Author: tirana

Shkaktoi bujë jo të vogël largimi i Alban Dudushit nga Top Channel. Javë më parë u raportua se ai kishte nënshkruar kontratë me Vizion Plus, por deri tani nuk kishim asnjë konfirmim nga vetë Albani. Por, heshtja është thyer ditën e sotme. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, gazetari ka bërë me dije se emisioni i ri do quhet “Spotlight”, premiera e të cilit do jetë sonte në orën 21:00. Ai na ka zbuluar po ashtu edhe një super dhuratë nga Kroi, Joella dhe Bieta, të cilët i kanë dërguar një buqetë të madhe me lule në zyrë,…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe, ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë, për rreth 3 orë. Burime bëjnë me dije se ai është mafrrë në pyetje nga prokurorët e Elbasanit, lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në Prokurime dhe tendera. Akuza që mund të rëndojë mbi të është “Shpërdorim detyre”. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritete apo nga vetë z.Taçe, teksa pritet që në vazhdin të dalin detaje të reja në lidhje me këtë çështje.

Read More

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19. Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor. Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon…

Read More

Vijojnë shifrat e larta nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 306 raste të reja infektimi. Ndërkohë që vijon të mbetet i lartë edhe numri i viktimave, ku në 24 orë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Gjithashtu, MSH bën me dije se kanë fituar betejën me virusin e rëndë 71 të infektuar, ndërsa të shtruar në spital janë 260 persona. Deklarata e plotë e MSH: Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëria janë gjobitur 844 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska. 185 prej tyre janë pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik. Gjithashtu në komisariate janë shoqëruar 12 persona të cilët nuk kanë treguar kartën e identitetit. Njoftimi i Policisë: Zbatimi i masave anticovid/Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masa administrative 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e…

Read More

Dashi Mendoni mirë dhe gjatë para se të refuzoni ose pranoni një ofertë që sapo ju është paraqitur. Pyeteni veten: Nëse kjo është një ofertë e mirë, përse nuk e mbajnë për vete? Demi Keni goxha energji rezervë për momentin, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shtyni veten drejt ekstremeve. Bëni pak durim të paktën deri në fundjavë. Binjakët Dëshironi të bëni diçka që i ndihmon njerëzit e tjerë, por kjo nuk duhet t’ju kushtojë ju. Ndodhitë e 24 orëve të ardhshme do ju kujtojnë se bamirësia fillon në shtëpi. Gaforrja Një përpjekje e juaja krijuese ka…

Read More

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ministrja e Shëndetësisë ka apeluar gratë që të tregohen të kujdesshme dhe jo neglizhente. “Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj. Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”, tha Manastirliu…

Read More

Një prej ideologëve të neonazizmit në Greqi dhe drejtuesve të ”Agimit të Artë”, Christos Pappas është arratisur për të evituar dënimin me 13 vite burg nga Gjykata. Pappas, babai i të cilit ka luajtur rol në grushtin e shtetit të 1967, teksa vetë ai është dënuar për drejtimin e një organizate kriminale. 38 drejtues dhe anëtarë të ”Agimit të Artë” janë dënuar me burgime për disa vepra të rënda penale, kurse për 12 të tjerë përkohësisht është ndërprerë procesi. Nga ana tjetër Policia greke ka kontrolluar në 5 banesa dhe nuk e ka gjetur Pappas. 58-vjeçari është aluduar prej kohësh…

Read More

Teksa një lajm se emri i Ervin Salianjit ishte hequr nga lista për kandidatët për deputetë në qarkun e Korçës bëri xhiron e rrjetit, Bujar Nishani, në rolin e anëtarit të komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, e mohoi këtë fakt. Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në ‘News24’ Nishani teksa nuk dha detaje për emrat e kandidatëve të përzgjedhur, tha se ky ishte një fake-news që qarkulloi në disa ambiente të caktuara. “Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-news që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë,…

Read More

Bojkoti i Ligës duket në hapat e fundit, gjithçka tashmë në këmbët e kryeministrit Edi Rama i cili është njohur në detaje në lidhje më të gjithë kërkesat.  Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, zbuloi se ka pasur një takim me kryeministrit Rama ku kanë diskutuar për ngërçin që është krijuar dhe mundësinë për të plotësuar kërkesat e Ligës në mënyrë që ti japin fund bojkotit. Në deklaratën e tij për mediat, Duka theksoi se kryeministri i ka premtuar se do të marrë në konsideratë çështjet që Liga dhe FSHF kanë ngritur: “Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë…

Read More

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë ditën e sotme. Nuk dihet ende identiteti i personit. Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Read More

Presioni mbi qeverinë italiane për të miratuar masa të tjera kufizuese për valën e dytë të koronavirusit është në rritje. Sot thirrja ngrihet fuqimisht nga 100 shkencëtarë që i kanë shkruar një letër të hapur Presidentit të Republikës Sergio Mattarella dhe Kryeministrit Giuseppe Conte duke kërkuar “masa drastike në 2-3 ditë” për të parandaluar qindra vdekje në ditë. Ky është apeli i nisur sot nga mbi 100 njerëz të shkencës. “Si shkencëtarë, studiues, profesorë universiteti, ne besojmë se është e drejtë dhe urgjente të shprehim shqetësimin tonë më të thellë në lidhje me fazën aktuale të përhapjes së pandemisë Covid-19”,…

Read More