Author: tirana

Gjykata e Shkodrës mori masën ‘arrest me burg’ për Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepaj, ky i fundit autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Mësohet se Rrok Pepaj ka mohuar se ka lidhje me bashkëpunimin e kultivimit të kanabis sattiva. Rrok Pepaj tha se ai ka dalë në mal me policinë thjeshtë për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat. “Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se…

Read More

Është arrestohet në Greqi një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili akuzohet për 2 vrasje në Elbasan. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në shkëmbimin e informacionit të grumbulluar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest…

Read More

Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej 2 javësh kanë hyrë në grevë urie. Bëhet me dije se 3 prej tyre janë dërguar spitalin e Mallakastrës, pasi kanë paraqitur probleme dehidrimi, dhembje koke e luhatje të tensionit. Po ashtu, mësohet se gjatë natës një tjetër grevist ka pasur probleme shëndetësore. Kjo është dita e 14 e grevës së urisë dhe naftëtarët janë të vendosur ta vazhdojnë këtë grevë, ndërsa deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Të hënën pritet një tjetër marshim në rrugët e qytetit të Ballshit.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje sërish në lidhje me vendimin më të ri të qeverisë për vendosjen me detyrim të maskës pas 15 tetorit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manastirliu thotë se zbatimi i rregullave të vendosura do të ulë me 60% rrezikun e infektimit nga koronavirusi. POSTIMI I PLOTË Masat #antiCOVID Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin✅‼️Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku…

Read More

Shqipëria do të luajë ditën e sotmë në orën 15:00, ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Kombeve përballë Kazakistanit në transfertë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë me shumë mungesa mes dëmtimeve, pezullimeve dhe si shkak i koronavirusit, apo edhe si zgjedhje teknike e trajnerit Edi Reja. Kështu, mungojnë emra të rëndësishëm të kombëtares si Strakosha, Gjasula, Hysaj, Roshi, Balaj, Cikalleshi, Sadiku. Gjithsesi, objektivi në fushë mbetet i njëjti, tre pikët, pasi objektivi është të fitohet grupi, në të cilin bëjnë pjesë edhe Bjellorusia me Lituaninë. Ndërkaq, në lidhje me formacionin, Reja do të mbetet besnik i 3-5-2. Në…

Read More

Media greke “Protothema”, ka publikuar pjesë nga libri i gazetarit grek Stavros Tzimas i cili, siç shkruan media greke, në trazirat e vitit 1997 ka qenë në Shqipëri ku ka përjetuar disa ngjarje të dhimbshme të saj kohe në Shqipëri. Edhe pse versioni i tij është krejt i ngjashëm me atë që njohin shqiptarët përsëri në përshkrimin e tij ka pjesë të cilat ende janë të panjohura për realitetin dhe përjetimet e asaj kohe. Në artikullin e “Protothemas” shkruhet: Si filluan piramidat në Shqipëri? “Për shkak se disa njerëz mund të mos e dinë se çfarë është një mashtrim financiar…

Read More

Policia e Korçës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në orët e fundit janë kapur dhe ndaluar nga Policia dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shëndetit dhe jetës së personave, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë mirëorganizimit bënë të mundur ndalimin e shtetasve…

Read More

Mëngjesin e sotëm, Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një fotot nga një vizitë e tij në Shkodër ku shpreh mirënjohje për kontributin e përjetshëm të 5 Heronjve të Vigut dhe të gjithë Dëshmorëve të Atdheut. Mirëpo Meta nuk lë pa ‘thumbuar’ edhe kundërshtarët politik duke i quajtur tradhtar e gjakprishur. “Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin…

Read More

Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur dje në Rromanat të Durrësit.  Mësohet se ai nuk ka qenë një aksident i rastësishëm, pasi 41-vjeçari e ka përplasur qëllimisht 57-vjeçarin për vdekje, për të marrë hak për vrasjen e babait të tij. “Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat. Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje. Vihet në pranga 41-vjeçari, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë…

Read More

Pandemia e COVID-19, e cila ka përfshirë mbarë botën po shoqërohet me polemika të shumta. Jo të paktë janë ata që mendojnë se ky është një virus i shpërndarë nga dora e njeriut për qëllime të mirë përcaktuara. Mirëpo ndërkohë që vendime të shumta po merren në emër të pandemisë së koronavirusit, jo të paktë janë ata njerëz që po i kundërshtojnë këto masa. Mediat italiane kanë marrë së fundmi në një intervistë, një vajzë shqiptare me emrin Aida e cila është shprehur kundër mbajtjes së maskës në publik. Në intervistën e saj, ajo shprehet se as gjobën prej 400…

Read More

“Paris-presse” ka botuar, të martën e 18 marsit 1958, në faqen n°4, shkrimin e gazetës britanike “News Chronicle” dedikuar Nënë Terezës dhe misionit të saj në Indi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Kalkuta, katër milion e pesëqind mijë banorë, qyteti më i mbipopulluar i Indisë së mbipopulluar, ku gjysma e popullsisë fle në rrugë, ka “Dr Schweitzer-in” e saj : është Nënë Tereza, një murgeshë me origjinë shqiptare, drejtuese e misionit të “Motrave të Bamirësisë”. Me 75 motrat (murgeshat) e saj me origjinë indiane, ajo drejton shtatë klinika,…

Read More

Policia Rrugore forcon kontrollet në fundjavë, duke marrë masa ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Gjatë një monitorimi në aksin Tiranë-Durrës, blutë kanë evidentuar raste të mjeteve që ecnin mbi shpejtësinë e lejuar, duke variuar nga 137-177 km/h. Ndërkohë, që prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e përgjatë natës, u hoqën 11 leje drejtimi. NJOFTIMI I POLICISË Tiranë-Durrës-Tiranë/Monitorim, dhe për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.Monitorim dhe me , në të gjitha rrugët e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve…

Read More