Yjet po rreshtohen në fushën zgjedhore presidenciale të SHBA-së. Këngëtarja e famshme, Taylor Sqift ka njoftuar se do të votojë për kandidatin demokrat, Joe Biden, më 3 nëntor.
“Duhet të zgjedhim një president i cili pranon njerëzit me ngjyrë, që gratë meritojnë të drejtën ta vendosin vetë atë që ndodh me trupat e tyre dhe se komuniteti LGBTQIA + meriton të pranohet dhe përfshihet. Gjithkush meriton një qeveri që merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendos jetën e njerëzve në radhë të parë. E vetmja mënyrë për t’i përmirësuar gjërat, është të zgjedhim udhëheqës të cilët janë të gatshëm të përballen me këto probleme dhe të gjejnë mënyra për t’i zgjidhur ato.”- tha Swift,
Jo vetëm Taylor Swift, por edhe shumë personazhe të tjera janë bërë bashkë me Biden. Mes tyre, Dua Lipa e cila një ditë më parë u shpreh se, do të votojë për Biden, sepse i qëndroi pranë Kosovës, kur ajo u ballafaqua me katastrofën njerëzore.
“Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden na qëndroi pranë kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet.”- shprehet Lipa.

