Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Besa Kokëdhima tregon arsyen se përse detyrohet të kthehet menjëherë në Francë pasi vjen me pushime në Shqipëri

16:43 / November 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa Kokedhima 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besa Kokëdhima ka vite që jeton midis Shqipërisë dhe Francës, e duket se do vazhdojë ende të bëjë të njëjtën gjë. Këngëtarja ka qenë së fundmi e ftuar për një intervistë përmes telefonit në emisionin radiofonik “Pardon my French” në “Top Albania Radio”.

Duke qenë se Besa është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, nuk kanë munguar ngacmimet nga prezantuesja Jonida Aliçkolli në lidhje me këtë pjesë. E pyetur nëse është dashuria ajo që e kthen në Shqipëri, Besa është përgjigjur se sigurisht që kjo gjë e bën të vijë shpesh në vendlindje.

“Mua dashuria gjithmonë më kthen në Shqipëri. Se kam familjen. E kam të pamundur të rri larg Shqipërisë. Pavarësisht se kam një shtëpi me qira në Paris, po kaloj gjysmën e vitit në Shqipëri, duke bërë shpesh vajtje-ardhje. Realisht njerëzit e zemrës i kam në Shqipëri, më merr shumë malli për ata sepse i dua shumë. E dua shumë vendin tim me të gjitha problemet që ka”, është shprehur Besa.

Megjithatë ajo ka shtuar se mërzitet shumë shpejt në Shqipëri me gjithçka që ndodh dhe prandaj detyrohet që të largohet shpejt.

“Sa herë që vi në Shqipëri jam shumë e lumtur ditët e para, deri në momentin që disa gjëra që ndodhin aty më irritojnë, kështu që nuk e duroj dot presionin dhe largohem”, ka thënë Kokëdhima.

Gjatë këtij viti Besa ka publikuar dy projekte muzikore “C’est la vie” dhe “Don”, që rezultuan mjaft të suksesshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026

“Dashuria ime është këtu”- Ish-banorja e BBVA ndan lajmin e bukur: Sjell në jetë një vajzë

22:39 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.