Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shokët e prenë në besë”, flasin prindërit e 40-vjeçarit Ermal Ngucaj, i humbur prej 4 ditësh në Vlorë

20:50 / October 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjaftime Ngucaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 4 ditësh 40 vjeçari Ermal Ngucaj nga Vlora ka humbur çdo kontakt me familjen e tij, ndërsa makina dhe rrobat e tij janë gjetur ditën e sotme në fshatin Mavrovë të Vlorës.

Prindërit e tij, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj thonë se dyshojnë që Ermalin e kanë rrëmbyer shokët e tij, ndërsa kanë zbuluar edhe bisedën e fundit të Ermalit me bashkëshorten.

“Djalin e kanë rrëmbyer. 4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën.

Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më pas telefoni është fikur. Nusja thotë se dyshojnë ti ketë ndodhur gjë. Hera e parë që Ermali nuk komunikon për kaq gjatë. Makina është gjetur e braktisur në një tjetër fshat.

Unë dua djalin tim nga shokët e tij të ligj. Djalin ma kanë marrë peng ose e kanë plagosur. E dua djalin se s’bën në shtëpi, sido që të jetë. Nuk mund ta përballoj dot. Shteti po përpiqet, u faleminderit, janë vënë në lëvizje”, thanë prindërit për Fax News, të cilët për 7 muaj kanë qëndruar jashtë vendit.

Ndërsa babai i Ermal Ngucaj shtoi se të hënën u kthyen nga Italia dhe prisnin që i biri ti merrte në Vlorë. Pas mungesës së tij njoftuan policinë ndërsa në makinën e braktisur janë gjetur rrobat e 40-vjeçarit.

“Kemi ardhur nga Italia të martën në sabah. Pritëm djalin të na merrte, e marrim në telefon, por nuk na përgjigjej. Gjetëm një makinë tjetër dhe erdhëm në shtëpi. Ndjenjëm por si në gjemba. I them gruas ku është ky djalë? Marr nusen në telefon, e pyes ke folur me Ermalin? Thotë e kam shkëputur linjën që mbrëmë në darkë rreth orës 7. Po ku është? Nuk e di. Mendova mos është tek njerëzit tanë. Ndenja deri në darkë dhe të martën në darkë shkova tek shtëpia në Vlorë. Nuk ishte aty.

Mendova mos është në polici, jo më tha, nuk kemi. Nuk dija a të bëj padi apo jo. U ktheva në shtëpi. Të mërkurën erdhi çupa dhe dhëndri. Dhëndri më tha do bëjmë denoncim. Mirë i thashë. Më pas shkuam në Kotë dhe një djalë tjetër nga Mavrova më thotë që makina e Ermalit është tek kthesa që shkon për Mavrovë. Na shoqëroi tek makina. Rrobat e tij ishin brenda. Edhe atletet brenda. Nuk e prekëm makinën fare, morëm policinë.

Unë dyshoj që e kanë rrëmbyer. E kanë gënjyer, e kanë nxjerrë makina dhe mund ta kenë lënduar. Telefonin e ka të ndezur. Telefoni tjetër që përdorte nuk e kishte në makinë”, tha Fejzi Ngucaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.