Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë në ditën e tyre të 13-të pasi nuk kanë një reagim nga qeveria për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe për rifillimin e punës. Dhjetë grevistë vijojnë të jenë të ngujuar brenda uzinës e gjendja e tyre shëndetësore nuk është aspak e mirë. Krahas grevës së urisë në rafineritë e Ballshit po zhvillohet edhe një protestë. Në hyrje të portës është vendosur pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri. Kujtojmë se…
Author: tirana
Policia e Tiranës jep informacione zyrtare për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ku u qëllua me armë godina e kompanisë “Kastrati”. Policia thotë se ka arrestuar pas ndjekjes dy persona si autorë të dyshuar tek Ura e Dajlanit në Durrës teksa vijojnë hetimet dhe kontrollet për armën e përdorur. Informacion paraprak Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje…
Në mëngjesin sotëm është dëgjuar një tërmet në Prishtinë. Shkalla e këtij tërmeti ende nuk është regjistruar. Kjo është raportuar mëngjesin e sotëm nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Edhe gjatë ditës së djeshme është ndjerë një tërmet rreth orësh 16:00, pasdite. Ndërkohë që lëkundje ka pasur edhe në Shqipëri.
Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Eshtë qëlluar me armë një prej bizneseve në atë zonë. Njoftimi i policise: Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale. Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes. Shërbimet…
Një 61-vjeçar në Fier është arrestuar pasi i vendosi zjarrin një sipërfaqeje pyjore në fshatin Grukë, Seman. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman. Gjithashtu, nga hetimet e kryera, rezulton se ai është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Policia Kufitare bën me dije se “brenda pak orësh goditi rastin e dytë të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në dalje të RSH-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u…
Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një recetë ushqimi të gatuar me shumë dashuri nga djali i saj, Joni dhe mbesa, Kenza. Teksa bënin rrëmujë dhe gatuanin njëkohësisht, Arbana është kënaqur në shoqërinë e tyre mirëpo ndjekësit janë merakosur për fëmijët. Mesazhe të shumta i janë drejtuar Arbanës, duke i shkruar se fëmijët mund të digjeshin duke gatuar dhe e këshillonin moderatoren të kishte kujdes. Mirëpo, ajo ia ka bërë të qartë të gjithëve se kjo është mënyra e saj për të rritur fëmijë të lumtur, duke i përfshirë në çdo aktivitet…
Policia italiane ka ekzekutuar 23 urdhër arreste të personave të përfshirë në trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike. Masat e sigurisë u lëshuan pas përfundimit të një hetimi të hollësishëm të nisur në janar 2019 pas kapjes së një sasie të llojit të çmuar të marihuanës hibride të quajtur “Nicole Kush”. Hetimet zbuluan se një grup italo-shqiptar menaxhonte tregun e drogës në Val di Cecina, jo vetëm marihuanë, por edhe hashash dhe kokainë. Ky i fundit u furnizua në Romë nga një grup shqiptarësh aktivë në rrethet e Tor Bella Monaca dhe San Basilio. Streha ishte në një zonë rurale…
Partia Demokratike ka publikuar dje listën e plotë të kandidatëve për deputetë që do t’i nënshtrohet votimit nga anëtarësia e partisë në atë që quhet faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në listën e gjatë me 140 emra të PD-së për qarkun e Tiranës spikasin emra të njohur dhe me kontribute të veçanta në jetën publike të vendit. Janë 18 ish-deputetë të PD-së në këtë listë, disa ish-kryebashkiakë, apo ish-kryetarë njësish administrative, por edhe një sërë figurash të spikatura në fushat e artit, sportit, gazetarisë dhe fusha të tjera të jetës. Nga ish-deputetët e grupit parlamentar që…
Mëngjesi i sotëm do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën lindore të vendit. Bregdeti do të përfshihet nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave dhe në mbrëmje shirat do të përfshijnë të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.
Motrat Kylie dhe Kendall Jenner janë përleshur fizikisht në episodin më të fundit të “Kepping Up With the Kardashians”. Kendall, akuzoi Kylie, se i “kishte vendosur thembrën në qafë” gjatë përleshjes për një veshje që Kylie i kishte marrë të motrës, e më pas u betua se nuk do të fliste kurrë me të. Kendall e mërzitur shkoi të qëndronte në makinë, aty ku shpërtheu edhe sherrin me të motrën e vogël, ndërkohë Kim, për të qetësuar gjendjen, u detyrua të thërriste sigurimin. “Ti ma vure këmbën në qafën time! Unë e qëllova në fytyrë. Fakti që motra ime, gjaku…
Alqi Kushi është caktuar përkohësisht në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ai mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa tashmë është ngarkuar përkohësisht edhe në detyrën e re, prej datës 25 shtator. Sipas vendimit ky zëvendësim nuk shoqërohet me efektet financiare të pozicionit Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.