Author: tirana

Andriada Meta, specializante anestezi-reaminacion thotë se mjekët në Shqipëri po përballen me shumë stres dhe lodhje gjatë punës së tyre. Një faktor që e vështirëson situatën e tyre është se shumë prej pacientëve paraqiten në spital në një gjendje të renduar. Në një interviste për Euronews Albania, ajo shtoi se këtë e thotë nga krahasimi që bën me situatën në spitalet e Italisë ku dha kontributin e saj si pjesë e ndihmës që Shqipëria i ofroi vendin fqinj për të përballur situatën e COVID-19. “Ne në Shqipëri kemi shumë më shumë lodhje dhe shumë më shumë stres se sa mjekët…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm e Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër publike kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në letër, Pacolli i kërkon kreut të qeverisë shqiptare, që të udhëheqë veprimet diplomatike, për të kundërshtuar akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale në Hagë, karshi ish-drejtuesve të UÇK-së. Letra e plotë e Pacollit: Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të…

Read More

Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda 1 nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim. Gjithsesi, jemi thuajse në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2021. Jemi para një tjetër të panjohure, por sipas astrologjisë, thuhet se ky vit do të jetë goxha shpresëdhënës, prandaj niseni me optimizëm. Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo? 1. Bashkimi “hyjnor”: Jupiteri dhe Saturni në Ujor Kur themi “bashkimi hyjnor” e kemi fjalën për 2 planete që takohen bashkë në të njëjtën pikë të…

Read More

Listës së personazheve të njohur që po nxitojnë të bëjnë pemën e Vitit të Ri ndonëse data 6 dhjetor do dhe disa javë të mbërrijë, i janë bashkuar edhe Morena Taraku dhe Fifi. Morena ka ndarë disa pamje të pemës së gjelbër, për të cilën është kujdesur vetë ta zbukurojë, duke treguar se njëjtë si të gjithë të tjerët po i pret me padurim festat e fundvitit. Ndërsa Fifi ka publikuar një video ku shfaqet plot e përplot me zbukurimë Krishtlindjesh pas disa blerjeve të mira që ka bërë. Edhe Nevina Shtylla ka treguar pak ditë më parë se periudha…

Read More

Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama ka bërë me dije se do jetë pjesëmarrëse në Womans Entrepreneur ship Day. Linda Rama, postimin e saj në rrjetin social Tëitter e shoqëron me shkrimin se gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese në këtë vit të paparë dhe duhen mbështetur. ‘Po e nis ditën me një apel për të mbështetur gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Pavarësisht sfidave të papara të vitit, gratë sipërmarrëse vazhdojnë përpara dhe ju mund t’i mbështesni ato’, shkruan Linda Rama.

Read More

Besa Kokëdhima ka vite që jeton midis Shqipërisë dhe Francës, e duket se do vazhdojë ende të bëjë të njëjtën gjë. Këngëtarja ka qenë së fundmi e ftuar për një intervistë përmes telefonit në emisionin radiofonik “Pardon my French” në “Top Albania Radio”. Duke qenë se Besa është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, nuk kanë munguar ngacmimet nga prezantuesja Jonida Aliçkolli në lidhje me këtë pjesë. E pyetur nëse është dashuria ajo që e kthen në Shqipëri, Besa është përgjigjur se sigurisht që kjo gjë e bën të vijë shpesh në vendlindje. “Mua dashuria gjithmonë…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjut letrës së Partisë Demokratike mbi aplikimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit. Përmes një letre zyrtare, KQZ shkruan se akti normativ është duke u hartuar por ajo kërkon kohën e vetë. Ndërsa përsa i përket financimit të këtij projekti, KQZ thotë se po vlerësohen kostot e mundshme për implementimin e këtij procesi.

Read More

Pika kufitare e Kakavisë do të mbetet e hapur për udhëtimin drejt Greqisë, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Më herët, qeveria greke njoftoi se duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë përmes pikës kufitare të Kapshticës për shkuar në Greqi. Megjithatë pika kufitare e Kakavisë do të qëndrojë e hapur. Në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë të vendit, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionat. Njoftimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me…

Read More

Mbrëmjen e kaluar, aktori, producenti dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ishte në një intervistë, ku foli gjerë e gjatë për jetën e tij personale, punën e planet e së ardhmes. Gjatë intervistës në “Roped with Olsi”, Ermali tregoi gjithashtu edhe arsyen pse është larguar këto kohë nga ekrani. Ai shpjegoi se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime. “Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon.…

Read More

Letra e një 7-vjeçari drejtuar mamit të tij ka tërhequr vëmendjen e rrjetit. Letra titullohet ” E urrej celularin e mamit” dhe është shkruar nga Jen Adamas Beason një 7- vjeçar nga Shtetet e Bashkura të Amerikës. Gjithçka ka nisur kur mësuesja e tij Luiziana, i ka kërkuar klasës së saj, ku ndodhej dhe 7-vjeçari të shkruanin për diçka që është shpikur dhe atyre nuk iu pëlqen. Beason ka shkruar se ajo që ai nuk pëlqen madje e urren është telefoni. “Nëse do ju tregoja ju se cila shpikje nuk më pëlqen, do të thoja se nuk më pëlqen telefoni.…

Read More

Ujori Ujorët janë jashtëzakonisht krijues, kështu që për ta, seksi misionar është thuajse i humbur si opsion. Ashtu si në jetë, këta individë janë gati të provojnë gjëra të reja, pavarësisht se sa të çuditshme mund të duken si ide. Nëse jeni duke kërkuar për një partner, i cili e kalon kohën e lirë duke shpikur pozicionet seksuale zgjidhni një Ujor. Nëse jeni një romantik i pashpresë që ju pëlqen seksi i ëmbël, i dashur, atëherë më mirë kërkoni diku tjetër. Peshqit Të lindurit e kësaj shenje janë romantikë të pashpresë, kjo është arsyeja pse ju nuk do të mendoni…

Read More

“Magdalena e penduar”, një pikturë nga Gian Giacomo Caprotti, i njohur si Salaì (1480-1524), bashkëpunëtori më i ngushtë i Leonardo Da Vinçit, u nxorr në ankand sot për një çmim prej 1,7 milionë eurosh, njoftoi shtëpia e ankandeve “Artcurial” në Paris. Kjo pikturë me bojra vaji është një nga veprat e rralla, që njihet si e krijuar nga dora e këtij piktori mjaft i afërt me teknikën e Leonardos, veçanërisht në trajtimin e duarve dhe fytyrës. “Kjo pikturë doli vërtet nga nata. Pronari i saj, i cili e bleu atë për një shumë modeste, na e besoi për shitje. Ajo…

Read More