Socialistët kanë prezantuar sot një draft me disa propozime të reja dhe kufizime për Presidentin e Republikës. Sipas këtij drafti, presidenti nuk mund të anulojë zgjedhjet, nuk mund të refuzojë dekretet për emërimin e ministrave pa dakortësinë e mazhorancës, kjo e fundit mund ta shkarkojë atë pa vendim të Gjykatës Kushtetuese.Një ndryshim i rëndësishëm në ligjin për Presidentin e Republikës, është dhe neni 20 që flet për emërimin e kryeministrit. Në draft-propozim thuhet gjithashtu se nëse Presidenti nuk dekreton Kryeministrin, ky i fundit zgjidhet automatikisht nga Kuvendi.Neni 20 – Emërimi i Kryeministrit 1. Emërimi i Kryeministrit bëhet nga Presidenti i Republikës…
Author: tirana
Presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë: “Ne do ta ndjekim këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit për të garantuar që populli amerikan të ketë besim te qeveria jonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë.”
Nga Ilir Levonja 1) A laj pjata? Po vëlla, pjata laj sa bretku më bie. Kam korrur edhe bar e pastruar gjerdhishte. Haletë kam pastruar. Dhe nuk më ka ardhur turp. Nuk kam parë as majtas e as djathtas, nëse po më shikon ti a kush tjetër që më njeh e më tall nëpër tavolina. Por kam kuptuar se sa shumë e dashka punën njeriu edhe kur lanë haletë. Hamall kam punuar. Bojaxhi krahu se nuk i blija dot takëmet menjëherë. Në vend të tyre kam përdorur thonjtë. Me turne kam punuar e punoj. Në fund të fundit inxhinierët, arkitektët…
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Elson Çeliku i është drejtuar kolegëve të tij që të marrim në shqyrtim një kërkesë për të ndërruar emrin e dy rrugëve në lagjen e tij. Këshilltari Elson Çeliku kërkon që rrugës që është “Besa Shqiptare” t’i vendoset emri i kryebashkiakes aktuale Voltana Ademi dhe rrugës “Rruga e Paqes” t’i vendoset emri i ish kryebashkiakut të Shkodrës, Lorenc Luka. Në fakt kjo është një kërkesë ironike e këshilltarit Çeliku pasi të dyja këto akse rrugore prej 30 vitesh janë lënë në harresë.
Drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan është testuar pozitiv me COVID-19. Bëhet e ditur se drejtori është njëkohësisht edhe mjek nefrolog pranë spitalit të Elbasanit. Një pjesë e stafit është karantinuar në banesë. Të karantinuarit janë ata që merren me marrjen e tamponëve dhe kryejnë procedurat për rastet me koronavirus.
Kirurgu i QSUT Enton Bollano, i cili rezultoi para disa ditësh i infektuar me koronavirus, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është nisur për kurim të specializuar në Turqi. Më herët kirurgu Bollano pasi u konfirmua pozitiv u vetëkarantinua dhe ishte në gjendje të qendrueshme, por mesa duket është përkeqësuar së fundmi.
Një grua shqiptare në Britani të Madhe është shpallur fajtore për vrasjen e një vajze 7-vjeçare. Eltiona Skana 30 vjeç u shpall fajtore nga Gjykata e Manchester për akuzën e vrasjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 mars të këtij viti. Eltiona Skana mori pjesë në këtë seancë gjyqësore jo fizikisht, por përmes një video online. 30-vjeçarja shqiptare nuk e pranoi akuzën e vrasjes. Vogëlushja Emily Jones u qëllua me thikë nga 30-vjeçarja shqiptare teksa ndodhej në një park së bashku me prindërit. 7-vjeçarja u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte. Eltiona Skana u arrestua menjëherë pas…
Dashi Përmirësime të vogla në dashuri gjatë dy ditëve të fundit. Në frontin e punës, ju jeni shumë i trazuar, diçka do të duhet të rishikohet! Demi Argumentoni fundjavën me partnerin tuaj. Në frontin e punës, nëse duhet të filloni tani përpiquni të mos hezitoni shumë! Binjakët Ju dëshironi të dashuroni dhe kjo fundjavë është interesante. Sa i përket punës, ju ndoshta do të përballeni me një problem më vonë gjatë ditës! Gaforrja Para se të thuash mjaft në dashuri, sepse një person është shumë larg, prisni fundin e muajit. Në frontin e biznesit, nëse keni një proces gjyqësor në…
Në takimin e kryeministrit Rama sot në Durrës është i pranishëm edhe ish-deputeti Lefter Koka, i cili u përjashtua nga LSI-ja pasi nuk pranoi që të digjte mandatin në shkurt të këtij viti. “Po bëhet një mrekulli në Sharrë, ndote gjithë zonën e Kombinatit apo Elbasanin që kishte edhe gangrenën me male me plehra. Le të kthehet siç ishin sepse ne kishim COVID. Këta ne nuk i kemi përballë por i kemi mbrapa. Nuk na arrijnë dot në këta. Problemi është me ata që ende u besojnë, që u shkojnë ende mbrapa. Ne nuk kemi bërë çdo gjë në mënyrë…
Në studion e emisionit “Ftesë në 5” po flitet sa i përket bashkëpunimit mes bashkëshortëve në punët e shtëpisë. Një nga të ftuarit është dhe Petri Bozo, i njohur si njeriu që fshihet pas eventeve të Miss-eve. I pyetur nga Bieta në lidhje me bashkëshorten dhe a i ndajnë punët e shtëpisë, Petri tha në formë batute se në këtë moshë që është ai dhe e shoqja, zbehen totalisht komplekset në një marrëdhënie. “Në këtë moshë që jemi ne, jemi bërë si motër dhe vëlla”, tha Petri.
Kjo javë ka qenë tepër intensive në “Për’Puthen”, pas Anës dhe Sindit, emisionit iu bashkua Melisa. Sharmante, balerinë dhe studente mjekësie, Melisa fitoi menjëherë vëmendjen e meshkujve. Ata mbetën të suprizuar nga performanca e bukuroshes, por edhe pamjes së saj fizike, që duhet pranuar të lë shumë mbresa. Gjatë fjalës në studio vajza tha se pëlqen edhe muzikën, e në një të ardhme do të dëshironte të bëhej një këngëtare e njohur.
Avokati Idajet Beqiri shprehet se seanca për Izet Haxhinë i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit do të shkojë në rrugën e duhur vetëm pas përjashtimit nga trupa gjykues të gjykatësit Lazer Sallaku. Beqiri tha se ky gjykatës sa herë që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, e mbyll çështjen, pavarësisht provave të forta që mund të ketë. “Kjo gjykatë u kthye shumë prapa, se as nuk e kanë thirrur dëshmitar, te kryesuesi i këtij trupi gjykues, është Lazer Sallaku, ne kemi kërkuar 3 herë përjashtimin e tij nga trupi gjykues. Ai po qe Berisha dhe Basha e…