Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Mediat italiane vlerësojnë Marash Kumbullën që inkurajon vogëlushin shqiptar Ajni: Djalë me zemër të artë

18:34 / November 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marash Kumbulla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç se është një prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në Serie A, mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla që luan me Romën, tregohet një njeri i madh edhe jashtë fushës së blertë. “Calciomercato” e cilëson mbrojtësin shtatlart si një “djalë me zemër të artë”, pasi Marashi i ka dërguar një video inkurajimi një vogëlushi shqiptar në Milano.

Sapo mbrojtësi i Romës mësoi mbi vështirësitë e Ajnit të vogël 4-vjeçar, për t’u integruar në shkollë, ndërsa qante për shkak se nuk e dinte gjuhën, Kumbulla i dërgoi atij një mesazh me disa fjalë zemre.

“Përshëndetje Ajni, nëna jote më tha, që je pak e trishtuar këto ditë. Ju nuk duhet të jeni kështu, sepse Italia është një vend shumë i bukur dhe do t’ju japë të gjitha mundësitë për të përmbushur ëndrrat tuaja. Unë të dërgoj një përqafim të madh, hajde, kampion i vogël,”- shprehet Marash Kumbulla në videon që i ka dërguar vogëlushit.

Ajni 1

Për momentin Ajni i vogël i ka harruar lotët dhe ka nisur të buzëqeshë e të lumturohet nga idhulli i tij i ri. Mamaja e vogëlushit, e emocionuar për veprimin e Kumbullës, ka bërë publik gjestin njerëzor të Marashit në rrjetet sociale, gjest që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës të Kumbullës në rrjetet sociale e kanë përgëzuar futbollistin mbi gjestin e tij fisnik ndaj një bashkëkombasi të vogël emigrant, i cili ka nevojë për t’u integruar në jetën italiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.