Nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Kosovës humbja 2-1 me Maqedoninë e Veritu javën e shkuar. Mungesat e shumta të ekipit të drejtuar nga Bernard Shalond, i kanë ndikuar jo pak në atë rezultat.
Një ndër to ishte edhe sulmuesi kryesor, Vedat Muriqi, i cili nga kjo verë ka kaluar nga kampionati turk tek Lazio në Serinë A. Zyrtarisht ka qenë një dëmtim dhe forma jo e mirë fizike që ka justifikuar mungesën e shtatlartit të sulmit të përfaqësueses së Kosovës, por kritikat ndaj tij nga tifozeria dhe dyshimet për këtë mungesë e kanë shoqëruar gjithë këtyre ditëve.
Si rrjedhojë Vedat Muriqi ka bër një letër të hapur për të gjithë opinionin publik ku sqaron me detaje arsyet e mungesës së tij në këtë ndeshje kaq të rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës.


