Author: tirana

Së shpejti pritet që vaksina të vijnë edhe në vendin tonë, por pyetja që bëjmë të gjithë është: A do i mbajmë maskat më? Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u kërkoi qytetarëve që të mbajnë maskën. Ajo tha se edhe kur të dalë vaksina, masat do të vijojnë dhe maska duhet të mbahet. “Pavarësisht vendimeve, më e rëndësishme është që ne duhet të kuptojmë normalitetin e ri, duhet të mbajmë maskën. Maska do të mbahet edhe pas daljes së vaksinës, deri sa të shohim që do japë efekt. Në momentin që do të kemi vaksinën,…

Read More

Me kalimin e ditëve, u shfaqën disa informacione të rëndësishme mbi vaksinën kandidate anti-Covid të zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe Biotech. Ne kemi nisur të kuptojmë se si funksionon teknologjia mARN, mbi të cilën ajo bazohet, cilat kushte duhet të ruhen, dhe çfarë domethënie ka mbi pandeminë, nëse të dhënat premtuese mbi efektivitetin e saj provohen të jenë të besueshme. Por në mungesë të botimeve shkencore, për t’i mbështetur këto pretendime, ka ende shumë pika që mbeten për t’u sqaruar. Vaksina redukton vetëm simptomat, apo ul edhe transmetimin e virusit? Nuk është ende e qartë se çfarë i referohet “efikasiteti…

Read More

Andi Lila “ylli futbollit” siç e cilësonte sot në mënyrë qesharake Lulzim Basha, është në qendër të vëmendjes prej dy ditësh, pasi e kanë larguar nga fusha e Kavajës ku po jepte një intervistë. Gjithashtu, pas lënies së futbollit Andi Lila i është futur politikës dhe është në listën e deputetëvë PD-së për Kavajën, ku në zgjedhjet e fundit ishte një nga emrat që mori më shumë vota kundër. Për ngjarjen e fundit, ka reaguar dhe kryetari i bashkisë Kavajë Redjan Krali, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan; “…dhe ai që u votua më shumë kundra (nga…

Read More

Kafeina që gjendet tek kafeja ofron një alternativë më të mirë zgjimi se fruktoza që gjendet tek molla. Megjithatë, ekspertët thonë se secila prej këtyre alternativave ofron përfitime disi të komplikuara. Për shembull, nëse ju kryeni aktivitet fizik që në mëngjes, molla do të ishte alterantiva e duhur sepse i jep organizmit energjinë e nevojshme. Nëse hani mollë çdo ditë, ekspertët thonë se frymëmarrja juaj do të përmirësohet. Nga ana tjetër, pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik do të nxisë djegien e yndyrnave. Kafeina Kur trupi është në gjumë, temperatura e tij bie bashkë me tensionin e gjakut dhe kjo…

Read More

Me anë të një deklarate për mediat, ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se kryeministri Edi Rama njësoj si në zgjedhjet për bashkinë ne 2003, po përpiqet të manipulojë‎ listat e zgjedhësve me të njëjtën skemë. Bylykbashi bën me dije se ‘ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim në zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet ‎per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve.’ “Çdo manipulim ne regjistrat e gjendjes civile eshte…

Read More

Humbja e njeriut të dashur në një moshë të re është gjithmonë një dhimbje për të afërmit, por kjo dhimbje merr përmasa të tjera kur ke brengën që nuk i ke qëndruar pranë në momentet e fundit. Në emisionin “Me zemër të Hapur” u trajtua sot historia e një familje që përjeton brenda të mëdha. Bëhet fjalë për një nënë dhe një motër që e kanë vuajtur në mënyrën më të keqe humbjen e parakohshme të Albanit, i cili u nda nga jeta më 11 qershor të këtij viti pas një sage 1 vit e gjysmë në spital ku vuante…

Read More

Ish-kampioni i peshave të rënda Mike Tyson do të luftojë në një ndeshje në fund të këtij muaji. Tyson do të takohet me Roy Jones në një ndeshje jozyrtare me 8 raunde më 28 nëntor në Dignity Health Sports Park në Los Angeles.54-vjeçari e përfundoi karrierën e tij me 50 fitore dhe gjashtë humbje. Nga 50 fitoret e tij, Tyson fitoi 44 prej tyre me nokaut. Me fitoren e tij ndaj Trevor Berbick në vitin 1986, Tyson 20-vjeçar u bë kampioni më i ri botëror në pesha të rënda në histori. Tyson u pezullua për një kohë të pacaktuar nga…

Read More

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde bëri thirrje për zbatimin pa vonesa të planit europian të rimëkëmbjes, në një kohë kur Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e tij nga BE. Plani europian i rimëkëmbjes i quajtur “Gjenerata e Ardhshme e BE” duhet të jetë operacional pa vonesa”, deklaroi presidentja e Bankës Qendrore gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, para se 27 vendet e BE-së të mblidhen në videokonferencë për të dalë nga kjo krizë. Ne vazhdojmë të përballemi me rrethana të rënda, si nga pikëpamja shëndetësore ashtu dhe nga pikëpamja ekonomike”, deklaroi Lagarde në fillim të fjalimit…

Read More

Këngëtarja shkodrane, Justina Aliaj prej dy javësh ndodhet në spitalin Infektiv si pasojë e infektimit me koronavirus.Mësohet se gjendja shëndetësore e artistes është përmirësuar dhe mjekët ja kanë hequr oksigjenin. Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, regjisorja Najada Elmazi, e cila u shpreh se lajmet rozë që kanë dal në media nuk janë të vërteta. “Justina momentalisht që po flasim është shumë mirë. Kanë dal nga ato lajmet rozë në media. Ajo kur i dëgjoi këto lajme tha se në të vërtetë është mirë”, tha ndër të tjera ajo.

Read More

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, në muajin shtator zyrtarizoi lidhjen e tij të re me modelen Sindi Çela. Seldi Qalliu është në një lidhje dashurie me vajzën 22-vjeçare, të cilën e prezantoi me të gjithë nëpërmjet fotos që publikoi në rrjete sociale, në ditën e saj të lindjes. Së fundmi, Sindi ka folur më shumë në lidhje me raportin që ka me këngëtarin, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Insastory. “Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha, pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe…

Read More

Gazetari Renaldo Salianji ka treguar ditët e vështira që kaloi pas infektimit me COVID-19. Në një rrëfim për Euronews Albania, ai u shpreh se mendon se virusin e ka marrë në Ballsh, gjatë protestës së naftëtarëve. “Unë kam pasur kontakt me një person të infektuar. Kam qenë gjatë grevës së urisë së naftëtarëve në Ballsh dhe njëri prej tyre ishte i infektuar me COVID-19. Unë kam pasur kontakte të afërta me zotin Sokol Dautaj. Pasi mora vesh që ishte i infektuar me COVID-19 vendosa të karantinohem dhe dy ditë më pas mu shfaqën simptomat. Kam marrë në telefon 127 për…

Read More

Rusia kaloi sot pragun e dy milionë të sëmurëve me koronavirusin e ri duke regjistruar gjithashtu dy rekorde të reja përsa i përket infektimeve dhe numrit të viktimave, por autoritetet refuzojnë ende një kufizim të përgjithshëm. Autoritetet shëndetësore raportuan 23 610 raste të reja me COVID-19 dhe 463 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Numri total i rasteve me COVID-19 ka arritur në 2,02 milionë që prej fillimit të pandemisë dhe 34 850 të vdekur. Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi situatën “shqetësuese” dhe u kërkoi rajoneve ruse, më pak të pajisura se Moska për t’i bërë ballë pandemisë.…

Read More