Author: tirana

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina Xhigoli Ibrahimi, e cila vetëm pak ditë më parë ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të Leukemisë akute. Ajo nuk mundi ta përballojë sëmundjen dhe ndërroi jetë sot në një spital në Turqi, ku ishte duke marrë trajtim mjekësor. Tri ditë më parë, Linda Xhigoli, vajza e xhaxhait të Valentinës kishte publikuar në facebook apelin për ndihmë, teksa sqaronte se për trajtimin e saj duhen 200 mijë euro, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka kontribuar me vetëm 30 mijë euro.

Read More

Në Gjirokastër u raportuan sot 71 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Mes këtyre rasteve është edhe prefekti i qarkut të Gjirokastrës. Odise Kote ka rezultuar pozitiv me virusin. Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 786 raste të reja dhe 11 humbje jete. Ndërkohë, në 3 spitalet Covid, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Read More

Qeveria Serbe sot ka miratuar vendimin që do u mundësojë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë pa pasaportë. Ata do të jenë në gjendje të hyjnë në Serbi me një kartë identiteti të vlefshme. Vendimi është rezultat i një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.

Read More

Një 67-vjeçar, i identifikuar si Bardhyl Gora ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në pavionin e Infektivit në spitalin e Pogradecit. I moshuari kishte shfaqur shenja të Covid, ku prej dy javësh ndodhej në gjendje të rënduar dhe qëndronte në shtëpi. Por familjarët e dërgua me urgjencë në spital dhe ditën e djeshme rreth orës 15:00 e shtruan në një dhomë në katin e dytë. Menjëherë iu bënë ekzaminimet dhe rezultoi me diabet të lartë dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Mushkëritë i kishte shumë të dëmtuara dhe ky ishte dyshimi i mjekëve që kërkuan ti bëhej tamponi i koronavirusit.…

Read More

Shkencëtarët danezë kanë thënë se “ka mungesë të tejskajshme provash” se maska e parandalon përhapjen e Covid-19, pasi një studim i gjerë në Danimarkë ka dalë në përfundimin se maska nuk mbron personin që e mban atë. Qeveritë në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në vende të mbyllura dhe të hapura, pavarësisht se efektiviteti i saj nuk është vërtetuar. Arsyetimi ka qenë se më mirë me maskë sesa asgjë, por studimi i Universitetit të Kopenhagenit nuk gjeti asnjë të dhënë statistikore se maska ofron mbrojtje.

Read More

Mjekët urologë kanë shprehur shqetësimin se njerëzit që i nënshtrohen regjimeve kufizuese ushqimore harrojnë rëndësinë e veshkave dhe ndikimin e dietës në to. Ata shpjegojnë se kur njerëzit mbajnë një dietë të caktuar, harrojnë rëndësinë e ujit jo vetëm në humbjen nga pesha, por edhe në shëndet. Kur organizmi përballet me kufizime ushqimore, në të vërehen nivele të larta të kripës dhe të ulëta të ujit. Një shembull vërehet tek njerëzit që i përmbahen regjimeve ushqimore që nuk lejojnë bukën ndërkohë që mishi mund të hahet pa problem. Në të tilla raste, nivelet e kripës në trup janë shumë të…

Read More

Pas takimit që bëri Marisi dhe Sindi, pati diskutime të shumta në puntatën e sotme në Përputhen. Gjithçka nisi pasi Ana i bëri pyetjen Marisit “a ke pasur shumë eksperienca seksuale?”. Kjo pyetje e vuri në siklet Marisin. Ai mori edhe mbështetjen e Elvisit që tha “kur një pyetje e tillë iu bë vajzave, ata e marrin për ofendim ndërsa ti e pyet publikisht këtu për të njëjtën gjë”. Ndërsa ajo që shkaktoi më shumë debat ishte Melisa e cila tha “jam shumë e interesuar për ta dëgjuar përgjigjen e Elvisit, se unë personalisht mendoj që sa më shumë ekseperienca…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtrua kontrolle në të gjithë vendin dhe ka kryer 534 inspektime dhe monitorime dhe ka dhënë 16 masa me paralajmërim për bizneset, si dhe ka marrë 48 mostra në monitorim të produkteve të qumështit. AKU gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit ka dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 48 mostra në monitorim të produkteve qumësht dhe në analizim të produkteve fruta-perime për mbetje te pesticideve. AKU si pjesë…

Read More

Mbrëmjen e 19 nëntorit të shtatë viteve më parë politika shqiptare dhe të gjithë shqiptarët mbetën të shokuar nga një aksident tragjik në segmentin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku humbi jetën ish ministri i Brendshëm dhe i Transporteve, deputet i PD asokohe, Sokol Olldashi. Një ngjarje e cila për ironi të fatit kishte ndodhur pikërisht në rrugën që Olldashi si ministër i Transporteve kishte kontribuar vetë të ndërtohej. 7 vjet pas ngjarjes, miqtë e të ndjerit e kanë kujtuar përmes çasteve të fundit që kanë ndarë bashkë. Gazetari Ilir Kadia, ish-këshilltar i Sali Berishës, kujton takimin e fundit me Olldashin në…

Read More

vokati Ylli Manjani ka lëshuar një ‘thumb’ në rrjetet sociale ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Kujtojmë se nuk është hera e parë, pasi kanë qenë të shpeshta kritikat e Manjanit për diplomatët e huaj në Shqipëri. “Bota ka edhe Kim që nuk flet për pesticide si SPAK, BKH, KED, KLP e p… në të!”, shkruan Manjani. Më tej avokati shton se nuk ka ‘ndonjë simpati të veçantë, por Kim-ëve më mirë dëgjoji muzikën sesa llo llo llo-të’.

Read More

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, sot feston 38-vjetorin e lindjes. Këtë vit ai nuk ndodhet as në Shqipëri dhe as në Greqi, por në SHBA. Prej disa ditësh Renato gjendet në Los Angeles, prej nga ku ka postuar foto e video të ndryshme. Normalisht nuk kishte si të mungonte edhe një urim për vete. I veshur me një bluzë të bardhë, teksa mban syze dhe një kapuç në kokë, Renato ka shkruar: Krenar për jetën time. Duke festuar në vorbull. Djali i ditëlindjes Por, prisni se ka më. Ai nuk ka udhëtuar vetëm drejt tokës së premtuar, por…

Read More

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka mbledhur në ambient të mbyllur 30 të rinj, të cilët as nuk mbajnë maskë dhe rrinë ngjitur me njëri-tjetrin. Kjo është shkelje e rregullit të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili urdhëron “mosgrumbullimin në ambiente të mbyllura dhe të hapura me më shumë se 10 persona”.

Read More