Komisioneri Florian Ballhysa kërkoi rihapjen e hetimit për të tre kriteret e vlerësimit për gjyqtaren e Gjirokastrës Irena Brahimi, ndërsa ia lë në dorë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vendosë në përfundim të hetimit nëse gjyqtarja duhet të mbahet në detyrë apo duhet të shkarkohet. Sipas Ballhysës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) nuk ka vlerësuar drejt mungesat e burimeve të ligjshme për vitet 2007 dhe 2008 të parave me të cilat gjyqtarja Brahimi bleu një apartament dhe një njësi shërbimi në Gjirokastër, si dhe nuk ka hetuar në thellësi pretendimet e saj për kursime familjare. Gjyqtarja Brahimi ka…
Author: tirana
Gjatë mbrëmjes së djeshme rrugët e Napolit në Itali u mbushën nga qytetarë që protestonin kundër masave të marra në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Qindra të rinj u përplasën me policinë dhe me pankarta në duar shpërthyen në thirrje kundër qeverisë: “Nuk po na vret COVID-i, po na vrisni ju!”. Siç raportojnë mediat italiane, turma e qytetarëve marshuan drejt Largo San Giovanni Maggiore dhe Universitetit Lindor të Napolit. Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së bërë nga presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Ndër banderolat që përdorën protestuesit ishin dhe; “Na mbyllni dhe na paguani”.…
Përfshihet nga zjarri një pikë servisi në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri. Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka dëme në njerëz. Sipas policisë, servisi është në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan. Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan. Si…
Rekord shifrash të rasteve me COVID-19 në Gjermani. Mësohet se në 24 orët e fundit u regjistruan 14.714 raste të reja. Po ashtu 49 persona kanë ndërruar jetë, duke e çuar në 10.003 numrin e viktimave. Qeveria gjermane tashmë i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera. Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
19 tetori ishte një ditë e bekuar për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, sepse ata u njohën me të voglin e tyre, Diell. Moderatorja solli në jetë djalin e saj të dytë dhe ky ishte një nga lajmet më të bukura për çiftin e të afërmit e tyre. Nga të parat që i bëri dhuratë vogëlushit dhe mami Arbanës ishte Xhemi Shehu, mikesha më e ngushtë e moderatores. Ajo i dhuroi të voglit një arush të madh, ndërsa shoqes së saj një byzylyk me simbolin e diellit, në nder të emrit të djalit. Pavarësisht se Arbana po jeton tashmë ditët…
Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Për ditën e sotme moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës më të përqendruara në zonën e veriperëndimit. Në mesnatën e ditës së diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më…
Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës. Aktualisht 3 makina të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Tre persona u arrestuan si të dyshuar për dhunimin e një vajze 15-vjeçare. Shtëpia e vajzës 15-vjeçare dhe moteli ku dyshohet se ajo u përdhunua, janë shumë afër. Ndërkohë, si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre janë tre djem nga Kamenica. T7 ka kontaktuar me të miturën, e cila ka edhe problem me shëndetin mendor. Ajo nën kushte anonimiteti ka rrëfyer gjithë ngjarjen. Sipas saj gjithçka kishte nisur nga kontaktet me njërin nga djemtë në rrjete sociale. Ndërkaq e ëma e viktimës tregon se vajza e saj ka probleme mendore. Edhe kjo gjithë rrëfimin e bënë në kushte anonimiteti.…
Në shumë vende të Europës kanë shpërthyer protestat kundër masave kufizuese të qeverive. Të shumta kanë qenë edhe në Itali ku madje protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Qytetarë të shumtë në Napoli kanë bllokuar rrugët e qytetit, të cilët me thirrjet “liri, dinjitet dhe punë” kundërshtojnë një mbyllje të dytë. Por ajo që bie në sy është se forcat e policisë nuk ndërhyjnë për të shpërndarë turmën por i bashkohen asaj në marshim.
Qarkullimi i dobët i gjakut do të thotë se pjesët e trupit, sidomos duart dhe këmbët tuaja, marrin një sasi të pamjaftueshme të gjakut. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se ndërtimi i pllakave bllokuese në arteriet dhe venat tuaja arrin të ngadalësojë rrjedhën e gjakut dhe ta bëjë më të vështirë qarkullimin e shëndetshëm në organizëm. Ju mund të vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut për shumë arsye. Këtu përfshihet arterioskleroza ose ngurtësimi i arterieve dhe sëmundjes arteriale periferike. Por cilat janë disa nga shenjat më të dallueshme të qarkullimit të dobët të gjakut në organizmin njerëzor? Duar dhe këmbë…
Studimet kanë treguar se enigmat kanë efekte vërtet të dobishme në trurin tuaj. Ato mprehin mendjen, rrisin kujtesën dhe IQ tuaj. Ato janë si një stërvitje CrossFit për trurin, për ta mbajtur atë të mprehtë dhe aktiv. Ky ekuacion mund të duket i thjeshtë por mos e nënvlerësoni sepse mund t’ju sfidojë. Nëse nuk arrini ta gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë:
Duket se ish-ministri i LSI-së, Lefter Koka do kandidojë me PS. Ai ka postuar një foto me mikun e tij të vjetër që e futi në politikë, Fatos Nano. “Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur. E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë…