Author: tirana

Të gjitha bizneseve, që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë dhe janë gjobitur për këtë arsye, do t’u falen gjobat e vendosura. Akti normativ i qeverisë  tashmë ka marrë fuqi ligjore, dhe ka si qëllim të amnistojë masat administrative të aplikuara për pothuajse 7 muaj, nga duke filluar nga data 17 Prill deri më 7 Tetor 2020. Pra të gjitha ato subjekte që nuk u janë bindur legjislacionit gjatë kësaj kohe, do të përfitojnë nga falja. Sipas aktit normativ, për ato subjekte që i kanë paguar tashmë gjobat, kthimi i shumave pranë llogarive të…

Read More

Ndonëse sot është një nga aktoret më të paguara të skenës shqiptare, jeta e Delinda Dishës nuk ka qenë gjithmonë kështu. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ Delinda Disha ka folur përballë moderatores Ester Bylyku, për punën e saj të parë, dhe sa është paguar. Pjesë nga intervista: Ester Bylyku: Cila është puna që ti je paguar më pak? Jo detyrimisht mund të ketë qenë punë televizioni. Delinda Disha: Në fillimet e mia, kur kam qenë nga klasa e shtatë, merrja pjesë në videoklipe, dhe paguhesha 15 mijë lekë (të vjetra). Ester Bylyku: Merrje pjesë në videoklipe? Delinda Disha: Po,…

Read More

Pas lajmit se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kompleksit “Albion” në pronësi të Eugen Lazajt në Maminas, ka reaguar edhe policia. Kujtojmë se Bes Kallaku kishte një shoqëri të mirë me biznesmenin Eugert Lazajn. Aktori e ka kujtuar me një postim në Instagram, biznesmenin, për të cilin thotë se ka një zemër të mirë, dhe të gjithë ata që e njohin e dinë. Njoftimi i policisë Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi…

Read More

Nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Kosovës humbja 2-1 me Maqedoninë e Veritu javën e shkuar. Mungesat e shumta të ekipit të drejtuar nga Bernard Shalond, i kanë ndikuar jo pak në atë rezultat. Një ndër to ishte edhe sulmuesi kryesor, Vedat Muriqi, i cili nga kjo verë ka kaluar nga kampionati turk tek Lazio në Serinë A. Zyrtarisht ka qenë një dëmtim dhe forma jo e mirë fizike që ka justifikuar mungesën e shtatlartit të sulmit të përfaqësueses së Kosovës, por kritikat ndaj tij nga tifozeria dhe dyshimet për këtë mungesë e kanë shoqëruar gjithë këtyre ditëve. Si…

Read More

Kompleksi luksoz “Adorions Palace” në Maminas është qëlluar me breshëri plumbash. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 04.10 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Kompleksi luksoz është në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj, i cili u vetëvra me armë zjarri në vilën e tij në Farkë, në 30 korrik 2020. Deri tani nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen nga Policia e Shtetit. Më 30 korrik 2020, biznesmeni 37-vjeçar, Eugert Lazaj, është gjetur pa jetë në vilën e tij private, brenda kompleksit “Rolling Hills” në Farkë. Pranë tij u gjet një armë zjarri…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur në konferencën e sotme nëse do të pranonte bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama pas 25 prillit. Ai tha se pas 25 prillit Ramën e pret gjykimi qytetar dhe vendosmëria e tij për të bërë të mundur që drejtësia ta ndëshkojë për çdo krim dhe aferë korruptive. Basha theksoi se 25 prilli nuk do të jetë thjesht dhe vetëm fillimi i një ndryshimi, por do të jetë fundi i pandëshkueshmërisë. “Rama e di çfarë e pret pas 25 prillit. Pas 25 prillit, Edi Ramën nuk e pret asgjë tjetër përveç gjykimit qytetar dhe vendosmërisë sime për…

Read More

TikTok është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura që tërhoqi akoma më shumë vëmendje gjatë periudhës së pandemisë. Një ndër “sfidat” më qesharake në këtë aplikacion është që partnerët të ndërrojnë veshjet me njëri-tjetrin. Këtë “sfidë” e ka realizuar edhe aktori i humorit Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli Tako. Egli shfaqet e veshur me rroba banjo, ndërsa Olsi me një bluzë të bardhë. Dushja kanë filmuar veten para pasqyrës dhe në një moment kanë ndryshuar veshjet. Aktori, pas ndezjes së dritës, shfaqet i veshur me rroba banjot ngjyrë rozë të të dashurës dhe i ka bërë…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për vjedhje biçikletash. Po ashtu një person është proceduar penalisht dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë territon e qytetit të Tiranës. Ndërkaq, pas finalizimit të operacionit “Vjeshta” janë sekuestruar 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Read More

Yjet po rreshtohen në fushën zgjedhore presidenciale të SHBA-së. Këngëtarja e famshme, Taylor Sqift ka njoftuar se do të votojë për kandidatin demokrat, Joe Biden, më 3 nëntor. “Duhet të zgjedhim një president i cili pranon njerëzit me ngjyrë, që gratë meritojnë të drejtën ta vendosin vetë atë që ndodh me trupat e tyre dhe se komuniteti LGBTQIA + meriton të pranohet dhe përfshihet. Gjithkush meriton një qeveri që merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendos jetën e njerëzve në radhë të parë. E vetmja mënyrë për t’i përmirësuar gjërat, është të zgjedhim udhëheqës të cilët janë të gatshëm të…

Read More

Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetarët nëse po merr vendin e Bashës si kandidat për kryeministër, u përgjigj se ai është President dhe do i dalë për zot këtij vendi. “Më vjen shumë keq. Këto janë gjërat më të parëndësishme për mua. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar. Nuk kam këtë shqetësim. Kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte të bëhej patjetër President. Atëherë u tha që Presidenti nuk do zgjidhej pa opozitën, në të kundërt do prishej procesi i stabilizim-asociimit”, deklaroi Meta.

Read More

Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh. Berlini, Frankfurti dhe qytete të tjera arrijnë nivele alarmuese. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet e virusit Corona janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh. Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra.…

Read More

Për të reduktuar shifrat e papunësisë që prodhoi pandemia COVID-19, qeveria ka vënë në dispozicion tre programe të reja punësimi, 4, 8 dhe 12 mujore më qëllim nxitjen e bizneseve që të marrin staf të ri me kosto të reduktuara. Qeveria merr përsipër subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 100 për qind për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes për të tre programet, ndërsa ofron edhe pagën minimale për dy programet e para. Por si mund të përfitojnë bizneset nga kjo mundësi? Aplikimi i tyre bëhet përmes portalit e-albania, duke u identifikuar si biznes. Subjektet zgjedhin shërbimin “Aplikim për…

Read More