Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në qytetin e Kurbinit, ku vizitoi familjen e Viktor Gjonit, e cila prej 10 muajsh jeton në çadër, pasi banesa i është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nga biseda me familjarët, Basha mëson se fëmijët e Viktor Gjonit kanë marrë të ftohur nga jetesa për një kohë të gjatë në çadër. Ndaj dhe për këtë arsye, kryefamiljari është detyruar të marrë para borxh për të paguar ilaçet për kurimin e fëmijëve të tij. Prej 7 vitesh, Viktori si kryefamiljar nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen. Përveç…
Author: tirana
Sot bëhen pesë vjet që nga koha kur Kombëtarja e Shqipërisë u kualifikua në Kampionatin Evropian 2016. Shqipëria me trajner De Biazin shkruajti historinë, pasi për herë të parë arritën që të kualifikohen në një kompeticion të llojit të tillë. Pasi e mposhti Armeninë me rezultat final në 0:3, Shqipëria vendosi “këmbët” e saj në Evropian.
Gold Halili, vajza e presidentit të Tiranës, Refik Halili në një intervistë për “Rtsh Sport” ka folur për Tiranën, mbështetjen absolute që ka për klubin dhe roli i saj në skuadër. Goldi gjithashtu foli me lëvdada për babain e saj teksa për të ai është gjithçka. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë.
Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se të plagosur kanë mbetur shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj, babë e bir. Ky i fundit është në gjendje të rëndë për jetën. Dyshohet se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre për motive ende të paditura.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur video-mesazhit të një studenteje ekselente shqiptare, e cila shprehet se r ka pasur të vështirë të gjejë punë. Rama i ka dhënë menjëherë lajmin e mirë, duke konfirmuar se ajo tashmë është pjesë e stafit të Ministrisë së Drejtësisë. “Faleminderit për pyetjet tuaja, ja dhe disa nga përgjigjet (të tjerave me shkrim sigurisht). Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për…
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet në drejtim të makinës së policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe! Dyshohet për një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen “5 heronjtë e Vigut”. Priten të mësohen më shumë detaje në vijim.
Presidenti Meta është akuzuar ditët e fundit se po jep pa kriter tituj dhe dekorata. Nisur nga këto polemika që janë krijuar në lidhje me deklaratat e dhëna nga Presidenti Meta, ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, njëherazi një socialist i vjetër, ka publikuar një foto në rrjetet e tij sociale, ku shihet me një kapele, syze pranë detit. Teksa ka publikuar foton ka ironizuar edhe presidentin Meta: “Edhe nja dy-tre dekorata, dhe marr statusin veteran”.
Prestigjiozja ‘Dailymail’ ka publikuar një studim të fundit mbi përdorimin e maskave si masë mbrojtëse nga koronavirusi. Sipas këtij studimi maska e humbet funksionin e saj mbrojtës gjatë kohës me shi. Ka qenë një ish zyrtar i lartë i OBSH-së që u ka bërë thirrje njerëzve që të ndryshojnë maskën anti-covid pasi nëse ajo laget do të humbasë funksionin i saj mbrojtës. ‘Lagështia i bën maskat poroze’, thotë ish zyrtar i lartë i OBSH-së duke nënkuptuar se të gjitha llojet e maskave janë në thelb të prekshme nga moti i lagësht. Disa nga shkencëtaret i kanë bërë thirrje qeverisë që…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, ku iu ka kthyer përgjigje pyetjeve për shqetësimet e tyre. Kreu i qeverisë u ndal tek nisma për amnistinë fiskale ku emigrantët mund të deklarojnë paranë e vënë nga puna në të zezë, ndërsa theksoi se do të bëhet shumë shpejt realiteti. “Jam i vetëdijshëm që lehtësimi i bërë për bizneset është i madh. Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare, pasi jam i bindur pasi njerëzve si ti, që janë dhjetëra mijëra së kanë kursyer në emigracion dhe për më tepër ata që kthehen në Shqipëri, duhet…
Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë perëndimore, ndërsa në qiell fluturonin dronët ushtarakë kinezë. Manovrat e quajtura “Bashkëpunimi 2020” ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe personalitete të tjera. Gjatë stërvitjeve u nënvizuan lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën. Vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërkohë që kërkon dominim në Ballkanin Perëndimor. Buxheti i tij ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019,…
Gazetari dhe moderatori Enkel Demi, së fundmi në studion e abc e mëngjesit ka komentuar një nga kërcimet e kryeministrit Rama që i ka mbetur në mendje. Demi kujton se si Rama ngriti gratë e Fierit në valle, teksa thërriste duart lart, duart lart e duke u kthyer kështu në një kërcimtar animator. Kaq mjaftoi që turma të gumëzhinte e të “dëfrehej” me prezencën e Ramës. Por më tipike ishte komenti i Demit për këtë teksa tha: Llosh më të madh nuk kam parë ndonjëherë, duke i lënë pas edhe kërcimet e presidentit Meta.
Një prej konkurrenteve që ngjall më shumë debate në shtëpinë e “Big Brother” në Greqi është Christina Orfanidou. Ajo njihet për momentet erotike dhe provokuese, duke marrë vëmendjen e madhe të ndjekësve në mediat sociale dhe jo vetëm. Së fundmi, Christina tregoi marrëdhënien e saj me njërin nga dy binjakët, Panagiotis Varouxis. Ata u kapën në momente “të nxehta” me njëri-tjetrin. Pamjet nga ky moment janë bërë virale në mediat sociale.