Author: tirana

Ish-kryeministri, Sali Berisha i është drejtuar sot qeverisë Rama me thirrjen urgjente për mbylljen e shkollave, pasi sipas tij ato janë bomba biologjike të përhapjes së koronavirusit. Në bazë të analizimit të të dhënave, sipas Berishës nga rihapja e shkollave numri i të infektuarve është rritur me 500 përqind. Postimi i plotë: Edhe njëherë, mbyllja e shkollave është urgjence për frenimin e pandemisë! Ato janë sot bomba biologjike te përhapjes se pandemisë. Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve te infektuara çdo dite është rritur me 500%. Vetëm dje u shpallen 17 vdekje spitalore nga covid19. Miq, dje ne…

Read More

Një 70-vjeçar që para 20 vitesh ka vrarë gruan dhe vajzën e tij 13 vjeçe në Tepelenë, ka marrë dje letër nga “Forca e Ligjit”, për të deklaruar pasurinë. Selam Qëndron, i cili në shkurt të këtij viti, rrëfeu vetë ngjarjen në emisionin “Me zemër të hapur”, në “News 24”, duke u shprehur se krimin e kishte kryer pasi kishte gjetur gruan me komshiun në shtëpi. Ai ishte dënuar me 25 vjet burg për krimin e dyfishtë, për të cilin kishte qëndruar edhe 3 muaj në koma, për shkak të shokut që kishte pësuar. Policia tha dje se në kuadër…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim dhe zhvillim, ku dhe u firmos protokolli për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Peter Zingraf, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Santiago Alonso Rodriguez, Kreu i Divizionit në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për Evropën Lindore dhe Juglindore, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie. Fokusi kryesor i këtij diskutimi ndërqeveritar ishte angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Gjermania merr përsipër të sigurojë për…

Read More

Spak ka nisur verifikimet per 3 të dënuar për sjellet e tyre dhe kontaktet që mbajnë jashtë me anëtarë të grupeve kriminale. Në këto informacione thuhet se ka dyshime të arsyeshme se të dënuarit janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast në një gjobvënie. Në përfundim të verifikimit SPAK pritet t’i propozojë ministrit të drejtësisë, në këtë rast Etilda Gjonajt, futjen në regjim të posaçëm për 3 të dënuarit. Aktualisht në bis 41 janë 7 të dënuar, përfshirë anëtarët e grupit Shullazi, të cilëve u janë ndërprerë pothuajse fare kontaktet me botën e jashtme. Ndërkohë vendimet e ministres…

Read More

Policia e Kurbinit ka vënë në prnga një 41-vjeçar pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa këshilla për përdorimin e antibiotikut. Në njoftim theksohet se antibiotikët merren vetëm me udhëzimet e mjekëve. “Kujdes! Antibiotikët merren vetëm me udhëzimet e mjekëve. Jo vetëm në këtë situatë të epidemisë, por gjithmonë, këto këshilla duhen pasur parasysh gjatë përdorimit të antibiotikëve: • Konsultohuni gjithmonë me mjekun dhe farmacistin para se ti përdorni.• Përfundoni mjekimin që ju jep mjeku dhe zbatojeni atë me përpikmëri. • Në farmaci, antibiotikun duhet ta kërkoni duke paraqitur recetën e mjekut.• Mos këmbëngulni të merrni antibiotikë nëse mjeku nuk e rekomandon.• Kurrë mos përdorni antibiotikë që ju kanë mbetur…

Read More

Osteoartiti është një nga format më të përhapura të artritit tek të rriturit. Njihet si sëmundje reumatizmale e cila prek kyçet dhe gjunjët. Osteoartriti i gjurit prek rreth 10% të burrave dhe 13% të grave mbi moshën 60 vjeç. Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm siç janë dëmtimët ashtu edhe nga deformimet e kockave apo plakja. Nuk ka ende një kurë specifike për kurimin e kësaj sëmundje e cila shkakton fryrje, vështirësi në lëvizje dhe dhimbje të vazhdueshme. Mjekët shpesh rekomandojnë qetësues për të ndaluar dhimbjen apo edhe zëvëndësimin e gjurit me anë të operacionit. Gjithsesi këto…

Read More

Vaksina ruse Sputnik V është “më shumë se 95%” efektive kundër COVID-19 nëse i referohemi “të dhënave paraprake nga vullnetarët të marra 42 ditë pas dozës së parë” (dmth 21 ditë pas dozës së dytë). Kjo u njoftua nga instituti kërkimor Gamaleya duke botuar raundin e dytë të analizës së ndërmjetme të eksperimentimit në vazhdim. Kjo është vaksina e parë e reklamuar dhe nga Presidenti rus Vladimir Putin, por që u prit me skepticizëm. Ndërkohë që vaksinat që presin për t’u aprovuar janë dhe ajo e Pfizer me Biontech si dhe Modernas. Po kështu dje Universiteti i Oksfordit tha se…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online me gazetarët, duke folur për vaksinën për koronavirusin, deklaroi se uron që Shqipëria të mos mbesë mbrapa në këtë proces në raport me shtetet e tjera europiane. Rama thekson se për momentin, çmimi i vaksinës është gjëja e fundit që po diskuton qeveria. “Ne kemi një grup personash, të cilët janë ekspertë, që po merren me vaksinën dhe uroj mos mbetemi pas me shtetet e tjera europiane. Çmimi është gjëja e fundit që diskutojmë në këtë moment. me rëndësi ka që vaksinat të sigurohen sa më shpejt. Asnjë vend sa shoh, nuk po…

Read More

“Kemi tre skenarë. Skenari i pari është mësimi në bankat e shkollës, skenari i dytë është mësimi i përziëre dhe skenari i tretë është mësimi online. Ne aktualisht jemi në skenarin e parë.”. Kështu deklaron ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një konferencë për mediat. Ajo tha se deri më tani në shkolla po zbatohet protokolli anti-covid, ndërsa shtoi se nxënësit janë më të sigurt në këto institucione, se sa poshtë pallatit të shtëpisë. “U hartua një udhëzues për të zbatuar të gjitha rregullat dhe masat. Protokolli i ministrisë zbatohet me përpikmëri në të gjitha shkollat tona. Në çdo ditë…

Read More

Dy vajzat e Drane dhe Llesh Dedës flasin sot në emisionin “Me zemër të hapur” për vrasjen e babait të tyre nga nëna me sqepar. Një rrëfim tronditës që vjen pas pak në ekran, ku motrat Daniela dhe Xhystina Deda justifikojnë veprimin e nënës së tyre, pasi siç thonë ato ishte e dhunuar gjatë gjithë kohës. Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, ndërsa Llesh Deda ndërroi jetë pas 15 ditësh në spital.

Read More

“Ai ishte regjisori im i mirë. I paqtë në sheshxhirim. Duhet ta nderoj kujtimin e tij”. Një miqësi 50-vjeçare mes aktores Roza Anagnosti e regjisorit Muharrem Fejzo, është zanafilla e një bisede pranë sheshit “Shopen”, një të hënë nëntori. Ndarja nga jeta e regjisorit Fejzo, regjisor i filmave “Fije që priten” e “Mësonjëtorja” ku Roza pati rolet e saj të para. Ajo vjen në një rrëfim të ndjerë pothuaj e përlotur për ndarjen e tij nga jeta, për ikjen pa lamtumirë, për mesazhin e fundit që ajo i dërgoi pa marrë përgjigje prej tij. Ndalet doemos të kohët e vështira…

Read More