Author: tirana

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Opinion” ishte kryeministri Edi Rama. Ai iu kërkoi qytetarëve të mbajnë maskën në çdo ambient, sepse nëse infektimet vazhdojnë të rriten rrezikojmë një mbyllje të dytë. Rama u shpreh se ai vetë e ka tmerr maskën, pasi vuan nga astma dhe nëse nuk ka frymëmarrje të vazhdueshme normale, mund të ketë shqetësime. Megjithatë, ai shtoi se është e rëndësishme të mbahet për të shmangur infektimet. “Unë personalisht maskën e kam tmerr, kam edhe problemin tim, që kam atë astmën e vjetër, që nëse nuk kam frymëmarrje të vazhdueshme normale, mund të kem shqetësime”, tha…

Read More

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka paralajmëruar Turqinë se Europa po e humb durimin e me të. Me kthimin anijes Oruc Reis në Mesdheun Lindor, Petsas thekson se Turqia ka mashtruar Europën dhe madje edhe disa shtete që besonin se Turqia do bënte hapa pas tashmë janë bindur. Ai theksoi se Turqia duhet të kuptojë se nëse vijon me sjelljen e saj agresive dhe provokuese, atëherë Europa brenda pak javësh do i vendosë sanksione, të cilat në fakt priteshin në fillim tetori në Samitin e BE por nuk ndodhi pasi tensionet për pak kohë u ulën.

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja prej 4 ditësh e 39 vjeçarit Ermal Ngucaj nga Lepenica, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se çështja e zhdukjes së 39 vjeçarit ka kaluar në SPAK. Makina e tij u gjet e braktisur dhe mësohet se ajo ka qenë e mbyllur dhe nuk janë gjetur as çelësat. Brenda saj nuk kishte ndonjë send të dyshimtë, por vetëm atlete dhe rroba. Sipas informacioneve, 39-vjeçari kishte bërë 7 muaj burg për një konflikt në gurore në Lepenicë të Vlorës. Po hetohet nëse ka pasur një konflikt, apo përfshirje në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike,…

Read More

Gjumi konsiderohet shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e qelizave të trurit, qetësimin e trupit dhe shëndetin e syve. Ekspertët e Shëndetësisë shprehen se lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa. Gjithashtu, zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve. Ekspertët e Shëndetësisë rendisin disa nga problemet që shkaktohen nga mungesa e gjumit. Përtharja e syve Mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem. Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen…

Read More

Sa herë ju ka ndodhur të njihni një person prej vitesh dhe një ditë të zgjoheni nga ëndrra e të kuptoni që ka qenë e gjitha një farsë? Nuk jeni të vetmit, e sigurisht jo për fajin tuaj pasi disa njerëz janë aq enigmatikë dhe të komplikuar sa nuk e merrni me mend, sidomos kur u përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit. Të lindurit në shenjën e Dashit njihen për karakterin e tyre impulsiv, dhe nuk e ekzagjerojmë aspak nëse i krahasojmë me një minë me sahat që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Punojnë aq shumë për të…

Read More

Nëse do të kërkohej një përkufizim për të përshkuar Helena Kadarenë, në arealin shqiptar, në raportin me shqiptarët këtej e andej kufirit, në atë që ajo përfaqëson në letrat e në mendimin shqip, si gruaja në hije pranë Ismail Kadaresë, dhe si gruaja që jep dritë pranë tij, me gjasë, ajo do të merrte padyshim, rolin e mbretëreshës. Vetë Kadare, te “Mosmarrëveshja” është marrë gjatë me figurën ‘emblematike’ të Geraldinës. E kam gjetur atë qasje të Kadaresë për Geraldinën si qasjen që shumë shqiptarë, kanë për Helenën. Pavarësisht herëve që e duam apo nuk e duam Ismail Kadarenë, herëve që…

Read More

Dua Lipa është tashmë e njohur botërisht për sukseset e saj të vazhdueshme. Këngëtarja e famshme me famë botërore këtë vit, nxori albumin “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi në muajin mars. Albumi i dytë i këngëtares, pjesë e të cilit janë shumë hite, janë inspiruar kryesisht nga stili i muzikës në vitet 80’. “Future Nostaglia” bëri historinë sivjet duke u bërë albumi i parë i një artisteje femër që kryeson top listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar. Sukseset nuk ndalen këtu, pasi ky album është më i dëgjuari i vitit në platformën më të…

Read More

Që në nisje të emisionit “Përputhen” ditën e djeshme, moderatorja Bora Zemani shpjegoi arsyen e mungesës së një prej vajzave. Ajo tha se Fjorela sot mungon, pasi nuk ishte paraqitur në orar për emisionin. “Kushdo që thyen rregullat e emisionit, do të penalizohet. Fjorela u paraqit me vonese dhe emisioni nuk toleron askënd që nuk respekton rregullat. Do të shohim më vonë se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e emisionit,” tha Bora Zemani. Ndërkohë në studio u rikthye sërish Tea pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Read More

Buzëqeshja e një bebeje mund të jetë gjëja më e bukur dhe më e çiltër në këtë botë. Sipas një studimi të shkencëtarëve të Kalifornisë nga Universiteti i San Diegos, foshnjat duket se e kuptojnë në mënyrë të përsosur se si duam që ato të na bëjnë të lumtur. Shkencëtarët pohojnë se foshnjat me vetëdije qeshin me nënat e tyre, sepse ato presin që nënat t’ua kthejnë me të njëjtën shprehje të fytyrës. Në të vërtetë, bebet e vendosin këtë lloj komunikimi me nënën, sepse e duan ta shohin se si buzëqesh. Bebet kanë treguar sjellje specifike kur nënat e…

Read More

Platforma “ushqyese” e influencer-ave, Instagram, ka rënë dakord për masa ‘goditëse’ ndaj të ashtuquajturve influencer-a. Deklarata u bë nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani dhe vlen për reklamat e fshehta nëpërmjet fotove dhe videove. Sikurse dihet, influencuesit me mijëra ndjekës mund të fitojnë tarifa të mëdha nga kompanitë për të promovuar një produkt në Instagram. “Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për njerëzit që të postojnë një reklamë në Instagram pa e etiketuar atë si të tillë” u shprehën përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani. Sipas vëzhguesve, një pjesë e madhe e influencer-ave…

Read More

Gjeneral brigade, Ilir Xhebexhia merr drejtimin e Forcave Detare. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka shprehur besimin e saj, drejtuesit të ri të Forcave Detare. Xhaçka ka publikuar foto nga ceremonia e marrjes së detyrës, ku tha se është besimplotë në vizionin e Gjeneral Xhebexhias për të vijuar modernizimin e Forcave Datare. “Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam besimplotë në vizionin e duhur, për vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizmit, që nisin nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të…

Read More

Gazetari Arjan Çani ka analizuar mbrëmjen e djeshëm situatën politike në vend dhe ndër të tjera ka parashikuar se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sipas Çanit Rama është padyshim fitues i mandatit të tretë, madje është duke projektuar edhe mandatin e katërt. Pavarësisht kësaj, Çani shprehet se pas Ramës, Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Pjesë nga biseda: -Çfarë është Basha? Arjan Çani: Basha është kryeministër i ardhshëm. Nuk e di se kur por ai do të jetë sepse i ka cilësitë për të qenë i tillë. Është një njeri që…

Read More