Author: tirana

I ftuar këtë të martë në emisionin “Historia ime” në TV Klan ishte Halil Sinani nga Kukësi, por me vendbanim në Tiranë. Halili është i martuar prej 5 vitesh dhe nga martesa kanë ardhur në jetë 2 fëmijë, njëri 2 vjeç dhe tjetri 4 vjeç. Ai dhe bashkëshortja e tij Shkurta shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, por Halili ka raporte shume te këqia me prindërit e tij. Halili tregoi se i ati e ka dhunuar edhe atë dhe nusen e tij si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Tashme ata jetojnë prej 4 muajsh me qera, familja ka marrë madje edhe urdhër…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka deklaruar në një intervistë televizive se Shqipëria ka një keqmenaxhim absolut të pandemisë së koronavirusit. Shehu theksoi se mjekët e familjes sot nuk kanë pajisjet e duhura, gjë që bën që të rrezikojë infektimin. “Këto ditë janë me karakteristikat e fillimeve të pandemisë. Kemi të bëjmë me keq-menaxhim absolut, me dështim total. Prej shkurtit, çdo gjë u koncentrua në një laborator dhe në një urgjencë. Janë të bllokuara të gjitha spitalet e mëdha të Shqipërisë, akoma gjithçka është e përqendruar në disa spitale. Mjeku i familjes nuk është i mbrojtur. Rama ka tendencën për…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vjeshtë-dimrit për rritjen e kapaciteteve, i cili do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të Institutit të Shëndetit Publik. “Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë, por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik. Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 609 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se në këto 24 orë kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 13 pacientë. Njoftimi i plotë: 1.590 TESTIME, 350 TË SHËRUAR DHE 609 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes…

Read More

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan “Moderna” për furnizimin deri në 160 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, kontrata e gjashtë e arritur nga BE me një laborator farmaceutik. “Jam e lumtur të njoftoj se do të nënshkruajmë nesër një kontratë të re për të siguruar një vaksinë tjetër kundër COVID-19”, deklaroi Von der Leyen, në një konferencë shtypi. Ajo përmendi gjithashtu edhe një kontratë të shtatë të vaksinës në të ardhmen, pa dhënë shumë detaje. “Nesër do të aprovojmë një kontratë të 6-të për deri në 160 milionë doza të…

Read More

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 512 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga ana e Presidentit Meta, të ligjit për Policinë e Shtetit. Përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar. “Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive, duke u treguar shqiptarëve se sa serioz…

Read More

Një i ri ka përfunduar në spital pas një sherri për motive ende të panjohura. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 22:00, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dje se në ambientet e jashtme të një lokali në rrethana ende të paqarta është goditur me grushte shtetasi M.M., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna…

Read More

Ditën e sotme ka ndërruar jetë grimierja nga Kosova, Marigona Obërtinca. Obërtinca, nënë e një djali, ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës.  Media kosovare bën me dije se Marigona ishte e shtruar prej disa ditësh në spital për shkak të përdorimit të tepruar të lëndëve narkotike. Pavarësisht se mjekët janë përpjekur të bëjnë intoksimin e saj, Marigona ka ndërruar jetë. Ndërkohë që familja e saj, ka vendosur që të bëjë një varrim vetëm me njerëzit e saj të familjes. E motra e saj, Blerta thotë se Marigona u nda nga jeta 4 ditë para ditëlindjes së saj. Postimi i…

Read More

Që prej muajit mars, 565 të infektuar kanë zgjedhur të udhëtojnë me chartera mjekësor drejt vende të tjera. Nga këto, 270 udhëtime mjekësore me ‘chartera’ janë regjistruar drejt shtetit turk. Vjena është destinacioni i dytë, i cili renditet pas Turqisë për numrin e udhëtimeve mjekësore jashtë vendit. E treta renditet Italia për numrin e charterave të nisur drejt saj nga Rinasi Udhëtimet drejt Turqisë, bëjnë me dije burime nga Aeroporti i Rinasit, vijojnë normalisht për qytetarët rezident në këtë shtet pa protokolle të shtuara dhe masa strikte. Ndërsa për disa vende të Bashkimit Europian ka kufizime protokollare shëndetësore që kanë…

Read More

Një kostum banje velet, mund të mos jetë veshja më praktike, por Kylie Jenner e bën atë të duket kaq bukur. Në fotot e fundit të postuara në Instagram, bukuroshja 23-vjeçare mahniti me bikini, të cilat e bënin atë të dukej super-seksi. Materiali velet, me shkëlqim argjendi , ekspozoi edhe më shumë lëkurën e Kylie, ndërsa “puthej” nga dielli, në pishinën e shtëpisë së saj super luksoze.

Read More

Zyra e Prokurorit në Dhomat e Specializuara, ka paraparë që shtatori i 2021-ës, është afati më i vonshëm për të nisur gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu thuhet në një parashtresë të kryeprokurorit Jack Smith, publikuar këtë të martë në faqen online, lidhur me atë se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, përcjellë Klan Kosova. Madje theksohet se ky gjykim duhet të nis verën e 2021 dhe jo më vonë se shtatori. ”Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që…

Read More