Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar fenomeni shqetësues i cili po dëmton shumë të rinjtë. Videomesazhet me përmbajtje erotike, por edhe dhunë të cilat më pas kthehen në mjete kërcënuese. Jo pak herë kanë qenë skandale të cila kanë ndodhur në ambientet arsimore, ngjarjet si ajo e Kavajes apo edhe rasti i rojes që u dënua për pedofili në një shkollë të kryeqytetit.Këto janë një alarm jo vetëm për strukturat dhe institucionet në vend por edhe për shoqërinë e familjen. Ngjarje të tilla sigurisht që ndodhin kudo në botë, e freskët është edhe ngjarja e Gjilanit…
Author: tirana
I ftuar në emisionin ‘Rudina’, Pëllumb Pipero ka shprehur se rëndësia e maskave është maksimale dhe se ato nuk duhet të hiqen shpesh herë gjatë ditës sepse kjo i bën maskat më të rrezikshme. “Përgjithësisht rekomandohet në varësi të llojit të maskës nëse maska hiqet nuk duhet të përdoret më. Por bëhet fjalë për mjediset e kontaminuara. Nëse unë jam në spital, nëse në shtëpi kemi një të sëmurë i cili po trajtohet aty dhe ambienti i tij është i ndotur, ajo maskë hiqet, hidhet dhe vendoset një e re, ndërsa në rrugë apo mjedisin e jashtëm unë nuk besoj…
Prej 4 ditësh 40 vjeçari Ermal Ngucaj nga Vlora ka humbur çdo kontakt me familjen e tij, ndërsa makina dhe rrobat e tij janë gjetur ditën e sotme në fshatin Mavrovë të Vlorës. Prindërit e tij, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj thonë se dyshojnë që Ermalin e kanë rrëmbyer shokët e tij, ndërsa kanë zbuluar edhe bisedën e fundit të Ermalit me bashkëshorten. “Djalin e kanë rrëmbyer. 4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën. Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më…
Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e sotme janë vënë gjithsej 171 gjoba 3000 lekëshe, si pasojë e konstatimit të qytetarëve pa maska. Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Autoritetet njoftojnë se në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin, por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.
Një shqiptar në Angli është dënuar me burg në Britaninë e Madhe. Rigers Lleshanaku ishte kapur më herët me një sasi kokaine në një makinë të cilën e drejtonte ai vetë. Policia kontrolloi automjetin dhe gjeti një bllok të bardhë brenda një qese kafeje “Costa”. Mediat britanike shkruajnë se u gjet 58.11 gram kokainë. Oficerët gjithashtu sekuestruan 645 paund para të gatshme. Tani 24-vjeçari Lleshanaku është burgosur për dy vjet nga Gjykatëa e Kurorës në Stoke-on-Trent.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, në rrugën “Halit Haxhia” në Paskuqan, ku një 61-vjeçar ka rënë nga lartësia e banesës së tij. I.D është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 15.10.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Halit Haxhia” në Paskuqan, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi I.D., 61 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Deputetët që këtë të enjte nuk e mbajtën maskën në mjediset e hapura u ndëshkuan sapo lanë oborrin e Parlamentit. Edhe deputeti socialist Florenc Spaho, u gjobit nga policia, pasi kishte shkelur aktin normativ te qeverisë. Deputeti tjetër që nuk e zbatoi vendimin për vendosjen e detyruar të maskës në mjediset e hapura ishte opozitari Alban Zeneli, i grupit demokrat. Edhe ai u gjobit nga policia.Policia ndaloi edhe deputetin Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, i cili po ashtu ishte pa maskë në rrugë.
Mbretëresha britanike, Elizabeth, ka sfiduar masat anti-covid në daljen e parë publike jashte rezidencave të saj, në 7 muajt e fundit. Monarkja 94-vjeçare, e cila bën pjesë në grup moshën e riskut, u shfaq pa maskë mbrojtëse në laboratorin sekret ushtarak, “Porton Down”. Megjithatë, të pranishmit, ku bënte pjesë dhe princi William, respektuan distancimin fizik. Mediat britanike raportojnë se të gjithë pjesëmarrësit në këtë vizitë janë testuar për Covid-19, prandaj ishte konsideruar e panevojshme mbajtja e maskave. Mbretëresha Elizabeth vizitoi laboratorin sekret për të inspektuar punën e hetuesve mjekoligjorë si dhe për të parë nga afër armët dhe taktikat e…
Taulant Balla foli për fjalët që sipas tij qarkullojnë vazhdimisht në media se do të bëhet ministër i Brendshëm. Balla tha se emri i tij del pa të drejtë sa herë që flitet për zëvendësim të ministrit të Brendshëm duke thënë se ai është sekretar i përgjithshëm i PS dhe se nuk mund të jetë pjesë e kabinetit. “Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe se nuk mund të jetë pjesë e kabinetit. Ajo që po ju them është se të gjithë këto vite sa herë që flitet për zëvendësim të ministrit të brendshëm pa të drejtë përflitet emri…
Piloti i famshëm i motoçiklizmit, Valentino Rossi, i ashtuquajtur “Doktori” nëpërmjet një postimi në Instagram, ka njoftuar se ai doli pozitiv me Covid-19 në testin e tamponin e garës së fundjavës. Ky është mesazhi i tij: “Fatkeqësisht këtë mëngjes u zgjova dhe nuk u ndjeva mirë. Ndihesha veçanërisht i dobët dhe kisha një ethe të lehtë, kështu që menjëherë thirra mjekun që më bëri dy analiza. Rezultati i ‘testit të shpejtë PCR’ është ishte negativ, ashtu si testi që kisha bërë të martën. Por i dyti, rezultati i të cilit më është dërguar në orën 16:00 të kësaj pasdite, ishte…
Arrestohet 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, personi që qëlloi me armë drejt makinës së shefit të Policisë Bashkiake në Shkodër, i cili ndodhej në makinë bashkë me babain e tij. Këto ditë babai i 19-vjeçarit ka ardhur në Shqipëri pasi ndodhej jashtë shtetit, dhe teksa fliste për mediat ka bërë apel që djali i tij të vetëdorëzohet, dhe se ai do t’i përgjigjej si djalit dhe personave të dëmtuar. Ilirjan Hasanaj më datë 11 të këtij muaji në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë Mentor Hasanajn 39 vjeç banues…
Një takim që ishte destinuar të ndodhte në javët e para të emisionit, por ndodhi disa kohë më pas. E kemi fjalën për takimin mes Andit dhe Shqipes, e cila rezultoi një surprizë e vërtetë. Takimi nisi me një lojë të Shqipes. Ajo “aktroi” sikur nuk do të vinte në takim dhe kjo gjë nervozoi jo pak Andin, i cili tentoi të largohej nga takimi. Por në atë moment shfaqet Shqipja, e cila i dhuron një përqafim të ngrohtë djalit. Biseda më pas mori një rrjedhë komplet tjetër, ku u folën për dyshimet që lidhin të dyja palët. Shqipja pyeti…