Author: tirana

Presidenti i Nderit të Kukësit, Safet Gjici, ka ironizuar presidentin e Apolonisë, Koço Kokëdhima. Në intervistën e dhënë për Faxnews Gjici ka sqaruar përfundimisht zërat për atë dorëheqje të drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi. Kokëdhima “Nuk dua të merrem me Kokëdhimën. Ai ka ardhur dje, akoma nuk është futur në Superligë. Kokëdhima ashtu siç futet, ashtu ikën. Nuk është se ka investim të madh siç bëjnë të paktën 3-4 klubet e mëdhaja prej vitesh, që konkurojnë me njëri-tjetrin. Kokëdhima mori diçka që nuk e kishte autorizuar kush të fliste në emër të Ligës. Sidomos pro bojkotit të gjatë. Shantazhe të tilla…

Read More

Thomas Strakosha tashmë duhet të ketë kujdes pasi te Lacio ka ardhur ora e Pepe Reina. Portieri i afruar gjatë verës nuk ka ardhur për të qëndruar në pankinë dhe paraqitjet e mira në ndeshjen e radhës, mund ta bëjnë një rival të fortë që i rrezikon fanellën e titullarit gardianit kuqezi. Sipas mediave italiane, për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve në këtë periudhë të sezonit mes kampionatit e Europës, te Lacio po mendojnë seriozisht rotacionin dhe ai do të fillojë pikërisht nga porta, ku Strakosha ka qenë i pazëvendësueshëm në sezonet e fundit. Që nesër, ndaj Bolonjës, në fushë…

Read More

Hemisfera veriore është në një “moment kritik” të pandemisë nga Covid-19. Alarmi vjen nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Muajt ​​e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon n “spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor”. Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet e panevojshme dhe për të kufizuar përhapjen…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me analistin Artan Hoxha lidhur me lirinë e mediave në vendin tonë. Hoxha i ka thënë Spiropalit se televizionet kryesore në Shqipëri janë pro qeverisë, ndërsa ministrja ia ktheu se i pëlqen që t’i ketë kundër.PJESË NGA DEBATI: Elisa Spiropali: Mediat dihet që e shijojnë kur dalin kundër qeverisë. Ne na shijon ti kemi përballë. Të gjithë! Luli, Monika, Nardi etj. Artan Hoxha: Qenkeni mazokiste. Elisa Spiropali: Më thuaj…cilat janë këto media që mbrojnë Edi Ramën?Artan Hoxha: Mediat kryesore janë pro qeverisë. Nuk thuhet hapur por vihet re në trajtimin e ngjarjeve.…

Read More

Një 40-vjeçare ka rënë aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës, Librazhd-Elbasan. Policia njofton se D.J., 40 vjeç është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.

Read More

Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur fazën e testimit fizik të kandidatëve për hetues, ku nga 250 aplikantë janë kualifikuar 103.Fituesit do të kalojnë në fazën tjetër, e cila është ajo e Esesë dhe e Poligrafit (Makina e së vërtetës).Nga këta 103 kandidatë që e kanë kaluar fazën e testimit fizik, do kualifikohen 60 më të mirët, ata që marrin pikët më të lartë.Këta hetues do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do…

Read More

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha ka zgjedhur të jetojë në mesin e miliarderëve shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur të jetojnë bashkë në një kompleks shumë ekskluziv vilash të cilat aktualisht janë në treg me një çmim përallor prej 570 mijë euro më e ulëta deri në 1.7 milionë euro. Këto janë çmimet në tregun aktual të agjensive imobiliare në Tiranë, të paktën të atyre që kanë afishuar çmimin e vilave që janë nxjerrë në shitje. Ndërkohë që pjesa më e madhe për shkak të çmimit dhe informacionit shumë të rezervuar shpallen në shitje por…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me të ashtuquajturin “skandali i nënshtetësive”, nga presidenti Ilir Meta. Kryeministri thotë se ganezi Winful Cobbinah, që u pajis me pasaportë shqiptare nga Meta akuzohet në Shqipëri për falsifikim dokumentesh. “Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama. Më 28 shtator Presidentit Meta i mbërriti kërkesa nga ekipi i Tiranës për t’i…

Read More

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD ka përfunduar vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal. Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit. Nga Raporti i Komisionit rezulton se: A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD. Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e…

Read More

Prokuroria e Elbasanit pas kryebashkiakut të Gramshit, këtë pasdite në pyetje janë marrë kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku, i Belshit, Arif Tafani dhe kreu i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Kryebashkiaku i Peqinit është marrë në pyetje, pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private. Kreu i Bashkisë së Belshit është një tjetër kryebashkiak që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për investimet e kryera në pedonale. Ndërkohë prokuroria e Elbasanit pas tre kryebashkiakëve të qarkut ka marrë në pyetje edhe kryebashkiakun…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh sot se kush vjedh voten t’i pritet dora si në Mesjetë. Me nota ironie, Hoxha thote se tashmë u erdhi dita edhe kovaçëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se pas premtimit të presidentit është rritur në mënyrë të menjëhershme kërkesa pranë kovaçeve, për prodhimin e sopatave të reja, apo per mprehjen e sopatave të vjetra. “U erdhi dita dhe kovaçeve…. Me ne fund shfaqet drita ne fund te tunelit, pas nje epoke te erret, per zejen e hekurpunuesve, apo kovaçeve, si njihen ne…

Read More