Author: tirana

Aktori shumë i njohur nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal solli në jetë vajzën e tyre dy ditë më parë në një spital privat në Turqi teksa një kat i tërë i këtij spitali u personalizua nga aktori. Sinem dhe Kenan i vendosën vajzës së tyre emrin Lalin. Pasditen e djeshme ata u larguan nga spitali dhe u fotografuan nga paparacët. Kenan u shfaq duke mbajtur të bijën ndërsa Sinem ndaloi për të përshëndëtur gazetarët. “Unë dhe bebi jemi në gjendje të mirë”-tha Sinem. Më pas edhe Kenan…

Read More

Besnik Mustafaj, anëtar i komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së, nuk e mohon se në listën që iu dërgua Kryesisë, mungojnë personazhe të njohur. Emra që përfliten se nuk kanë arritur të hyjnë në listën me pak më shumë se 300 kandidatë potencialë, janë Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, Aldo Bumçi dhe të tjerë. “Zoti Kosova është tërhequr vetë, nëpërmjet një mesazhi që i ka dërguar kryetarit të Partisë. Tani në fazën e fundit, të gjithë ish deputetët dhe anëtarët e kryesisë iu nënshtruan vlerësimit tonë njësoj si çdo i propozuar tjetër nga anëtarësia e PD.…

Read More

Kur përmendim fustan nusërise, na vjen ndërmend një fustan i bardhë, i gjatë, i fryrë, në trajtën e fustaneve të princeshave. Por jo të gjithë vajzat duan të duken kështu në ditën e tyre më të bukur. Disa prej vajzave të famshme shqiptare kanë thyer traditën e fustanit të bardhë si princeshë dhe në ditën e tyre të martesës janë shfaqur me fustane shumë të veçanta. Angela Martini është martuar me fustan të zi, gjë që ndodh rrallë, por është padyshim një zgjedhje e veçantë. Angela u martua me partnerin e saj Dragos Savulescu në vitin 2017. Po ashtu edhe…

Read More

Prej momentit kur bëri të ditur shtatzēninë, blogerja italiane Chiara Ferragni publikon pamje nga ndryshimet që po i ndodhin dhe pamje të vogëlushes që po rritet në barkun e saj. Ajo ka postuar së fundmi një moment nga eko, ku duket vajza e saj. Edhe pse shumë nuk mund ta kuptojnë si foto, Chiara duket se ka dashur të japë një mesazh të fortë me atë çka ndodh në barkun e nënës. “Ciao, vogëlushja ime”, shkruan Chiara. Kujtojmë se blogerja dhe bashkëshorti i saj Fedez kanë edhe një djalë të quajtur Leone.

Read More

Ministrja socialiste Elisa Spiropali, ka zbuluar dhuratën që i ka bërë kryeministri Edi Rama për ditëlindje. Ajo tha se në Kryeministri është traditë që të dhurohet një shishe verë. “Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë”, tha Spiropali në “Abcnews”.

Read More

Pas tatuazhit, ditën e djeshme Kida ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim në look. Fillimisht, nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo na tregoi se ka bërë tatuazh portretin e një tigri në dorën e saj të majtë dhe ka zbuluar se atë ja dedikon të gjithë njerëzve që e urrejnë, sepse si një “tigër” që është nuk arrijnë ta mundin. “Ata më urrejnë, sepse është më e lehtë se sa të më mundin”, ka shkruar Kida në foton përkrah tatuazhit. E fill pas kësaj, ka shkuar në një qendër estetike, pasi kishte ardhur koha për një ndryshim në ngjyrën…

Read More

Nga Aristir Lumezi Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, e konsideron zgjidhjen më të mirë dërgimin e çështjes së detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhufi kujton marrëveshjen e 2008-ës të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në unanimitet, të cilën e cilëson të pështirë, ndërsa shton se me dërgimin e saj në Hagë “u shmang nënshkrimi me ngut e nën presion i një marrëveshjeje kaq të rëndësishme e serioze që implikon drejtpërdrejt sovranitetin e autoritetin e shtetit shqiptar”. I pyetur për ligjin e luftës, të cilin ministri i Jashtëm grek e cilësoi anakronizëm, Xhufi…

Read More

Emina Çunmulaj vite më parë ka humbur nënën e saj dhe nuk ka nguruar të tregojë në çdo moment se i ndjen mungesën. Së fundmi ish-modelja ka prekur zemrat e të gjithëve me një dedikim kushtuar të ëmës. Emina shprehet se ende nuk është mësuar me mungesën e saj dhe shpreson shumë që një ditë e ëma të kthehet e t’i thotë se e gjitha ishte një ëndërr e keqe. Ajo thotë se po jeton pa të, por dhimbja në zemrën e saj mbetet po e njëjtë. “Sekondat. Minutat. Orët. Ditët. Javët. Muajt. Vitet. Të gjithë shkojnë shumë shpejt, por…

Read More

Eksperti i sigurisë informatike, Victor Gevers, ka arritur të futet në llogarinë e Donald Trump në “Twitter”duke ndjekur mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Sipas Gevers, presidenti Trump ka përdorur një fjalëkalim shumë të thjeshtë për llogarinë e tij me 87 milion ndjekës. Passwordi i llogarisë ishtë “MAGA2020!”, pra slogani i fushatës elektorali të Trump. Grevers ka arritur të thyejë sigurinë e presidentit edhe 4 vite më parë duke përdorur fjalëkalimin “You are fired”, e cila ishte fraza e preferuar e Trump në kohën që ishte pjesë e spektaklit televiziv “The Apprentice”. 44-vjeçari hollandez e ka parajamëruar shpesh shërbimin sekret…

Read More

Sara dhe Xheraldina janë një shembull i vërtetë për çdo marrëdhënia vjehrrë-nuse dhe këtë gjë na e kanë dëshmuar shpesh. Për të gjitha beqaret, është mirë t’i hidhni mënjanë legjendat urbane, sepse raportet e mrekullueshme me nënën e partnerit nuk janë të pamundura. Madje mund ta konsideroni edhe si nënën tuaj dhe ajo t’ju bëjë dhurata siç i bën Xheraldina Sarës. Kjo e fundit ka ndarë dy foto në Instastory, duke treguar se e vjehrra i ka blerë një palë syve teksa nuk e ka fshehur fare entuziazmin për këtë dhuratë. Kush tjetër përveç Xheraldinës mund të më dhuronte këto…

Read More

Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes statusit të tij në rrjetet sociale, ka publikuar disa harta të cilat sipas tij, datojnë në gjysmën e parë të shekullit të 19-të. Dervishi shkruan se, këto harta tregojnë se në këtë shekull territoret shqiptare, kanë qenë qartësisht të studiuara dhe hedhura në harta, nga studiues dhe hartografë europianë, apo qofshin edhe rusë. Sipas këtyre hartave në këto territore shqiptaret paraqiten, autoktone dhe të papërzierë nga popullsi të tjera. Ato shtrihen deri në Prevezë dhe fusin brenda Grevenanë në Veri, dhe Janinën në perëndim. “Që të kuptojmë se sa janë shtrirë grekët ne territoret shqiptare dhe…

Read More

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale. Abc News mëson se ai akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje. Lajmi konfirmohet nga burime pranë drejtorisë vendore të Policisë së Kukësit. Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit.

Read More