Letra e një 7-vjeçari drejtuar mamit të tij ka tërhequr vëmendjen e rrjetit. Letra titullohet ” E urrej celularin e mamit” dhe është shkruar nga Jen Adamas Beason një 7- vjeçar nga Shtetet e Bashkura të Amerikës.
Gjithçka ka nisur kur mësuesja e tij Luiziana, i ka kërkuar klasës së saj, ku ndodhej dhe 7-vjeçari të shkruanin për diçka që është shpikur dhe atyre nuk iu pëlqen. Beason ka shkruar se ajo që ai nuk pëlqen madje e urren është telefoni.
“Nëse do ju tregoja ju se cila shpikje nuk më pëlqen, do të thoja se nuk më pëlqen telefoni. Nuk më pëlqen pasi prindërit e mi rrinë në telefonat e tyre gjithë ditën. Telefoni është një zakon shumë i keq. E urrej telefonin e mamit tim. Do të doja shumë që ajo mos ta kishte një të tillë. Kjo është shpikja që nuk më pëlqen,”- ka shkruar 7-vjeçari.
Letra e plotë:

Letra u bë publike nga mësuesja e tij. Shënimi i shkruar me dorë është shoqërua me një vizatim të një smartphone me një shenjë X sipër dhe një fytyrë të trishtuar.
