Author: tirana

Filmi i radhës i sagës ‘James Bond, Agjenti 007’, duket se do të jetë plot surpriza. Kujt ia priste mendja se i famshmi Daniel Craig do zëvendësohej nga një zonjë? Sipas ‘Daily Mail’, filmi i shumëpritur nis me James Bond të luajtur nga Craig teksa del në pension. Në një prej skenave të filmit ai fton agjentin 007 dhe në dritë del Lashana Lynch, 31-vjeçarja e njohur nga pjesëmarrja më e hershme në ‘Captain Marvel’. Daniel rikthehet sërish në film për të ndaluar një katastrofë globale pranë fundit. Pritet që kjo seri e radhës e Agjenti 007 të jetë po…

Read More

Në muajin gusht të këtij viti, aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin së bashku me partnerin vendosi ta quajë Amar. Portretin e të voglit ende s’e kemi parë, por në rrjete sociale Olta s’na i ka kursyer aspak momentet e ëmbla me të birin. Mirëpo, pasi është bërë nënë për herë të parë, Olta ka vërejtur disa ndryshime tek vetja e saj, më saktë tek oreksi. Tashmë, aktorja ka një neps “të çuditshëm” për ushqime që më parë s’i preferonte aspak, madje as në shtatzëni!…

Read More

Fatjona Lubonjën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në moshën e adoleshencës në botën e televizionit, por tani ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, larg botës së televizionit dhe shumë larg Shqipërisë. Lubonja është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA në New Jersey. Por, përpos karrierës, kuptojmë se ajo ka ditur të ruajë format perfekte fizike dhe klasin, nëpërmjet pasionit që ka për sportet. Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin Rudina në Tv Klan ku ka treguar më shumë për jetën e saj. Fatjona Lubonja: Më erdhi shumë për të qeshur sepse unë…

Read More

Kohët e fundit në media është komentuar gjatë ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës. Ka qenë vetë këngëtarja e cila në një intervistë për “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka. Një arsye specifike këngëtarja nuk e dha por u shpreh se Zoti i di më mirë ca gjëra dhe ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen. Në një intervistë tjetër më pas, autorja e hitit “Lage” tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm…

Read More

Nëse do flisnim për lezetin e emisionit “Zonë e Lirë” në drejtimin e Arjan Çanit, padyhim që është “Sofia” e tij e cila prej disa vitesh po ndërrohet shpesh në emision. Çani sigurohet që Sofitë e tij të jenë gjithmonë bjonde dhe të veshura me të zeza. Kështu ka qenë edhe njëra prej tyre e cila u bë shumë e dashur për publikun, Xheni Brahaj. Sigurisht fama që Xheni mori nuk ishte e pakët dhe kjo u transmetua më pas edhe në Instagram ku ajo numëron më shumë se 100 mijë ndjekës. Këto të fundit ish-Sofia i ka surprizuar me…

Read More

Vajza e madhe e presidentit aktual Donald Trump ka reaguar në lidhje me zhvillimin e procesit të numërimit të votave në SHBA. Ivanka Trump, përmes një postimi në rrjetin social Twitter nuk po jep shenja që ka hequr dorë nga kjo betejë politike, duke thënë se çdo votë legale duhet të numërohet, e ato ilegale të mos numërohen. “Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkruan Ivanka. Ndërkohë në daljen e tij të fundit Trump ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtetet si…

Read More

Një ditë pasi iu dorëzuan gjykatës speciale në Hagë, hetues të kësaj gjykatë bashkë me EULEX-in kanë bastisur shtëpitë e ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së Kadri Veseli, atë të Rexhep Selimit dhe zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar bastisjet, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi të hënën do të bëjë paraqitjen e parë para gjyqit. Dje është bërë publike edhe aktakuza prej 68 faqesh me veprat që rëndojnë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin që kanë të bëjnë me krime lufte,…

Read More

Modelja Lea Legisi ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të sqaruar ato “gojë të liga” që i komentojnë se ka punuar si eskortë në Dubai. Lea i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se atje ka punuar në një Theme Park dhe ka përfunduar studimet për Menaxhim Biznesi. Ajo rrëfeu se në Shqipëri ka shumë personazhe të njohur të ekranit që punojnë si eskortë, por preferoi të mos zbulonte emra. “Ke edhe eskortë që jetojnë në Shqipëri që punojnë. Aq sa kam dëgjuar më shumë ka këtu sesa atje (Dubai). Ka edhe femra…

Read More

“Koha më e lavdërueshme e jotja është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë…” Anëtarja e Kryesisë së LSI-së dhe drejtuesja e politike e Qarkut Durrës, Elona Guri i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratave të bëra nga kryeministri ditën e sotme në Durrës. Rama tha nga Durrësi së nëse LSI ka bërë diçka të mirë ka qenë kur mbështeste PS-në, duke shtuar se tani është bërë bashkë me PD-së për t’i penguar por kjo sipas Ramës, nuk ka për të ndodhur. Guri shkruan se për Ramën koha më e lavdërueshme është pikërisht…

Read More

Prej disa ditësh, Bebe Rexha është duke shijuar disa ditë pushime me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare është fotografuar nga paparaci, së bashku me partnerin teksa shijonin rrezet e diellit në Cabo San Lucas në Meksikë. Në këto foto të publikuara nga mediat e huaja, vëmendje kanë marrë format bombastike të Bebes, e cila shpeshherë është komentuar për linjat trupore. E këto foto duket se këngëtares nuk i kanë pëlqyer aspak. 31-vjeçarja ka postuar në “Instastory” disa video ku tregon trupin e saj me bikini dhe shprehet se në realitet nuk është ashtu siç…

Read More

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano ka lajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë se do të jetë e mbyllur deri në datë 3 dhjetor pasi Milano dhe Lombardia janë mbyllur për shkak të rritjeve të shifrave të COVID-19. Në njoftimin e Konsullatës Shqiptare në Milano thuhet se ajo të do funksionojë vetëm për rastet urgjente, ndërkohë shërbimet e tjera do të mundësohen me postë.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se prokuroria ka marrë si provë në zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit një video ku truproja Zenel Neza takohet me ish-presidentin e asaj kohe Sali Berisha. Hoxha tha se Zenel Neza ka qenë në vendngjarje në momentin kur u ekzekutua Hajdari por ai nuk u prek nga atentatorët për shkak se ishte nga zona e Tropojës dhe Fatmir Haklaj e njohu. Hoxha u shpreh se përveç pamjeve video ku duket Zenel Neza dhe Sali Berisha ka edhe një audio të ruajtur në diktofon e cila mund të dokumentojë se çfarë mund…

Read More