Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka deklaruar në një intervistë televizive se Shqipëria ka një keqmenaxhim absolut të pandemisë së koronavirusit.
Shehu theksoi se mjekët e familjes sot nuk kanë pajisjet e duhura, gjë që bën që të rrezikojë infektimin.
“Këto ditë janë me karakteristikat e fillimeve të pandemisë. Kemi të bëjmë me keq-menaxhim absolut, me dështim total. Prej shkurtit, çdo gjë u koncentrua në një laborator dhe në një urgjencë. Janë të bllokuara të gjitha spitalet e mëdha të Shqipërisë, akoma gjithçka është e përqendruar në disa spitale.
Mjeku i familjes nuk është i mbrojtur. Rama ka tendencën për të kontrolluar çdo gjë e do të pengojë transparencën. Mjeku i familjes është motori i përballjes, prandaj duhet të ishte personi më i pajisur. Personeli duhet të mbrohej. Mjeku i familjes nuk është pajisur me mjetet e duhura, që t’i shërbejë pacientëve”, tha Shehu.
