Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Donte t’i zinte vendin e punës dhe i fuste ilaç në kafe koleges prej 1 viti, arrestohet autorja

12:45 / October 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kafe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I sillte çdo ditë kafen ose kapuçinon koleges së punës. Por në fakt, për një vit të tërë ka tentuar ta helmojë duke shtuar ilaçe në gotën e saj, për t’ zënë vendin e punës. 

Një histori filmash, por e vërtetë dhe kjo ka sjellë në arrestimin e një gruaje italiane nga Bra, 50 kilometra nga Torino. Gruaja punonte në një kompani siguracionesh, e cila për shkak të vështirësive ekonomike prej kohësh kishte njoftuar një shkurtim të personelit, veçanërisht në pozicionet e mbuluara nga më shumë se një person.

Ishte viti 2017, dhe punonjësja ideoi një plan vërtet djallëzor për të mbajtur pozicionin e saj.  Duke u shndërruar në mikeshën e të gjithëve, pranoi të shkonte të blinte kafen për të gjithë kolegët. Pikërisht jashtë zyrës ajo i shtonte kapuçinos, që merrte zakonisht kolegia, një sasi të madhe ilaçesh për ankthin, si benzodiapezina.

Personi fatkeq filloi të ndihej keq pas pak ditësh, e lodhur dhe me përgjumësi të theksuar, që një ditë po i kushtonte jetën pas një aksidenti rrugor.

Nga momenti që kur nuk ndodhej në zyrë gjendja e saj përmirësohej, viktima e helmimit filloi të dyshonte te kafja e përditshme, dhe më vonë te kolegia e saj e “përzemërt”.

Denoncimi i saj në polici zbuloi gjithçka, me përgjimet që kapën në flagrancë momentin e “hollimit” të pijes.

Personi, i mbetur anonim për momentin, akuzohet për dëmtim të rëndë, edhe pse gjykatësi që analizoi çështjen nënvizoi faktin se ishin tejkaluar limitet për ta cilësuar si tentativë vrasje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.