Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e sotme janë vënë gjithsej 171 gjoba 3000 lekëshe, si pasojë e konstatimit të qytetarëve pa maska.
Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Autoritetet njoftojnë se në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin, por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.
