Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 203 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet…

Read More

Tre vrasjet e ndodhura në 4 muajt e fundit në qarkun e Elbasanit dhe një tjetër e ndodhur në Rrogozhinë, bashkohen në një dosje të vetme. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit po hetojnë me pistën e hakmarrjes për shkak të konflikteve të vjetra e ato të rejat për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt, Bujar Çelës dhe Klevis Kapllanit. Zyrtarisht, burime nga grupi hetimor bënë me dije për “ABC News” se bashkimi i hetimeve për këto atentate në një dosje të vetme, është bërë pas zbulimit se autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe…

Read More

Prezantuesja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi është infektuar nga koronavirusi. Mbrëmjen e djeshme, ajo nuk ka qenë në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Show’, pasi rezultoi pozitive me Covid-19. 48-vjeçarja gjatë një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus. Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mire”, tha Alessia. Ndërkohë, tashmë prezantuesja…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero foli për rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe mbështeti vendimin që ajo të mbahet edhe në ambiente jashtë. Por e vetmja gjë që Pipero nuk është dakord janë gjobat. Mjeku iu drejtua kryeministrit Rama që të heqë gjobat sepse shqiptarët janë gjobitur boll nga natyra, nga dy tërmetet e pandemia, prandaj sipas tij kjo është e tepërt. “Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia. Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo…

Read More

Ditën e sotme ka ndërrua jetë Dedë Malaj, drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan pasi ishte i infektuar me Covid-19. Lajmin e trishtë e jep vëllai i tij, si dhe kolegë e miq të Dedë Malajt. “Me hidherim te madh ju njoftojme se vllai jone Dede Malaj u nda nga jeta e parakohshme duke na lene te pikelluar ,nenen tone vellezrit,motren,bashkshorten,femijet e tij te dashur qe i donte aq shume,te aferm dhe gjithe shoqerine.Vella qofsh i parajses..”, shkruan ai. “Trishtim, hidhërim, dhimbje dhe lot për largimin tënd të parakohshëm nga jeta shok, koleg, mik DEDE MALAJ! Ky armik…

Read More

Vittorio Sgarbi është një personazh i njohur në Itali, si kritik arti dhe politikan, por edhe në Shqipëri, për shkak të vajzës që ka me një shqiptare.Së fundmi ai ka pasur një përballje direkte me modelen Franceska Pepe, me të cilën është raportuar se ka pasur një flirt. Ata u njohën bashkë në një event në Sanremo dhe e kanë kaluar natën bashkë.Fillimisht modelja Pepe e ka pranuar këtë flirt, ndërsa ka folur për mediat italiane. “Ishim në Sanremo bashkë, në një event. Një gazetar pyeti Sgarbin, sa e bukur, e fejuara jote është kjo vajzë? Sgarbi u përgjigj, do…

Read More

Burime për A2 kanë konfirmuar largimin nga detyra të kryetares së komanduar në detyrë të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako. Largimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe pritet të komandohet në këtë detyrë një tjetër emër, ai i Milva Ekonomit. Nuk jepen detaje për arsyen e largimit. Në konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se Milva Ekonomi do të dërgohej në Durrës nga Rama për të firmosur për inceneratorët. Ndërkohë, në vazhdën e ndryshimeve të drejtuesve, janë përfshirë dhe drejtoritë rajonale, që deri më tani është konkretizuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës,…

Read More

Fotot e fundit në Instagram të balerinës shqiptare, Isida Mollaymeri, kanë qenë mjaft të goditura dhe artitike, por nga njëra anë janë parë edhe si joshëse e provokuese. Kanë qenë të shumta pëlqimet e komplimentat për Isidën nga ndjekës dhe miq e një ndër to është komenti i gazetarit Eraldo Rexho. “Unë e dua omletë, të skuqur mirë madje” i përgjigjet gazetari pyetjes së balerinës se si i duan vezët. “Ty të jap shpirtin” i është kthyer Isida gazetarit me të cilin njihet për miqësinë e ngushtë që kanë prej vitesh.

Read More

Ajo njihet si “juristja seksi” dhe është mjaft e komentuar në mediat online. Është fjala për Redona Koçin, e cila me çdo postim që bën në rrjetet sociale tërheq menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Kështu ka bërë edhe së fundmi duke publikuar një video mjaft provokuese. E zhveshur dhe e “zhytur” në një vaskë të mbuluar më trëndafila të kuq, Redona provokon me lëvizjet dhe duket mjaft sharmante. Siç pritej postimi i saj është parë mijëra herë dhe është pëlqyer nga ndjekësit.

Read More

I sillte çdo ditë kafen ose kapuçinon koleges së punës. Por në fakt, për një vit të tërë ka tentuar ta helmojë duke shtuar ilaçe në gotën e saj, për t’ zënë vendin e punës. Një histori filmash, por e vërtetë dhe kjo ka sjellë në arrestimin e një gruaje italiane nga Bra, 50 kilometra nga Torino. Gruaja punonte në një kompani siguracionesh, e cila për shkak të vështirësive ekonomike prej kohësh kishte njoftuar një shkurtim të personelit, veçanërisht në pozicionet e mbuluara nga më shumë se një person. Ishte viti 2017, dhe punonjësja ideoi një plan vërtet djallëzor për…

Read More

Korrigjimi e hartës territoriale është vendosur tashmë me VKM ndërsa rasti ka të bëjë me gabime të kryera gjatë implementimit të reformës. Territori në fjalë ka pasur vështirësi për tu menaxhuar prej bashkisë së Himarës edhe për kapacitet e kufizuara në staf të trajnuar për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave. Inxhinieri i pyjeve Kristo Kauri që ka iniciuar edhe lobimin për Sarandën për ta përfituar këtë territor thotë se gabimet kanë pamundësuar administrimin e mirë të sipërfaqes, mbrojtjen nga zjarret dhe rrëshqitjet, qiradhënien dhe menaxhimin e emergjencave. Çështje të ngjashme që lidhen me ndarjen territoriale të nxituar pa analizuar parametrat…

Read More

Rikthimi i nxënësve në shkolla pritet të shtojë vatrat e reja dhe infektimet nga koronavirusi. Një qytetar i shkruan kryeministrit Rama që të mbylle shkollat pasi do i marrë në qafë mësuesit dhe nxënësit nga rreziku i koronavirusit. Rama i përgjigjet se qeveria e tij as nuk ka vrarë e as ka terrorizuar njerëz. Kreu i qeverisë shprehet se e di mirë se çdo bëjë në vijim, hap pas hapi.

Read More