Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Video është e rëndësishme”, Artan Hoxha zbulon detajet nga dosja ‘Azem Hajdari’: Ja çfarë prove ka regjistruar Prokuroria për Sali Berishën

18:34 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se prokuroria ka marrë si provë në zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit një video ku truproja Zenel Neza takohet me ish-presidentin e asaj kohe Sali Berisha.

Hoxha tha se Zenel Neza ka qenë në vendngjarje në momentin kur u ekzekutua Hajdari por ai nuk u prek nga atentatorët për shkak se ishte nga zona e Tropojës dhe Fatmir Haklaj e njohu.  Hoxha u shpreh se përveç pamjeve video ku duket Zenel Neza dhe Sali Berisha ka edhe një audio të ruajtur në diktofon e cila mund të dokumentojë se çfarë mund të jetë folur mes tyre.

“Zenel Neza ka dhe një avantazh tjetër në këtë ngjarje,. Ka dëshmuar vetëm me një letër-porosi në Belgjikë ku ka marrë statusin e azilantit. Ai është i rëndësishëm jo vetëm për atë që ka parë në vendin e ngjarjes, por edhe i ka njohur autorët dhe autorët e kanë njohur atë. Një nga mundësitë pse i shpëtoi atentatit, është se Fatmir Haklaj e ka njohur Zenel Nezën. Zenel Neza nuk ishte truprojë shpatull gjerë, ishte intelektual, inteligjent.

Video është shumë e rëndësishme sepse deri tani nuk është vënë në dispozicion të hetimeve, është publikuar në emisionin Xhungël. Një nga provat që unë kam nxjerrë në vitin 2011 dhe në atë kohë Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë. Gjëja që është shumë interesante në këtë histori është si rrodhi. Është lejuar me miratim të personave sepse donin ta kishin si dokument këtë gjë. Problemi është se pse këtë gjë nuk e paraqitën më në proces.

Kjo video ku Berisha shfaqet duke folur me Zenel Nezën do të jetë në dosje. Ky proces i Izet Haxhisë është vetëm për Izet Haxhinë. Nuk ka lidhje me çështjen Hajdari. E vërteta nuk është e zbardhur plotësisht. Unë kam bërë një dokumentar dhe kam dhënë variantin tim. Provat që kam dhënë po shërbejnë si prova në gjykatë. Ajo video ka ngelur e dokumentuar. Filmimi me kamerë ka pamje video. Kaseta e diktofonit ekziston”, tha Hoxha në Abc News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.