Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hyn në fuqi vendimi, cilat biznese përfitojnë nga falja e gjobave anti-Covid

14:20 / October 10, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20160208 115255
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha bizneseve, që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë dhe janë gjobitur për këtë arsye, do t’u falen gjobat e vendosura.

Akti normativ i qeverisë  tashmë ka marrë fuqi ligjore, dhe ka si qëllim të amnistojë masat administrative të aplikuara për pothuajse 7 muaj, nga duke filluar nga data 17 Prill deri më 7 Tetor 2020.

Pra të gjitha ato subjekte që nuk u janë bindur legjislacionit gjatë kësaj kohe, do të përfitojnë nga falja. Sipas aktit normativ,  për ato subjekte që i kanë paguar tashmë gjobat, kthimi i shumave pranë llogarive të tyre bankare do të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020. Institucionet që kanë pasur kompetencën e vendosjes së gjobave, brenda këtij muaji duhet të përgatisin listat e subjekteve përfituese.

Po ashtu, edhe për masat që kanë të bëjnë me bllokim lejesh/licencash apo mjetesh, kthimi do të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.

Gjatë kësaj periudhe janë marrë masa ndëshkuese për pothuajse të gjitha kategoritë e bizneseve që nuk kanë zbatuar rregullat anti-covid. Ky vendim është marrë me qëllim lehtësimin e sipërmarrjes nga një barrë e shtuar gjatë kësaj periudhe krize të shkaktuar nga pandemia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.