Ka raste kur ndiejmë se dalim jashtë vetvetes dhe nuk mund të kontrollojmë nervat. Sidoqoftë, qëllimi është të përpiqemi të qetësojmë nervat dhe të menaxhojmë zemërimin tonë në mënyrë që të mos themi ose të bëjmë gjëra për të cilat më vonë do të pendohemi. Më poshtë, zbuloni tre mënyra të thjeshta për t’ju ndihmuar të qetësoheni menjëherë: Pini një çaj Çaji jeshil ka një aminoacid të quajtur l-theanine, i cili mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit. Provoni të pini një filxhan gjatë stresit intensiv ose nervozizmit. Luaj muzikë relaksuese Një gjë është e sigurt! Se kënga juaj e…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta, në një komunikim për mediat bëri me dije se do të vazhdojë të qëndrojë përkrah popullit dhe në mbrojtje të Kushtetutës. Gjithashtu Meta theksoi se është i gatshëm dhe se është në pritje për një debat me Kryeministrin Rama, ndërsa shtoi: “Po e pres ballafaqimin me Ramën”. “Përse janë kundër 5 qershorit, pse janë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përse janë kundër integrimit Evropian? Përse vënë në diskutim integritetin Kosovës? Përse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës, kush ua kërkoi? Presidenti është dhe do të jetë i Popullit, Kushtetutës, dhe kam një pyetje për socialistët e…
Aktorja e njohur turke Serenay Sarikaya ka pasur së fundmi një incident me gjoksin e saj. Ajo vendosi ta zmadhonte në vitin 2008, por i ka hapur shpesh herë probleme për shkak të silikonit. Edhe së fundmi ajo është shtruar në spital sepse silikoni i saj i ka shpërthyer, ka treguar për publikun prezantuesi dhe komentatori Ilker Koç, po aktorja ka dashur ta mbajë sekret këtë gjë dhe është regjistruar në spital me emrin “Seren Kaya”. Mediat turke e kanë konfirmuar këtë lajm duke treguar se aktores 29-vjeçare i ka shpërthyer vërtet gjoksi nga silikoni dhe i është nënshtruar një…
Piotr Listerman pronari i një agjencie VIP për çifte, i cili ka bërë të mundur njohjen e Kristiano Ronaldos dhe bukuroshen ruse, Irina Shayk ka bërë një deklaratë shokuese së fundmi, për yllin portugez. Për “Grodon”, Listerman është shprehur se Ronaldo ishte në një marrëdhënie me modelen ruse, Irina Shayk, vetëm për të fshehur një anë të errët të tij, pasi sipas tij portugezi pëlqen djemtë. Ai pretendon se lidhja mes Irina Shajk dhe Ronaldos ishte një gënjeshtër e madhe. Gjithashtu shprehet se pavarësisht se Ronaldo është me Xheorxhina Rodrigez, përsëri ai do burrat më shumë dhe shton se gjithçka…
Kryetari i PD-së Lulzim Basha shqetësimin se po rritet numri i njerëzve në farmaci që po marrin ilaçe me lista, ndërkohë që qeveria deri tani nuk po bën asgjë. Ai tha se plani i PD-së ka propozuar rimbursimin e plotë të paketës për të sëmurët ambulatorë. Për kreun demokrat 25 prilli është shumë larg, pasi qytetarët duan ndihmë tani, dhe hapi kryesor duhet të jetë për sektorin shëndetësor si dhe një ndihmë e veçantë për shkollat, pasi hapja e tyre ka vendosur në rrezik pedagogët. Por sipas Bashës paratë nuk përdoren për ndihmat emergjente por për një grup oligarkësh. “Situata…
Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Çikagos i kanë krahasuar të dhënat e njëqindvjeçarëve, të lindur në tetor, në periudhën midis viteve 1880 dhe 1895 me të dhënat e vëllezërve dhe motrave të tyre, si edhe të çifteve të martuar. Studimi ka treguar që personat e lindur në tetor kanë shanse më të mëdha se ata të lindur në prill, për të përjetuar pleqërinë e thellë. Gjithashtu, kanë konstatuar që njerëzit e lindur në shtator dhe nëntor gjithashtu jetojnë më gjatë se mesatarja. Ekzistojnë disa teori të cilat përpiqen të shpjegojnë të dhënat deri te të cilat ka ardhur…
Ish-deputeti Petrit Vasili, ka reaguar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të bërë përdorimin e maskës të detyrueshëm dhe për vendosjen e gjobave në rast shkeljeje të këtij rregulli. Vasili tha se Rama në vend që të ofrojë zgjidhje po shantazhon qytetarët me gjoba. “Edi Rama propozoi gjoba të reja dhe maska në vend të zgjidhjes dhe administrimit korrekt të pandemisë, një pandemi që ka dalë nga duart për shkak se ai fut hundët si i paditur dhe i paaftë që është. Në vend që t’u ofronte shqiptarëve mijëra testime më shumë u ofroi maska. Si mund të flasë…
Aktori turk Çagatay Ulusoy është ndër aktorët më të pëlqyer, por edhe ndër më të paguarit në Turqi. Ndonëse fiton shumë para për një episode të një seriali, Ulusoy nuk i shpenzon ato për sende luksoze. Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se aktori ka blerë një makinë të re dhe shkruajnë të habitur për zgjedhjen e tij. Ulusoy ka blerë një makinë Land Rover të vitit 2002. Ai u fotografua një ditë më parë teksa ngiste makinën e re dhe kishte zbatuar masat kundër koronavirusit duke vendosur maskë. Kohët e fundit aktori ka bërë një jetë larg zhurmës…
Merret në mbrojtje nga policia, familja e të dyshuarit kryesor për vrasjen e dy të rinjve në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Familja e Danjel Pepaj, i shpallur në kërkim, po ruhet nga efektivë të policisë nga frika e një hakmarrje të mundshme. Ndërsa babai i të shumëkërkuarit Rrok Pepaj është arrestuar nga policia, si person që mund të ketë pasur dijeni për krimin e kryer nga i biri, efektivë të policisë qëndrojnë në oborrin e shtëpisë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm. Babai i të dyshuarit u arrestua, pasi dyshohet se Danjeli pas krimit ka shkuar në…
Zëdhënësja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit. Por në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Sikurse shihni në video një fakt të tillë e pranon edhe zonja që aktroi përkrah Ina Zhupës. Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe bashkia e Tiranës e cila thekson se…
Megjithëse po përflitej që prej muajit korrik për një romancë të re, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha vendosi të “zyrtarizojë” lidhjen e saj në muajin shtator. Në një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit, ajo i uronte ditëlindjen dashurisë së saj të re, të cilit i kishte dhuruar një makinë të markës Ferrari. I dashuri i saj i ri është kineasti Keyan Safyari, i cili e ka bërë Beben tepër të lumtur këto kohë. Madje, këngëtarja ka treguar se edhe familja e saj e do shumë. Për më tepër, Bebe ndjen se ai është i duhuri dhe nuk është habi…
Një aksident automobilistik është shënuar ditën e sotme në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Bëhet me dije se në aksident është përfshirë një makinë tip ‘Passat’ me targa AA 312 JH dhe një makinë tip ‘Ford Fiesta’ me targa AA 382 OJ, raporton Endi Mema për newsbomb.al. ‘Fordi’ ka qënë duke ardhur nga Tirana ndërsa’ Passat-i’ nga Elbasani. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë që ka pas makina ‘Ford’ që ka goditur makinës që po vinte nga korsia tjetër. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar po vetëm dëme materiale.