Author: tirana

Ky është momenti i mrekullueshëm ku një gorillë miqësor i mbyllur në një kopsht zoologjik, përpiqet të ndihmojë një zog të plagosur, të fluturojë. Pamjet janë kapur në një kopsht zoologjik në New South Wales në Australi, më 17 nëntor. Gorilla e madhe shihet ndërsa shkon drejt zogut të plagosur dhe shtrihet në bar me te, me gjeste miqesore. Gorilla vë kokën në toke dhe shikon zogun e vogël, ndërsa e prek atë butë për të mos e lënduar. Ajo më pas e shtyn atë butësisht, në një përpjekje për ta ndihmuar të fluturojë, por përpjekjet dështojnë. Personi që filmoi…

Read More

Teksa ndaj disa nga ish-drejtuesve të UÇK-së ka nisur një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili ka qënë kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, tha në emisionin “Top Talk” se gjatë atyre viteve në Kosovë, nuk ka pasur luftë civile. Majko theksoi se nuk mund të quhet luftë civile, ku të gjithë palët kishin si qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. ‘Kanë qenë të gjithë bashkë. Mund të kishin diferenca për mënyrën se si do realizohej qëllimi,. Por qëllimi ka qenë 1, kjo duhet qartësuar.…

Read More

Djemve konkurrentë në “Për’Puthen” iu shtuan edhe dy personazhe të reja. I pari ishte Almend Kreku, 33 vjeç, i cili është diplomuar në degën e ekonomikut. Djali u prezantua tepër i vendosur dhe i pjekur, cilësi këto që përkojnë me moshën e tij. Ai tha se ka arritur një etapë në jetë që dëshiron lidhje serioze dhe në “Për’Puthen” ndodhet pikërisht për të arritur këtë gjë. Almendi, u komplimentua nga vajzat, të cilat e përshkruan djalin si të qetë e të vendosur. Ndërkohë djali i dytë është Panajot Karasani, me origjinë nga Dibra, por që prej vitesh jeton në qytetin…

Read More

Kompania “Teleperformance” u ka kërkuar punëtorëve të saj instalimin e detyrueshëm të kamerave në shtëpitë e tyre, përfshi edhe ambientet private si dhoma e gjumit, në varësi të mundësive të tyre materiale dhe rrethanore për ta kryer punën në distancë. Sipas Sindikatës Kombëtare së Qendrave të Kontaktit, pasi zhvendosi pjesën më të madhe të punonjësve për të punuar nga shtëpia, kompania Teleperformance u ka kërkuar atyre të vendosin kamera në ambiente private dhe të përbashkëta të shtëpisë, ku shpeshherë mund të jetojnë apo punojnë dhe pjesëtare të tjerë të familjes, duke cënuar kështu të drejtën e privatësisë së qytetarëve. “Monitorimi…

Read More

Filmi i famshëm turk që përloti shumë njerëz gjatë periudhës së karantinës, “Mrekullia në Qelinë e 7-të” është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Një ndër aktoret më të dashura është vogëlushja Nisa Sofiya Aksongur, e cila luan rolin e vajzës së aktorit Aras Bulut Iynemli. Nisa, këtë të enjte ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon ku tregoi akoma dhe më shumë detaje nga filmi që përloti shqiptarët. “Unë jam shumë e lumtur, nuk e kam menduar që do të arrinim në këtë nivel dhe jam shumë e lumtur për…

Read More

Cilat janë vendet ku rrezikoheni më tepër të infektoheni nga koronavirusi? Shëndeti Publik i Anglisë ka publikuar një listë me ambientet që konsiderohen si “zona të nxehta”, duke përdorur të dhënat e mbledhura nga sistemi “testim dhe gjurmim” i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS). Sipas të dhënave të përllogaritura, supermarketet janë ambientet ku ka më shumë gjasa të infektoheni me Covid-19. Në vend të dytë renditen gjimnazet dhe më pas shkollat fillore. Ajo që bie në sy është se palestrat, baret apo pub-et, nuk janë abmiente aq të rrezikshme të transmetimit të virusit. LISTA: Supermarketet – 18.3% Gjimnazet – 12.7% Shkollat…

Read More

Përveç se është një prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në Serie A, mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla që luan me Romën, tregohet një njeri i madh edhe jashtë fushës së blertë. “Calciomercato” e cilëson mbrojtësin shtatlart si një “djalë me zemër të artë”, pasi Marashi i ka dërguar një video inkurajimi një vogëlushi shqiptar në Milano. Sapo mbrojtësi i Romës mësoi mbi vështirësitë e Ajnit të vogël 4-vjeçar, për t’u integruar në shkollë, ndërsa qante për shkak se nuk e dinte gjuhën, Kumbulla i dërgoi atij një mesazh me disa fjalë zemre. “Përshëndetje Ajni, nëna jote më tha, që je…

Read More

Ndodh shpesh që personazhet publike, por jo vetëm, të bien pre e mashtrimeve të ndryshme që bëhen në emër të tyre. Rasti i fundit është ai i Bora Zemanit. Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullojnë disa screenshot-e ku shihen biseda në emër të Borës në Instagram. Në këto biseda Bora ose më saktë, personi që ka përdorur emrin e saj, i kërkon një personi të quajtur Artur, supozohet shok i Donaldit, një nder. Ky nder konsiston në mbylljen e një faqeje, që sipas personit në fjalë, ka nxjerrë sekretet e emisionit dhe duhet të mbyllet. Ndër të tjera…

Read More

Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama ka bërë me dije se do jetë pjesëmarrëse në Ëomans Entrepreneur ship Day. Linda Rama, postimin e saj në rrjetin social Tëitter e shoqëron me shkrimin se gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese në këtë vit të paparë dhe duhen mbështetur. Këtë nismë të Lindës e ka mbështetur kryeministri Rama, ku e quan gjysmën e tij më të mirë dhe i ripublikon statusin. Postimi i Ramës “E privilegjuar që sot në #ËomensEntrepreneurshipDay të bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal…

Read More

Modelja Trejsi Sejdini njihet për pozat e saj provokuese, ku nuk nguron të ekspozojë me shumë sesa duhet. Së fundmi, Trejsi ka vendosur të ‘ndezë’ paksa rrjetin duke postuar një foto nga vaska, teksa pozon topless. Ish-missi nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës së të gjithëve dhe ka nxitur komente të shumta.

Read More

Burbuqe Berisha dhe Eliza Hoxha, dy nga nismëtaret e “Liria ka emër” kanë qenë të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Dy artistet kanë treguar historinë e kësaj nisme dhe thanë se tashmë është rrokullisur historia dhe Kosovës po i bëhet një krim, pasi agresori është kthyer në viktimë. Burbuqe Berisha: Arrestimet kanë qenë tronditëse. Shumë luftë, shumë gjak, shumë humbje nga Kosova dhe në fund njerëzit më kryesor të luftës janë në bankën e të akuzuarve. Ky është një krim i madh që po i ndodh Kosovës. “Liria ka emër” ka nisur më herët se kryerjes së arrestimeve.…

Read More