. Ditën që kam operuar bajamet, mjekët më kanë thënë se ju kaluat COVID, bëra serologjikin. Pra, nuk…
Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për ”RTSH”-në ka folur për alternativën që së bashku me anëtarët e tjerë synojnë t’i ofrojnë Shqipërisë. Patozi dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të jenë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se e vetmja mënyrë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët. Astrit Patozi: “Ne synojmë të jemi alternativë e tretë për Shqipërinë dhe mundësisht të kemi një koalicion opozitar ku të bashkojë parti dhe lëvizje të ngjashme të cilët kanë si objektiv jo thjesht rotacionin e Lulzim Bashës dhe Monika…
Monika Kryemadhi fitoi mandatin e dytë në krye të LSI, por presidenti Meta dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj nuk e uruar ende. Kryemadhi tha në ‘Open’ se nuk hatërmbetje, por tha thjesht se ai nuk e ka uruar ende. “Nuk më ka uruar Meta akoma, nuk më ka thënë që urime”, tha ajo. E pyetur nëse ka hatërmbetje mes tyre që nuk ju ka uruar, aja tha:’Jo absolutisht jo, nuk kemi.’
Monika Kryemadhi ka marrë një mesazh në celularin e saj, mbrëmjen e sotme. E ftuar në studion e “Open”, Kryemadhi u pyet ser përse garoi si kryetare e LSI-së, pas një rival. Teksa po argumentonte përgjigjen e saj, kryetares së LSI-së i erdhi një mesazh. Kryemadhi e lexoi LIVE dhe nisi të qeshte. “Ja se po më pyesnit…më shkruan pastor Paulini. ‘mos ki merak thotë se vij e kandidoj unë për kryetar’, më shkruan ai. E përshëndes shumë, mund të vijë të kandidojë, por s’i lejohet,”- tha Kryemadhi.